Të futet njeriu në bisedime me Serbinë derisa ajo ka qëndrim krejtësisht armiqësor, edhe pse as formalisht nuk ka kërkuar ndjesë për:
13.000 veta të vrarë, në mesin e tyre shumë fëmijë, 1639 nën moshën 15 vjeçare
20.000 gra të dhunuara
3.000 të pagjetur dhe të varrosur e sekuestruar nga shteti i sotshëm dhe i djeshëm serb
100.000 shtëpi të shndërruara në rrënoja
1.000.000 të dëbuar
2.000.000 veta të traumatizuar
Të heshtësh dhe shpërfillësh me kokëfortësi dhe të mos jesh i aftë për ta shndërruar në temë kryesore, për të parandaluar oreksin e saj, por njëkohësisht të jesh i aftë për ta shpërblyer barbarizmin me një Autonomi nuk mjafton njeriu të jetë vetëm si Hajdar K. i Shtimes, që në satirën e shkëlqyeshme, kishte mbarsur stërgjyshen e Zuckerbergut, por duhet ta kesh edhe një popull aq naiv, aq sylesh, sa pret shërim nga dy Hajdarët, që e kanë mbyllur si në kopshtin zoologjik dhe ia bëjnë atë punë.
Kosova sot nuk ka një Hajdar, por shumë dhe, e keqja më e madhe për vendin, dy Hajdarët janë bashkuar. Dy Hajdarë me aletin në dorë, lanë shtatzënë Kosovën dhe ajo lindi një Autonomi, që edhe Gjykata Kushtetuese, e quajti pjesërisht kopile, sepse gjenet nuk mund të definonin atësinë e saktë: Të Hashimit, të Isës, apo ishte një ngulje hajdareske e përbashkët, gjersa populli dhe Kuvendi priste jashtë shërimin.
I pari ka emrin ashtu siç duhet ta ketë Hajdari, i dyti ka gabimisht dhe duhej ta kishte emrin e Barabës, që denoncoi Isën para romakëve.
Ata dy Hajdar pa surrat, nuk kërkojnë ndjesë, por kërkojnë shpërblim: njëri postin e Kryeministrit, tjetri të Kryetarit. Ata kërkojnë shpërblim për ata numra të lartshënuar. Jo vetëm për ata numra, por edhe për diku 60 për qind papunësi, çfarë nuk e ka pasur Kosova, as në kohën e Jugosllavisë.
Të futesh në bisedime derisa ajo me qëndrime krejt armiqësore propagandon në botë kundër Kosovës, që i dhuroi një Autonomi dhe të mos ndjejë asnjë ndjenjë faji, është dhurata më e madhe që i kanë bërë dy Hajdarët tanë, që ata pa pyetur popullin, merren me shpërblime reciproke.
Hashim Thaçi shndërroi Kosovën nga viktima, në kriminele dhe është në pyetje dita, kur do të tregojnë datën me Mustafën përfundimin e kishës në kampusin universitar. Ata dy, një ditë do t'i kërkojnë ndjesë Serbisë, pse Kosova me ekzistencën e vet, ka shkaktuar probleme Serbisë.
Nëse ky popull lejon të realizojnë ata dy ëndrrat perverse sadiste, i pari do t'ia paguajë shpenzimet
gjyqësore dhe qerasë me Presidencën, kurse i dyti do ta qerasë të parin me Kryeministrinë, si Wladimir Wladimiroviq Putin dhe Dmitri Anatoljeviq Medvedev, ose si Reçep Taip Erdogan dhe Ahmet Davutoglu.
Nëse vërtetë ky popull lejon realizimin e atyre planeve të karrierizmit të sëmurë, atëherë pak janë dy Hajdarë për Kosovën, i duhen qindra mijëra, sepse më në fund janë bërë mazohistë, u pëlqejnëdhe do t'i ruajnë Hajdarët, si dy sytë e ballit.
Perqasje
**************************
Më shumë nga Lis Bukuroca:
Hijedritat e jetës, poezi 2010 – 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen