Rusia
akuzon Ukrainën për shembjen e avionit të pasagjerëve, por me
veto pengon hetimet dhe formimin e gjykatës, që eventualisht do të
dënonte kriminelët. Meqenëse e paska bërë Ukraina, atërë Rusia
që pengoi formimin e gjykatës, mbron atë. Fakt është se ajo ka
pushtuar një pjesë të saj. Me kundërshtimin e gjykatës pranoi
fajin.
Kalifati vret kurdët duke menduar se po vret armiq të Turqisë. Erdogani u
kthen përgjigje me F17, jo vetëm atyre, por bombardon edhe kurdët,
që luftojnë IS-in. SHBA mbështet reagimin turk, që prishi
armëpushimin me kurdët, Gjermania brengoset, sepse ka 100 ekspertë ushtarakë, që stërvisin kurdët si aleat të Perëndimit në tokën
e Sirisë. Sikur PKK të kishte mençurinë e Rugovës, nuk do t' i
përgjigjej Turqisë me dhunë.
Opozita
nuk e do Hashim Thaçin, por nuk ia mundëson themelimin e gjykatës.
Nga ky qëndrim rezulton, se ata adhurojnë Thaçin, por nuk është
e vërtetë, është vetëm kalkulim politik. Ata për inat të
Hashimit, duan ta mbajnë Thaçin në krye të Kosovës, ku Isa Mustafa
ka aq shumë pushtet, sa edhe Basha si zëvendës praktik dhe prijës
teorik i Berishës.
Sipas
medias IS financohet nga pompa e benzinës së Perëndimit, Arabia
Saudite, por Arabia Saudite bombardon IS-in, që ka ndërmend ta çlirojë
Arabinë. Kjo
është politikë: Arabia Saudite dhe Kalifati respektojnë ligje të
njëjta, por
kanë trajtime të ndryshme.
Cipras
përpiqet të bind Komitetin Qendror të partisë së vet se klasa
punëtore mund të shfrytëzojë kapitalizmin.
Skender
Hyseni bën apel në Gjilan që populli ta luftojë ekstremizmin
fetar. Hyseni si Ministër i Punëve të Brendshme paguhet dhe ka
policinë me të cilën luftohet ekstremizmi, por meqë është verë
dhe policët shkojnë në pushime, atëherë populli duhet ta
zëvendësojë. Populli mund të denoncojë, mirëpo nevojë nuk ka,
ministri njeh të gjithë rekrutuesit, por nuk ka fuqi ekzekutive si
Ministër. Në Kosovën e madhe Ministri nuk ka idenë se kush merret
me indoktrinim dhe thërret në luftë popullin, siç thërriste Tito
dhe Enveri për vigjilencë. Edhe ky është ministër. Ministër i
Punëve të Brendshme.
Njëri
nga klasikët e kombit kosovar, publicist Halit Matoshi kërkon
reciprocitet me Turqinë, dmth. nëse Davutoglu shpërndan fjalor, ne
duhet të shpërndajmë abetare dhe fjalorë. Si i pari, si i dyti
merren me iluzione. Në kohën e internetit, njerëzit nuk kanë kohë
të shfletojnë libra. Ata duan punë.
Nëse
u falin lekë, këta do ta mësojnë turqishten dhe ata do ta lexojnë
abetaren. Pa lekë, mësojnë një gjuhë, ku kanë ndërmend të
arratisen apo që u nevojitet në jetën e përditshme. Pastaj
Davutoglu është patriot osman. Ai nuk lejon gjuhën kurde të
mësohet nëpër shkolla publike edhe pse janë vendas, e sa për
shqiptarët, këta të Ballkanit i konsideron mbetje turke.
Gjykata
Speciale si sapun dhe lëndë dezinfektuese: Ilir Meta: „Gjykata
Speciale pastron Kosovën!“
Gjykatat
nuk janë as hamame publike, as pishina, as dush, por institucione
judikative para së cilës me një shpurë policësh sillen ata
njerz, për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara. Pa marrë
parasysh a del Hashim Thaçi i dezinfektuar dhe i pastër nga
gjykata, politika tij qysh nga vendimi i Parlamentit Europian, ka
dëmtuar Kosovën dhe është sjellë keq me shtetin, duke u treguar
i epshëm, madje duke u sjellë me një indiferencë të çuditshme
edhe ndaj rekrutuesve radikal. E imazhi? Imazhi do të dëmtohen aq
shumë, sa vështirë të merret me mend.
Në
kohën komuniste mund të kritikohej religjioni, por jo diktatura.
Diktatori idealizohej dhe hyjnizohej. Në disa vende dhe në
pampers-demokracitë, mund të kritikohet demokracia, por jo
religjioni. Religjioni idealizohet dhe hyjnizohet. Diktaturat
i imponohet popujve nëpërmjet diktatorëve të shenjtëruar, ose
nëpërmjet teokracive të shenjtëruar,
megjithatë, kanë një qëllim dhe zbatojnë një
metodë: depersonalizimin, nënshtrimin e njeriut, komandimin dhe
shndërrimin e tij një kafshë të butë, që adhuron dhe
që mburret me dizgjinët psikik. Po ndëshkimet? Diktatura
religjioze zezon jetën për së gjalli dhe garanton dalldinë ose
fërgimin pas vdekjes. Diktatura me një njeri të hyjnyzuar, zezon
të tashmen, të premton të ardhme dhe ta anulon frikën nga fërgimi
i së parës, si dhe iluzionin e dalldisë.
Gabimi
jonë i madh është shpresa tek Njëshi. Me këtë imagjinojmë
patriarkalizmin dhe rendin. Nuk mundet Edi Rama, nuk mund të bëjë
gjë Isa Mustafa, kur nuk kanë të zënë ministritë me njerëz
poaq të aftë sa janë edhe vet. Ka Ministra në Kosovë, që nuk
meritojnë as të jenë drejtor të një Kopshti të Fëmijëve, e as
të një Kooperative Lopësh. Qeveritë
në Perëndim udhëhiqen nga një skuadër e aftë, jo nga një
kryeministër dhe dhjetëra karrieristë e duduk.
Murat
Basha: “Po ta kisha djalin gay, do i fusja një plumb ballit!”
Nuk
është i vetmi, ka edhe shqiptarë që mësojnë djalin si të
hakmerret për gjakmarrje dhe të kalojë dhjetëra vite në burg. Ai
që nuk do fëmijën e vet, natyrisht se mund edhe ta vrasë, apo
ta shkollojë si duhet për të
vrarë dikë. Mjerë ai fëmijë që ka një baba, që ka fuqi të
vrasë djalin e vet, pse jeton jetën e vet ashtu si ndihet.
Nëse
zoti ekziston, atëherë është kryedemokrati më i madh në
univers. Jo vetëm pse ka shkruar, ose pse ka lejuar të shkruhen
mijëra religjione në planetin tonë Tokë, por edhe pse ka lejuar
apo pse toleron që çdonjëri të besojë se vetëm besimi tij,
është i vërtetë.
Pra,nëse ekziston ai,
atëherë
adhuron
demokracinë.
Arsyetim i mendimit: sipas profesorit David Barred (Universiteti i
Regentit) në botë ekzistojnë më shumë se 10.000 religjione, 270
kanë më shumë se 50.000 besimtarë, më pak se dhjetë janë më
të shpërndara nëpër botë. Më të përhapura sipas studiuesit të
religjioneve Barred, janë pikërisht ato besime, që u imponuan me
luftë: krishterimi dhe islami. Aq
sa më paqësor një religjion, aq më pak është përhapur.
Lulzim
Berisha mendon se është kryetar i Partisë Demokratike. Edhe Isa
Hashimi mendon se është Kryeministër i Kosovës.
Zëri
Gazeta SOT
Gazeta SOT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen