"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

19.05.2014

Karma në Serbi, GAZETA DITA

Sikur të ishim budist apo cen-budist, atëherë do të besonim se iu kthye Serbisë gati me tërë intensitetin e vet, mjerimi që kishte prodhuar ajo tek kombet tjera. Për t' i besuar karmës, krijon dilema mirëpo tragjedia edhe në Bosnjë dhe Kroaci, kryesisht ajo në Bosnjë, ku kryeministri sotshëm serb nga Pale, kërcënohej me vrasjen e njëqind boshnjakëve mysliman, për një viktimë serbe.Ata serb që shiheshin nëpër barka, ishin ata që kishin marrë pjesë drejtë për drejtë në vrasje, përdhunime, ndezje, kidnapime, ose ishin prej atyre, që thjesht duartrokisnin ose duartrokasin shfarosjen e shqiptarëve.
Vdiqën 16 serb nga sulmi i natyrës, nga ushtria serbe u vranë 13.000 shqiptarë, në mes tyre shumë fëmijë. U përdhunuan diku 20.000 gra dhe u dogjën diku 100.000 shtëpi dhe u dëbuan gati 800.000 shqiptarë. Domethënë sipas religjionit budist deri diku u dënua Serbia. Nuk mund të besohet se zoti i monoteistëve merret me politikë dhe ndëshkon popujt, por ishin thjesht ligjet e natyrës në veprim.

Nuk mund njeriu t' i gëzohet tragjedisë së tjetrit, pa marrë parasysh a është fqinji në pyetje apo jo. Do t' ishte djallzore, mirëpo t' i ofrohet ndihmë atij vendi që para Hitlerit ka hartuar projekte shkencore për shfarosjen e shqiptarëve dhe nuk është distancuar kurrë, është shpërthim injorance. T' i ofrohet ndihmë atyre që me të gjitha mundësitë materiale dhe jo materiale angazhohet në rrënimin e shtetit të Kosovës, është verbëri. T' i ofrohet ndihmë atij vendi pas atij vërshimi nga i cili mund të dalin në sipërfaqe 120.000 mina apo edhe mijëra skelete të shqiptarëve nëpër Serbi, nuk është empati, nuk është humane, por perversion i llojit krejt të veçan. Është mungesë sedre dhe sadizëm i përkryer. Ai që harron aq shpejt gjenocidin, duron t' i përsëritet tragjedia...

Nëse oferta për ndihmë do të kishin bërë shoqata humanitare nga Kosova, mund të gëlltitej, por jo kur bëhen nga pjesëtarë të Qeverisë. Ai që njeh mirë serbet, dinë se nga krenaria e tepruar, ata nuk do të pranonin kurrë ndihmë nga ushtarët kosovarë. Ai që njeh mirë serbet, dinë se ata për disa orë do ta pushtonin Kosovën, nëse nuk do t' ishin amerikanët aty. Edhe sot.
Oferta për ndihmë mund të shpjegohet në tri mënyra: kompleksi dhe si pasojë e tij, dëshira për t' u treguar të qytetëruar me një vetëmohim tërësor. Vetëmohim që nuk do ta kishte përshëndetur as Nënë Tereza. E dyta, oferta për ndihmë me ushtarë kosovarë bëhej për provokim, çfarë pak duket e besueshme duke ditur përmasat e tragjedisë dhe e treta, që duket më e besueshme, duke u bazuar në sjelljet dhe profilizimet në Kosovë është kjo: me naivitetin e tyre ata shfaqen para Perëndimit si njerëz kompatibël, të nënshtrueshëm dhe të përshtatshëm për të bërë nesër karrierë. Domethënë duke shpërfillur tragjedinë shqiptare në Kosovë, ashtu si e shpërfillin edhe serbet.

Sikur në Kosovë t' ishin vrarë 13.000 shqiptarë në mes vete, do t' i kishim pasur 13.000 familje në gjakmarrje dhe ndoshta pak prej tyre, do ta kishin falur njëri tjetrin. Falja brenda familjes, brenda kombit duhet të jetë urdhëresë, por shtetet nuk përfaqësojnë një familje, por një komb, jo një fis, por interesa nacionale shtetërore dhe për të falur, duhen disa parakushte: si pranimi i fajit, kërkimi i ndjesës dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që shpijnë drejt një bashkësie ku dëshirojmë të integrohemi së bashku. Derisa ajo nuk pendohet për krimet që na shkaktoi neve me urdhra njerëzore dhe me teknologji njerëzore, duke u bazuar thjesht në urrejtje, që nga oficerët, deri edhe tek popët serb, atëherë nuk mund të flitet për normalizim të situatës, e ofrim të ndihmës. Asnjë shtet perëndimor nuk do të kishte kërkuar nga Kosova të ofrohej për ndihmë. Njeriu për të arritur deri tek pajtimi, ka nevojë për pendim dhe shtrirje dore.
Oferta për ndihmë nga ministri Çeku dhe shprehja e ngushllimeve nga ministri Hoxhaj për 16 serb të mbytur nga vërshimi, duke harruar mungesën e ngushllimeve për 13.000 të vrarë nga ushtria serbe, nuk është tregues se ne jemi më të mirë se ata dhe më të qytetëruar, por se na mugon dashuria dhe respekti ndaj vetes. Se kemi memeroje të peshkut, diku tri sekonda...

GAZETA DITA


Keine Kommentare: