"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

08.05.2014

Kodi ri i jetës

Çdo qelizë biologjike përbëhet nga katër bazë: adenin, tymin, guanin dhe cytosin. Shkencëtarët në Kaliforni kanë krijuar njësi themelore shtesë në mënyrë artificiale. Dy prej tyre u injektuan në një bakterie. Sipas deklaratës së hulumtuesve dhe revistës shkencore “Nature”, në këtë mënyrë u krijuan gjallesa gjysmësintektike.
Dy bazat e reja gjenetike nuk kanë emra ashtu të thjesht si kushërinjt e tyre adenin, tymin, guanin dhe cytosin, por quhen dNaMtp dhe D5SICSTP. Ato që duken si fjalëkalime të sigurta, janë struktura artificiale të ndërtuar krejtësisht ndryshe nga germat natyrore të alfabetit biologjik.
Për t' i thjeshtësuar emërtimet, hulumtuesit e “Scripps Research Institut” në La Jolla, Kaliforni, i quajtën X dhe Y si plotësim i A, T, G dhe C.

Drejtori i grupit hulumtues Floyd Romesberg dy bazat e reja i ka ndërtuar qëllimisht në mënyrë jo natyrore. “Ne nuk dëshirojmë që bazat tona artificiale të përzihen me ato natyrore, por të mbeten gjithmonë të ndara si uji dhe vaji.” Prandaj ata i kanë ndërtuar në atë mënyrë që ato të refuzojnë ujin. Më shumë se dhejtë vite kanë punuar derisa kanë gjetur substancat e nevojshme. Ato nuk duhet të ishin natyrore. Njëkohësisht nga sistemi reparativ i qelizës, nuk duhej të identifikoheshin si trup i huaj dhe ta largonin. Qeliza duhej t´i trajtojë këto molekula me baza të huaja si informatat trashëguese natyrore. Ajo duhej ato t' i analizojë dhe shumojë, sapo të ndahet qeliza.

“Ka shumë vite që zhvillojmë germa gjenetike, që nuk i njeh natyra. Tani për herë të parë ia dolëm që ato të shumohen në një gjallesë. Kodi me gjashtë baza shndërron bakteriet në super-organizma.
Në vend të kodit natyror nga katër baza, tani ato posedojnë një kodë me gjashtë baza. Kjo i bën bakteriet në një super-organizëm, sepse ky kodë me gjashtë bazë, u oforn më shumë mundësi biokimike se sa ai natyror me katër. 

Floyd Romesberg shpreson se ky zbulim të zbatohet në bioteknologji. „Nëse e zgjerojmë kodin, që kodifikon aminoacide shtesë, mund të prodhohen proteine të reja me cilësi të panjohura deri më tani.“ Ai nuk parashikon një rrezik nga kjo, përkundrazi: organizmat gjysmësintetike mund të kontrollohen më leht se sa bakteriet, që janë ndryshuar me teknikën gjenetike të rëndomtë. Qelizave duhet t' u japim elemente konstruktive jo natyrore. Qelizat nuk mund t' i prodhojnë bazat tjera vet. Ato varen nga injektimi jonë. Kur nuk u japim më elemente tjera konstruktive, ato pushojnë me prodhimin ADN artificiale dhe krejt ajo që nuk është natyrore, zhduket nga materiali trashëgues. Nëse një organizëm del nga laboratori, nuk ka shanse të mbijetojë. 

përgaditi LB


Burimi Deutschlandfunk

Keine Kommentare: