Poemën
e parë që lexova edhe
atë në mënyrë vertikale nxitueshëm nga
mungesa e kohës, perceptova si një bashkëbisedim në mes dy
adoleshentëve. Më
la përshtypjen e informatave që marrin nxënësit në
shkollën
fillore në Gjermani. Ishte
ndryshe nga poezitë, që kisha lexuar:
më konkrete, më pak metaforike dhe më tepër direkte, teknike
dhe informative, të cilën e
përjetova si
qasje didaktike. Komentet, që u bënë,
ndikuan edhe tek unë të them mendimin pa lexuar dhe poezitë tjera.
Pastaj u sulmuan dhe Rama, Kumbaro
si dhe komisioni. Duke parë shumë akuza ndaj qeverisë dhe duke
lexuar se qeveria paska
gisht në shpërblim, thash vet me vete, qenka çmendur Rama
si Berisha. Vendosa gjatë ditëve të
pushimit të hulumtoj më
tepër dhe lexova edhe poezi tjera, që më pëlqyen më shumë se
ajo që sulmohej si një manifest i imoralitetit.
Dëgjova
pastaj edhe një poemë
recituar prej autores, që me zërin e saj artistik,
i dhuronte një
fuqi magjike, magjepsëse, emocionale,
poetike. Aty një
shkrirje në mes të dashurit dhe vëllait, prodhonte asociacione
incesti, që nuk
më pëlqeu, por poezia ishte e bukur në tërësi. Pse
nuk më pëlqeu mua, nuk kam asnjë të drejtë të kërkoj pezullimin e të
drejtës për t'u shprehur autorja siç mendon ajo, përkundrazi.
Gjatë
pushimit lexova disa
protokolle të akuzave
publike. Këtu ndryshoi dhe bindja ime. Mund
të refuzoj një libër, por nuk kam
asnjë të drejtë të kërkoj të shkruhet sipas parimeve
etike të mia.
Kjo është e pamoralshme. Ata
që kishin sulmuar, ata presin libra edukativ,
siç ofronte vazhdimisht partia dhe kongresi qendror. Nuk shajnë pse
janë vërtetë të ligë, por sepse nuk janë mësuar ta
përjetojnë demokracinë edhe
gratë. Ata prej
shkrimtarëve presin vepra pedagogjike
sipas dëshirave dhe bindjeve të tyre.
Nuk
kisha ndërmend të shkruaj, por më
detyruan disa qëndrime aq
vulgare, aq banale,
sa ata që i qaseshin moralit,
që flisnin për dinjitet, për thyerje të
normave zakonore,
pikërisht ata, ishin sjellë siç sillet rrugaçi dhe analfabeti.
Sjellje që nuk lejon sot as kushtetuta,
por as e drejta zakonore ndaj një gruaje. Piktori
gjerman Jonathan Meese thotë:
„Arti
flet nga ardhmëria.”
Dhe
ka të drejtë, prozë dhe art i
tillë tek letërsitë tjera si ajo franceze, italiane dhe gjermane,
është shkruar herët, sigurisht
kudo, ku kishte liri
për të menduar. Letërsia
që nuk ka dhe art erotik, është kulturë
e kontrolluar. Arti ka rregulla të veta
dhe nuk do t'ishte art, sikur të merrte parasysh subkulturën. Ka
shkruar Chatrine Millet për jetën e vet, “Jeta seksuale e
Chaterine Millet”, libër që konsiderohet më eksplicit, që ka
shkruar ndonjëherë një
grua. Sot askush nuk habitet me përshkrimet
e De Sadit, lindur në vitin 1740, pastaj
Andre Gide, Simone de Bauvoir, Guillaume Apollinaire,
Paul
Marie Verlaine,
Arthur
Rimbaud, Michel Foucault,
Betrand Russel, Charles Bukowski, Tomaso Campanella, Suetoni në
kohën romake për të mos lodhur lexuesin me
qindra autorë tjerë, por mund
të përmendet edhe epitafi për penisin nga
Çajupi, ku bën fjalë për burrin dhe senilitetin:
Grua
seç mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë
Kjo
mirëpo nuk e bën atë të pamoralshëm,
të paedukuar dhe
të prishur.
Letërsia është art dhe nuk kërkon leje prej askujt, sepse siç u
tha më lart, arti flet nga ardhmëria dhe brezi, që e përjeton
vështirë ta kap dhe përligj. Rita Petro nuk ka bërë gjë të
jashtëzakonshme, por ka shkruar një përmbledhje në mënyrën më
të mirë që dinte. Stërpikët e komunizmit janë stërvitur keq
dhe ata presin vetëm libra edukativ. Libra që ata do t'i pëlqenin
dhe nuk do t'i lexonin, sepse sikur ata të kishin lexuar një libër
mbi edukatën, nuk do t'ishin shprehur ashtu dhe nuk do ta njihnin
gjithë atë vokabular të klosharëve. E zotëronin dhe lakonin deri
në neveri. Një intelektual dinjitetin ka në fjalë dhe niveli tij
kuptohet, si sillet ndaj mendimit tjetër. Ata nuk kishin argumente,
por rafalë ofendimesh. Richard-David Precht do të
thoshte, truri përtac ofendon. Natyrisht, sepse më lehtë është
të shahet, se sa të mendohet, të gjykohet dhe, zakonisht, ata që
shajnë, ata nuk dinë të mendojnë sepse përsërisin ofendimet, që
kanë marrë vet në fëmijëri.
Gjersa
po lexoja ato sharje, më shfaqej para epoka e Revolucionit Francez
dhe përleshja e tyre me konservativët.
U rrënua obskurantizmi atje, por jo tek
ne. Revolta në shtyp dhe mënyra si janë
artikuluar duke e paragjykuar, jo duke u marrë me atë që ka
shkruar, por me stigmatizimin e saj, e
lirisë së saj.
Kjo flet për një shtresë të njerëzve
të paemancipuar,
që nuk ka dëgjuar për barazinë gjinore, ose kanë dëgjuar dhe
për të përrallisin dhe
pëllasin jashtë, por në shtëpi, në
kundërshtim me kushtetutën,
shtypin të dashurit e vet dhe i qasen lashtësisë për ta deformuar
të tashmen, për të shtypur sot. Nga
hedonizmi vetjak. Nga komplekset e vogëlsisë.
Këta
janë ata njerëz, që kur shkojnë tek
mjeku pse penisi u bën rezistencë pasive, thonë se kanë telashe
me atë “senin.” Ata kanë turp ta quajnë me emërtim shkencor,
sepse sipas tyre, ai organ
, është kryesisht për
të bërë shurrën dhe jo t'i kushtohet poezi e të fisnikërohet,
pse tek ta rrallë
apo kurrë, kryen detyrat e evolucionit.
Janë ata burra kokorosh,
që i
lejojnë vetes të përtypin moralin e shekujve
të kaluar, kur njeriu jetonte me një
dyfytyrësi dhe
përpiqej të kontrollonte çdo gjë rreth vetes: jo vetëm jetën e
tjetrin, por edhe të ndalonte mënyrën e shprehjes, të
të menduarit.
Janë ata burra që gratë
i përjetojnë si
qenien inferiore, si mëkatare pa mëkate, por
megjithatë si
mëkatare të përjetshme. Janë
ata burra që demokracinë konsiderojnë rend të vetin dhe anulojnë
liritë dhe të drejtat e njeriut. Ata mendojnë se gratë janë të
pamoralshme dhe
duhet shtypur, përndryshe arrin fundi i botës. Nuk kanë faj, ata
janë pinjollët e
komunizmit, që kujdesej
për moral kolektiv
dhe që anulonte liritë individuale. Për ta gruaja nuk është
njeri dhe prandaj nuk pranojnë të drejtën kushtetuese të saj.
Këta janë konservativ, si ata të
djeshmit, që janë munduar të pengojnë ardhmërinë, por
vazhdimisht kanë humbur luftën, përndryshe do të ngelnim akoma
mbi gomar.
Atë
shtresë të subkulturës,
atë zogori të periferisë kishte acaruar
dhe tmerruar Rita Petro.
Kështu kanë vepruar edhe shumë shkrimtarë në letërsinë
franceze, italiane dhe gjermane, që qenë
burgosur, zvarritur rrugëve nga
policia e mendimit, nga policia e moralit,
që sot terrorizon njerëzit nëpër disa diktatura teokratike apo
komuniste. Ata
policë dhe ata
prokurorë kanë
cofur, por shkrimtarët kanë
mbijetuar dhe lexohen edhe sot. Edhe
këta, do të kenë fatin e tyre.
Disa
burra që janë të bindur se mjafton
organi që bën shurrën, për të pasur përparësi të përjetshme
, i japin vetes të drejtë,
për t'i vizatuar tek
të tjerët konturat e lirisë së mendimit
dhe shprehjes.
Ata përpiqen të
shfuqizojnë pjesë të Kushtetutës. Ata nuk kanë probleme me Rita
Petron, ata kanë probleme me vetveten dhe me
botën demokratike, me botën e lirë.
Nuk
është Rita Petro problem me lirinë e saj, ata janë problemi me
moskuptimin e lirisë artistike. Ata mund
të shfrytëzojnë këtë liri demokratike dhe shkojnë të jetojnë
aty, ky letërsia kontrollohet nga pushteti dhe xhelatët e tij.
Demokracia i beson lirisë individuale, jo kolektive. Ata nuk mund
kuptojnë se nuk mund të ndalojnë lirinë
e fjalës, lirin e mendimit dhe lirinë e shkrimit. Ata
janë hije të së kaluarës dhe imitime, Rita Petro është hije, që
përplaset mbi ta nga ardhmëria. Ata janë
revoltuar se ndjehen të rrëzuar përtokë, të
shpërfillur dhe,
i tmerrohen guximit dhe lirisë së
gruas.
Kur
lexohen disa kritika aq banale, sa vështirë të citohen, atëherë
mendohet se qenkan ngritur vampirët
nga rendet e cofur
dhe po bërtasin për ta ruajtur moralin, duke i kërkuar autores
vetcensurë.
Censurë sepse
sipas fashistëve të mendimit, është turp një grua të shkruaj
për erotizëm sepse ata janë mësuar të lexojnë poezi vetëm
kushtuar mjerimit të nënave, gjersa babai abuzonte
me to, ose ata
t'i shkruajnë poezi gati frojdiste nënave,
duke shtypur bashkëshorten.
Ata janë mësuar që
dashuria dhe
dhembshuria të
hidhet pas, drejt nënës, por jo drejt bashkëshortes. Ata
adhruojnë inversionin e dashurisë. Ata
njerëz lirinë e gruas e përjetojnë si amorale, por të burrave si
normale dhe të domosdoshme.
Ata kanë të drejtë të shprehen, por në demokraci,
nuk u lejohet ofendimi,
pse dikush shkruan ashtu, si ata nuk mund ta përpunojnë.
Ata gjoja mbrojnë dashurinë dhe
dëlirësinë e saj. Për cilën dashuri kanë ata fjalën?
Kur ka pasur liri dashurie në traditën
shqiptare? Ata në fakt kërkojnë vetëm kopjimin e kafshëve në
dashuri. Ata janë mësuar t'u sillet gruaja në shtëpi. Ata nuk
mbrojnë moral, ata kërkojnë martesa të kombinuara dhe të lidhura
me shkues, jo me dashuri. Imoralitet nuk
është të shkruhet për seksin apo dashurinë, imoralitet
është sot të satanizohet liria për të
dashuruar, për t'u shprehur lirisht në
letërsi. Rita
Petro me këtë libër, u rrënon atyre ato të drejta shoviniste,
monopolin
mashkullor të mbikëqyrjes
dhe ka bërë shumë
mirë.
Rita
Petro ka arritur qëllimin e vet dhe natyrisht se do të sulmohet
nga periferia e
shekullit, që
nuk kupton epokën në të cilën
jeton dhe nuk ka lexuar kurrë dhe nuk ka dëgjuar kurrë për
barazinë
gjinore, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Mua nuk duhet të më
pëlqej domosdoshmërish
libri, por unë adhuroj guximin
saj dhe shfrytëzimin
e lirisë, që u
dhuron sot kushtetuta grave.
Burrnesha
që ndajnë lirinë në gjini, do të ketë
tek ne akoma, por letërsitë tjera, janë të mbushura
me erotizëm, sepse është shfaqje
njerëzore, sepse vetëm njeriu mund t'i këndojë dashurisë,
erotikës dhe seksit, gjallesat tjera nuk munden
dhe kritikuesit, apo talebanët e
moralit, kërkojnë imitim
të kafshëve nga njeriu: të
bëjnë seks, të fikin dritën dhe të mos shkruajnë,
ashtu siç nuk shkruan as gomari. Pse të
shndërrojmë seksin në art, kur këtë nuk e ka bërë kurrë
gomari e as majmuni?
Duke
parë se ata mendojnë kështu,
atëherë duhet kuptuar dyfytyrësinë e
tyre se edhe njeriu duhet të sillet si
kafshë dhe të mos bëjë letërsi mbi
kënaqësinë, por le të bëjnë seks dhe
hesht. Çfarë
modeli rekomandojnë? Të
kafshës! Kafshët
nuk shkruajnë për
seksin. Nuk shkruajnë për
organet gjenitale, kështu duhet të bëjë
edhe njeriu i
moralshëm dhe ne,
duhet të marrim pikërisht kafshët si shëmbëlltyrë
etike. Kafshët
kanë moral sipas tyre,
përndryshe ata jo vetëm se shajnë, ata edhe kërcënohen.
Ata rekomandojnë epokën e majmunit.
Kryeje aktin seksual në një pemë dhe
hesht.
Mos shkruaj se u kënaqe, pikë! Majmuni
nuk e ka bërë kurrë, majmuni nuk e ka
traditë, pse ta bëjmë ne?
Letërsia
që nuk njeh liri të shprehjes është prodhim diktati. Ata nuk
merren me librin, por me autoren, me burrin e saj dhe shpërthejnë
si rojtar të moralit kolektiv, si
në diktaturë apo
teokraci. Kush ka autorizuar ata të pezullojnë kushtetutën? Kush u
jep apo ku marrin ata të drejtën për të
sharë dhe për t'i ndaluar autores
lirinë e mendimit dhe shprehjes, që i garanton kushtetuta?
Pse ata nuk shfrytëzojnë lirinë demokratike dhe shkojnë atje, ku
liria e mendimit ngulfatet me
ligje, polici dhe kamxhik?
Ku marrin ata atë të drejtë te vihen mbi ligjin dhe pëllasin
për moralin kolektiv
duke u shprehur me amoralitet dhe mu
ashtu si nuk do të pranonin t'u shahen gratë e tyre?
Ku marrin ata atë të drejt morale të shajnë pamoralshëm një shkrimtare, një grua, pse nuk shkruan siç u pëlqen atyre që jetojnë në shekull tjetër, që gjoja duan demokracinë, por me ide komuniste, që gjoja mbrojnë moral, por me ide zakonore, edhe atë, duke u përpjekur të kontrollojnë të menduarit me kërcënime dhe sharje. Po pse ata janë pezmatuar aq keq ? Ata mund të kenë gjithçka, por jo edukatë, jo moral. Mungesën e tij, e treguan me fjalorin e tyre.
Letërsia në botën demokratike nuk kërkon leje nga periferia rurale. Ajo është shprehje, mendim dhe nuk ka lirinë vetëm autorja, por lirinë për të mos lexuar kanë edhe ata rrugaçët, që duke sharë me pafytyrësi, gjoja sulmojnë një amoralitet, por duke i dhënë vetes lirinë arrogante maskiliste, për t'u bërë vet të pamoralshëm. Autorja nuk ka sharë njeri. Ata që gjoja vajtojnë për moral kolektiv, ata nuk ndalen së shikuari filma pornografik, por edhe më keq, ata grave u pezullojnë mundësitë, që ofron demokracia, pra lirinë për të qenë vetja, jo dikush tjetër. Ata durojnë lirinë e grave për të luajtur një rol, që i pëlqen burrit. Lirinë për të shkruar dhe menduar sipas nivelit dhe shijes së tyre. Në demokraci kanë mirëpo edhe ata lirinë, siç edhe kanë klosharët, domethënë për të mos lexuar dhe blerë libra.
Ku marrin ata atë të drejt morale të shajnë pamoralshëm një shkrimtare, një grua, pse nuk shkruan siç u pëlqen atyre që jetojnë në shekull tjetër, që gjoja duan demokracinë, por me ide komuniste, që gjoja mbrojnë moral, por me ide zakonore, edhe atë, duke u përpjekur të kontrollojnë të menduarit me kërcënime dhe sharje. Po pse ata janë pezmatuar aq keq ? Ata mund të kenë gjithçka, por jo edukatë, jo moral. Mungesën e tij, e treguan me fjalorin e tyre.
Letërsia në botën demokratike nuk kërkon leje nga periferia rurale. Ajo është shprehje, mendim dhe nuk ka lirinë vetëm autorja, por lirinë për të mos lexuar kanë edhe ata rrugaçët, që duke sharë me pafytyrësi, gjoja sulmojnë një amoralitet, por duke i dhënë vetes lirinë arrogante maskiliste, për t'u bërë vet të pamoralshëm. Autorja nuk ka sharë njeri. Ata që gjoja vajtojnë për moral kolektiv, ata nuk ndalen së shikuari filma pornografik, por edhe më keq, ata grave u pezullojnë mundësitë, që ofron demokracia, pra lirinë për të qenë vetja, jo dikush tjetër. Ata durojnë lirinë e grave për të luajtur një rol, që i pëlqen burrit. Lirinë për të shkruar dhe menduar sipas nivelit dhe shijes së tyre. Në demokraci kanë mirëpo edhe ata lirinë, siç edhe kanë klosharët, domethënë për të mos lexuar dhe blerë libra.
BOTA SOT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen