16.09.2014

Oh zot, sa do të kisha dashur të ekzistonte Zoti

sikur të kishte ekzistuar përnjëmend zoti,

nuk do të kishte fituar kurrë i forti,

por i drejti

kurrë i ligu

por i miri

sikur të kishte ekzistuar vërtetë ai

nuk do të vdiste më fëmijë nga uria,

por vetëm njeriu që han tepër 

nuk do të kishte as të varfër

por njerëz të lumtur

sikur të ekzistonte vërtetë një zot

do të dënonte të ligun para vdekjes

dhe do të ekzistonte vetëm dashuria,

e kurrë urrejtja

vetëm jeta

e kurrë vrasja

vetëm puthja

e kurrë grushti

vetëm liria

e kurrë robëria

vetëm paqja

e kurrë lufta

oh, zot, sa do të kisha dashur të ekzistoje përnjëmend


Keine Kommentare: