Nuk ka
asnjë dyshim se Jahajaga ka përmirësuar imazhin e Kosovës jashtë
dhe nuk ka asnjë dyshim se meriton të rizgjidhet si kryetare e
Kosovës. Problemi mirëpo nuk është këtu. Të ftohet dikush në
ZDF apo ARD, është një respekt, një mundësi e
madhe, qoftë edhe për dy minuta: së paku për të rrënuar
ndonjë paragjykim. Mirëpo mënyra si u
zhvillua bashkëbisedimi, u pa se ajo nuk ishte përgatitur për një
intervistë, por ishte nisur me shpresë të madhe, të ushtrojë një
ndikim në opinionin publik; të prodhojë një empati më të madhe. Jo qëllimkeqe, por nga zelli i tepruar, qëndrim i gabueshëm.
Reagimi
i presidencës qe i vonuar. Ajo pas këtij aksidenti është dashur
t' i shkruaj redaksisë së ZDF dhe kërkojë ndjesë se lidhja nuk
ka funksionuar dhe se nuk ka dëgjuar gazetaren. Reagimi me arsyetim,
vetëm pasi “Die Welt” e bëri publike intervistën me
shpërfilljen, siç edhe dukej, është reagim i vonuar dhe mund t'i
shërbej kryetares brenda,
por jo për publikun gjerman,
që e ka dëgjuar apo lexuar.
Sidoqoftë
ajo si Kryetare është dashur të flasë shkurt dhe qartë. Paratë
e derdhura në Kosovë, përfundojnë në mirëmbajtjen dhe
lubrifikimin e burokracisë perëndimore. Ekonomia e Kosovës nuk
ndihmohet nga ata që kursejnë për të blerë shtëpi, kur të
kthehen në vendet e veta. Me dy fjalë tjera, ka mundur të
përligjet largimi i EULEX-it sepse nuk është në gjendje dhe nuk
ka dëshirë të funksionojë siç pret Perëndimi prej tyre. E as si
pret Kosova. Ashtu siç nuk përmbushë pritshmërinë edhe Greqia
për shembull.
Gabim i
madh ishte të flitej aty për sportistët e famshëm kosovar,
artistët, vetëm nga origjina, duke ditur se ata sportistë, nuk
ishin prodhim dhe kultivim i Kosovës, por i shoqërisë perëndimore
dhe ajo mund t' i bënte vetes këtë pyetje, çfarë nuk po
funksionon në mendësinë fisnore kosovare, ku ka më shumë
shqiptarë se në Perëndim, por nuk është në gjendje të jap aq
sportistë, sa edhe Zvicra, ku jetojnë shumë më pak shqiptarë?
Për futbollin nuk duhen edhe shumë parakushte, por problemi i madh
është tek mendësia fisnore, se nuk lejohet përparimi i dikujt,
nëse nuk ka lidhje të forta. Kur një djalosh shfaqet diku, pyetja
e parë që i bëhet është: “I kujt je?
Nga ke dajtë?” Në bazë të origjinës së tij, kontakteve,
njohurive, mund të merret me mend se a ka ardhmëri sportive ai çun
atje apo jo.
Se ne
jemi mizogjinë dhe bazohemi në lidhje fisnore, u pa edhe nga shumë këshilla për kryetaren për t'u kthyer në kuzhinë. Ne si
shoqëri kemi akoma një problem, kur merr një pozitë gruaja. Kemi
shembullin konkret edhe të gazetares Vjollca Hajdari. Ajo ftohet në
tubime të rëndësishme të Qeverisë gjermane, por në mediat tona
është pak apo fare e pranishme. Sikur të kishte qenë burrë, ose
mbesë e një politikani kosovar, atëherë do t' i kishin ndërtuar
një përmendore deri tani, por Vjollca e shkolluar në Gjermani, e
suksesshme në gazetari, me kontakte të mëdha në të gjitha
nivelet e politikës gjermane, injorohet, në vend se për raste të
tilla, të konsultohej. Asaj madje i fshihet, i censurohet dhe emri
nga RTK dhe raporton përafërsisht kështu: një gazetare i shtoi
zonjës Merkel
këtë pyetje, duke vjedhur si pyetjen, si përgjigjen dhe duke mos përmendur emrin e Vjollca Hajadarit. E pse? Sepse zonja Hajdari është tepër e zonja për normat shqiptare, ajo nuk i takon fisit dhe gjinisë, që ka timonin në duar në Kosovë. Ajo nuk i takon shtresës kleptomane, por shtresës intelektuale dhe kjo në Kosovë, smirohet dhe të shnëdrron në gogol. Është dhe pasojë logjike për vendin ku diplomat shiten nëpër fakultete. Nëpër Fakutregjet. Me dhjetëra vepra deri më tani kanë dëshmuar në Kosovë ata që udhëheqin, që nga shefat e policiës, deri tek gjykatat, që nga drejtorët, deri tek Akademia, që nga mjekët, deri tek politikanët, nuk e duan Kosovën, por veten.
këtë pyetje, duke vjedhur si pyetjen, si përgjigjen dhe duke mos përmendur emrin e Vjollca Hajadarit. E pse? Sepse zonja Hajdari është tepër e zonja për normat shqiptare, ajo nuk i takon fisit dhe gjinisë, që ka timonin në duar në Kosovë. Ajo nuk i takon shtresës kleptomane, por shtresës intelektuale dhe kjo në Kosovë, smirohet dhe të shnëdrron në gogol. Është dhe pasojë logjike për vendin ku diplomat shiten nëpër fakultete. Nëpër Fakutregjet. Me dhjetëra vepra deri më tani kanë dëshmuar në Kosovë ata që udhëheqin, që nga shefat e policiës, deri tek gjykatat, që nga drejtorët, deri tek Akademia, që nga mjekët, deri tek politikanët, nuk e duan Kosovën, por veten.
Ai
keqkuptim tek ZDF tregon se Kryetarja nuk kishte këshilltarë të
mirë, pastaj edhe fakti tjetër se në kohën, kur shqiptarët
masovikisht braktisin vendin, ose përpiqen ta bëjnë, ajo flet për
pezullimin e vizave dhe qahet për izolimin, për lëçitjen. Kjo
mund të sjellë pika në shtëpi, por jo të ndikojë realisht në
anulimin e tyre. Nëse diku dyzetë mijë veta braktisin vendin
ilegalisht, mijëra prej tyre madje për turp me pasaporta serbe, sa
do të iknin legalisht? Këtë duhej të ishte në gjendje si
kryetare e shtetit ta shpjegojë, nëse synon heqjen e vizave.
Nuk
mund ta luajmë gjithmonë rolin e viktimës. Perëndimi kërkon
shpjegime, siç e bën edhe tek grekët. Përgjigjen duhet ta dijë
çdo politikan kosovar dhe t'i tregojë me numra çdo politikani apo
gazetari perëndimor, ku përfundojnë lekët. Miliarda që janë
konsumuar atje, nuk janë përdorë për ekonominë kosovare, por për
burokracinë perëndimore, që me dy administrata, arriti të
ngulfasë shtetin dhe shpresën.
Ekonomia
kosovare po dëmtohet nga një monedhë e fortë siç është euro.
Kjo ndikon në rritjen e çmimeve, papunësisë dhe rrënon
standardin jetësor. Ajo monedhë gati gjunjëzoi Portugalinë,
Spanjën, Francën, Italinë dhe alivanosi Greqinë. Kryetarja është
dashur të kërkojë zëvendësimin e euros me lekun shqiptar, ose
Kosova të prodhojë monedhë të veten për të qenë zot shtëpie.
Kryetarja
ka mundur të flasë hapur për anomalit në Kosovë, për pengesat
në zhvillim, për humbjen e perspektivës, për humbjen e shpresës
tek rinia dhe fundi fundit ta shpjegonte se emigracioni nuk është
vetëm veçori shqiptare, por e kanë bërë të gjithë në të
gjitha kohërat, nga të gjitha kombet. Është në natyrën e
njeriut të arratiset, kur i cenohet dinjiteti, i mungon perspektiva
dhe ushqimi. Fakte për këtë janë kontinentet e “zbuluara“
dhe mbushur me europianë. Po ikin
të rinjtë që kërkojnë ardhmëri të sigurt, që kërkojnë punë,
shumë prej tyre me shkolla të mbaruara, por një vend i vogël me
Ali Babën dhe më shumë se dyzetë hajdutë, është vjedhur deri
në palcë. Nga kjo gjendje janë pasuaruar si hajnat shqiptarë
me Ali Babën, ashtu edhe ata ndërkombëtarë me Al Caponen.
Sidoqoftë,
nuk ishte skandal që meriton të dramatizohet, por ishte një
shkarje dhe tani pak është me rëndësi, kush ishte fajtori. Me
rëndësi që Kryetarja t' i drejtojë një sqarim Redaksisë së
ZDF-it dhe gazetës „Die
Welt“, në mënyrë që lexuesi i asaj
gazete dhe shikuesi i habitur, ta kuptojë
motivin. Më mirë
vonë se kurrë. Lexuesi dhe shikuese
perëndimor në raste të tilla pret shpjegim, jo mospërfillje.
Jahjaga
është politikania e vetme që ka përmirësuar fytyrën e Kosovës.
Ajo dërgon mesazhe për një republikë qytetare dhe me dinjitet,
gjë që asnjë politikan tjetër nuk rrezaton. Mirëpo në një
republikë, ku vjedhja të garanton mirëqenie, diploma e blerë të
bën intelektual, afria fisnore të granton vende pune, klani të
mundëson të bëhesh edhe anëtarë i Akademisë pa asnjë vepër,
Jahjaga me moralin e saj të lartë dhe kulturën, do të ketë
pengesa vazhdimisht, sepse në një hapsirë të tillë, pakkujt i
intereson imazhi i vendit, por profilizimi i njërit nga fisi i vet.
Si
zakonisht pas shkarjeve të tilla, shqiptarët jashtë revoltohen,
pezmatohen, ndjehen të zhgënjyer, sepse politikanët tanë arrijnë
shumë herë t' i vërtetojnë paragjykimet,
që kanë të tjerët ndaj nesh. Pasi ata të alarmohen dhe shprehin
indinjatën e tyre nëpër media, shfaqen xhandarët e mendimit dhe
pyesin: “Pse nuk merreni me këtë, po me atë? Pse nuk merreni me
emigrimin, por me Jahjagën
siç pyeti kryetari i Prishtinës, Sh.
Ahmeti? Pse nuk merreni me intervistën e Thaçit, por me Kryetaren,
.” D. Gërvalla, kryetarja e LDK-në
Gjermani, thuase LDK merr pjesë
në zgjedhjet gjermane dhe duhen të ketë
degë të
saja jashtë vendit edhe
pas çlirimit.
Pyetjet e tilla lënë
pas vete shijen e arrogancës, megalomanisë, jo
vetëm pse dëshirojnë të imponojnë sjellje, qëndrime dhe të
menduar vetjak, por edhe pse me sugjestion përpiqen t' i imponojnë
lexuesit se gjoja ata kanë lexuar qëndrimet e të gjithëve,
prandaj edhe i lejojnë vetes qortime
paternaliste, prej edukatori, prej këshilltari të pa pyetur.
Reagimet nëpër
media janë shfaqje normale në një rend demokratik, jo të
rekomandueshme në Koren e Veriut, por të ngrihen në këmbë dhe
qortojnë, pse nuk bëjnë këtë por atë, janë qëndrime fisnore
nga buron e drejta e sekuestruar paternaliste
dhe përpiqen të gjykuarit, të menduarit ta quajnë normale nëse
bëhet sipas dëshirave të tyre dhe anormale, nëse nuk mendohet siç
presin ata. Ata duke dhënë rekomandime të tilla, përpiqen ta
kufizojnë lirinë e mendimit dhe fjalës,
me një fjalë, autonominë private, individualitetin njerëzor. Këto
janë cene komuniste, ose simptome
tribale, por kërkesa të
turpshme në një rend demokratik. Një
popull që nuk aktivizon njerëzit e vet të dijshëm, si fat do ta
ketë mjerimin dhe mërgimin. Kosova shpërfill njerëzit e vet të
dijshëm brenda dhe jashtë,
prandaj idiokracia e ka sjellë në këtë
derexhe.
publikuar tek:
Gazeta SOT
Gazeta SOT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen