Opozitë
mund të jetë një parti, disa parti, grupe apo lëvizje që
kundërshtojnë pikëpamjet, vendimet, ose projektet e qeverisë. Pra
të partisë apo të një koalicioni partish në pushtet.
"Pozitë"
, që po përdoret në shtyp si sinonim i qeverisë, nuk është
nocion që përkufizon qeverinë, por dëshmi për mosnjohjen e
gjuhës apo shpërfilljen e saktësisë semantike.
Sipas
Fjalorit të Gjuhës Shqipe
Pozitë
domethënë:
1.
Vendi ku ndodhet dikush a diçka; Pozitë strategjike. Pozita
gjeografike...
2.
Gjendje, në të cilën ndodhet dikush a diçka; Pozita shoqërore e
dikujt. Pozita e punëtorëve. Pozita e gruas në të kaluarën.
Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë. E vuri në pozitë të
vështirë.
3.
Detyrë me përgjegjësi e dikujt; vendi i punës i dikujt; nëpunësi
e lartë. Pozitë kyç. Njeri me pozitë. Siguroi (humbi) pozitën.
Ngre në pozitë. Luftonte për pozitë. Ra nga pozita. Shpërdorojnë
pozitën zyrtare.
4.
Tërësia e ideve, e pikëpamjeve dhe e synimeve që ka e që mbron
dikush në krahasim me të tjerët; Pozita klasore e shkrimtarit.
Ranë në pozita idealiste.
Pra në
katër shpjegime, POZITA nuk ka kuptimin e partive në
pushtet, por as në italishte "la posizione", as në
frëngjisht "la position" nuk kanë kuptimin e qeverisë.
Sigurisht kështu duhet të jetë edhe në anglisht. As gjermanisht
nuk ka atë kuptim, që po i bashkëngjesin gazetarët në shkrimet e
tyre.
Gjersa
po shkruaja ato mendime më lartë, më vajti mendja te gazetat serbe
dhe mundësia që kjo "Pozitë" të jetë një kalk
linguistik, pra një përkthim nga serbishtja dhe në fakt, ishte
ashtu. Ja një shembull nga shumë të tjerë nëpër gazetat serbe:
"Ужичка опозиција као запета пушка,
позиција не одговара на питања..." Nga
Glas zapadne Srbije.
Edhe
mbiemri NORMAL përdoret kudo sipas kuptimit në serbisht, e jo sipas
kuptimit që ka në shqip...
Të
shkruash shqip duke menduar serbisht, është mungesë përgjegjësie
dhe përgatitje profesionale. Çdo njeri ka të drejtë të mos dijë.
Nuk mund të kërkohet dije prej çdo njeriu, por pritet dije dhe
dija është obligim, kur njeriu i drejtohet publikut duke pasur një
redaksi, disa gazetarë, ndonjë lektor e jo të shërbejnë si
platforma, ku gabimeve u jepen përmasa epidemike. Gabimisht përdoret
nga mediokritete edhe folja "JU PREFEROJ, të lexoni këtë
libër !", në vend të: ju rekomandoj të lexoni...
Nëse
shkruani në google POZITA DHE OPOZITA do të gjeni artikuj tek të
gjitha gazetat dhe portalet kosovare.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen