Studimi gjenetik:
Rezultatet
e këtij studimi krahasimtar u publikuan në
revistën shkencore
"Nature".
Evropianët janë popull laraman. Në kodin
gjenetik ata kanë gjurmë e të paktën dy
popullatave. Tani shkencëtarët zbuluan
një degë të tretë në pemën familjare, madje edhe një lidhje gjenetike me idigjenët e Amerikës Veriore. Ajo popullatë në fillim të periudhës së Neolitit ka jetuar në
Euroazinë Veriore.
Një pjesë e vogël e gjeneve të tij sot gjenden
pothuajse tek çdo evropian, pa
marrë parasysh a
është fjala për një suedez, spanjoll, angleze ose
hungarez. Këto gjene tregojnë
një lidhshmëri në mes nesh dhe banorëve indigjen
të Amerikës së veriut.
Deri tani,
shkencëtarët dinin vetëm dy nga këto degë. E para është gjuetar-mbledhës të Evropës Perëndimore. Të
dytën degë bënin bujqit nga Lindja e Afërtë, që janë
shpërngulur në Evropë rreth 7500 vjet më parë. Tani me
euroaziatin verior i bashkangjitet një lidhje
gjenetike e tretë.
Befasia
ishte e madhe
Si
bazë për studim dhe krahasim u mor kodi gjenetik i nëntë
europianëve diku rreth 7.000 vjet të vjetër, që janë gjetur në
Gjermani, si dhe tetë tjerë rreth 8.000 vjet të vjetër,
gjuetar-mbledhës, që janë gjetur në Luksemburg dhe Suedi. Këto
të dhëna gjenetike ata i krahasuan me 2345 veta
nga tërë bota me
203 popuj. Në këtë studim u angazhuan
100 shkencëtarë. Përzierja
nga tri popullata ishte një befasi e madhe, thotë David Reich nga
Harvard Medical School në konferencën e shtypit.
Se
sa të afërm janë evropianët në mes vete, qe dëshmuar edhe në studime tjera më të
hershme.
Një
analizë e kodit gjenetik nga më shumë se 2000 veta në vitin 2013
dëshmoi se gati çdo banorë i kontinetit ka ngjashmëri gjenetike
me shumë paraardhës. Mjafton të shkohet 1000 vite pas. Tani
dimë me saktësi se shumica kemi pararadhës nga tre grupe:
europianët verior më shumë kanë gjene të gjuetarëve-mbledhësve,
europianët jugorë më shumë të bujqëve.
Sipas
të gjitha gjasave sytë blu dhe tonet të errët të lëkurës vijnë
nga gjuetarë-mbledhës ndërsa nga bujqit sytë e kaftë dhe
lëkura e çelët. Në kodin tonë gjenetik nuk kemi shumë gjene të
euroazisë veriore, nuk kalon kurrë si komponente më shumë se 20
për qind, por këto gjene janë shpërndarë në tërë Europën
deri në Kaukaz dhe në Lindjen e Afërtë.
Shpërngulja
e euroaziatit
verior shpjegon pse ka ngjashmëri gjenetike midis evropianëve
dhe popujve indigjene të Amerikës së Veriut: Euroaziatiket
verior para rreth 15.000 vjetëve u dyndën
nëpër ngushticën e Beringut nga Siberia në Amerikën e
Veriut. Kur njerëzit në Evropë endeshin
si gjuetar-mbledhës, u lindën kulturat e
para bujqësore në Lindjen e Afërt, edhe at
rreth 11.000 vjet më parë.
Njerëzit filluan të
kultivojnë bimë dhe zbusin kafshët dhe pushuan
me dyndjet. Me kalimin e kohës, kjo mënyrë jetese bujqësore u përhap drejt perëndimit. Në Evropën Qendrore arriti
kjo sigurisht diku para 7500. vjetëve.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen