Ibrahim
Kelmendi tregoi për rekrutimin e Hashim Thaçit nga shërbimi sekret
francez. E tha për të penguar rrëshqitjen e shtetit në duar nga
dy marionetave të huaja: Isa Mustafa dhe Hashimi Thaçit.
Bashkëveprimtarët
e Thaçit, disa prej tyre, përligjën veprimin e tij madje duke
arsyetuar edhe me njohjen e pavarësisë nga Franca. Problemi nuk
qëndron tek njohja. Problemi është tek çasti i rekrutimit të
Thaçit.
Thaçi
është rekrutuar nga shërbimi sekret francez, disa vite para
Rambouillets dhe në kohën, kur askund nuk flitej për pavarësi,
por në rastin më të volitshëm, për kthim të autonomisë. Për
të gjetur të vërtetën, duhet vlerësuar aktin e tij sipas çastit
të lindjes, jo sipas rezultatit, sepse rezultati, mund të jetë
imponuar për shkak të politikave ndërkombëtare dhe Thaçi, të
ketë notuar dhe mbijetuar, derisa ka ardhur urdhri të bashkohen me
Mustafën. Natyrisht nga Beogradi nëpërmjet Francës.
Meqenëse
bashkëshortja tij ishte serbe, meqenëse Hashimm Thaçi e quante mik
të vetin, domethënë Serbia dinte për çdo aktivitet të LPK-ës,
edhe atë, nëpërmjet Thaçit dhe Arnavudit, oficerit francez.
Mosvotimi
i Thaçit për kryetar, është sot detyrë patriotike. Pas asaj
informate, të cilën e vërtetoi edhe ish shefi i shërbimit sekret
francez, shumë vendime të Thaçit mund të shpjegohen apo kuptohen
ndryshe.
Ky lajm
i vonuar, nuk është çudi e madhe, por vazhdim i traditës: Zogu
mori pushtetin me ndihmën serbe. Enveri me ndihmën serbe (Popoviqi,
Mugosha.) Sali Berisha me ndihmën serbe, që ua shpagoi pastaj me
naftën gjatë luftës. Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe cirku shqiptar
vazhdon.
Dhe,
tani mund të shpjegohet pse nuk u kërkuan më mbetjet e diku 3.000
shqiptarëve në Serbi? Pse nuk u ngrit akuzë kundër shtetit serb
për 20.000 gra të dhunuara? Pse u lejua rehabilitimi i Serbisë
duke shpërfillur tragjedinë shqiptare? Pse erdhi tek ndarja e
Mitrovicës dhe pse u kurorëzua me Bashkësinë serbe dhe pse për
tetë vite Hashim Thaçi, ndërtoi një Kosovë mu ashtu si i
konvenon Serbisë? Dhe, pse krijoi gjykatën speciale, ku do të
burgosen të tjerët por jo ai?
Umberto
Eco në një intervistë duke iu qasur Berlusconit tha këtë:
njeriut sot nuk i duhet dinjiteti, po votohet edhe kur nuk e ka. Në
fakt gjithmonë gjenden njerëz, që nuk pranojnë të vërtetën,
qoftë pse janë zhytur në të njëjtin moçal, qoftë se janë
shërbyer nga i njëjti qyp, por siç adhurohet edhe Zogu, azilanti i
Serbisë, mund të adhurohet tutje edhe Isa Mustafa, ish ministri i
Millosheviqit, por edhe Hashim Thaçi, marioneta e oficerit të
shërbimit sekret francez, që është i martuar me një serbe dhe që
thotë, se me Serbinë, është i lidhur shpirtërisht.
Fshati
që shihet nuk ka nevojë
për kallauzë!
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen