Nuk
po luftojnë në Siri vetëm Rusia dhe Perëndimi kundër njëri
tjetrit, por tani në fund edhe Turqia kundër aleatëve të Amerikës.
Arabia Saudite kundër ndikimit iranian. Irani kundër
ndikimit sunit. Islamistët kundër të gjithëve. Turqia kundër
përforcimit të kurdëve, që sipas mediave gjermane, janë kombi i
vetëm në botë me më shumë se 30 milion banorë pa shtet.
Ka
shumë kohë që Turqia kërkon të klasifikohet si terroriste partia
kurde YPG, e
cila furnizohet
nga SHBA – të
dhe
shërben si ushtri tokësore amerikane kundër
islamistëve.
Në sulmin e fundit terrorist në Ankara, ku u vranë 28 veta,
organet hetuese turke brenda 17 orëve gjetën fajtorin dhe thanë
se është një pjesëtar i YPG dhe se ajo parti, duhet vlerësuar si
terroriste. SHBA kundërshtoi këtë, por Turqia shfrytëzoi hetimet
e veta dhe rezultatin dhe nisi
sulmet kundër YPG-së..
Turqia
akuzoi edhe PKK, partinë kurde,
që njihet nga perëndimi si terroriste. Ajo parti kundërshtoi të
jetë përzier në këtë ngjarje. Media gjermane dhe reporterët e
saj, sillnin shumë dyshime për saktësinë
e
hetimeve, shpejtësinë,
rezultatin
dhe arrestimet
e
shumta. Turqia
mirëpo duke u bazuar në rezultate të veta, ndërmori sulm
kundër kurdëve në Siri, që
po sulmonin një qytet të kontrolluar nga islamistët.
Dje
një grup ekstremistësh kurd pranoi autorësinë e sulmit duke
shkruar se kanë goditur shtetin fashist në zemër të Ankarasë. Ai
grup qenka shkëputur nga PKK para 11 viteve dhe quhen “Skifterët
e lirisë së Kurdistanit.“
Atentatin
paskan organizuar
ata,
si hakmarrje ndaj sulmeve turke në juglindje të Turqisë duke
treguar se personi që realizoi
sulmin me vetëvrasje,
ishte një 26 vjeçar nga qyteti Van, e jo një kurd nga Siria siç
deklarojnë hetuesit turq.
Autoritetet
turke si vetëvrasës patën identifikuar një të ri 23 vjeçar nga
Siria, jo nga Turqia. Edhe ushtria e YPG pat kundërshtuar versionin
turk dhe deklaruar se nuk ishte e përzier në këtë vetëvrasje
terroriste.
Ky
problem është shumë delikat. Turqia është në NATO, SHBA ndihmon
ushtrinë e YPG, që Turqia bombardon. Se si do të parandalojë
Turqia dëshirën kurde për shtet, është shumë vështirë të
thuhet, por në një farë mënyre, për çdo ditë e më shumë po
dëmtohet stabiliteti i Turqisë dhe sa i konvenon kjo Turqisë, as
nuk duhet dyshuar, por një destabilizim turk, do t'i kushtonte
Europës tepër shumë.
Në
një anë Perëndimi ndihmon kurdët si ushtri të vet tokësore
kundër islamistëve, në anën tjetër Turqia dëshiron të
eliminojë pikërisht ata. Në luhatje është edhe aleanca dhe
rivlerësimi i partnerëve strategjik. Natyrisht nga kjo katrahurë
fitime Vladimir Putini, pra Rusia, Irani, Arabia Saudite, Turqia dhe Perëndimi. E si
të kënaqen të gjithë dhe të dalin si fitimtarë, nuk është në
gjendje ta tregojë njeri.
Tani
për tani humbës është vetëm populli sirian dhe stabiliteti turk,
por nga kjo luftë, duhet të dalin edhe humbës të tjerë. Se kush
do të jetë, do ta tregojë koha, por se nuk punon Rusia në
destabilizimin e Turqisë, nuk mund të besohet. Destabilizimin po e
ndihmon edhe Erdogani me patriotizmin e tij osman. Kufomat nuk janë
ngjallur kurrë, e nuk do të ngjallen as osmanët e Erdoganit. Me
qëndrimi tij agresiv, armiqësor kundër qytetarëve të vet kurdë,
Erdogani ka nisur ndërtimin e shtetit kurd. Interesi i Perëndimit
nuk është destabilizimi i Turqisë me më shumë se 70 milion
banorë, por nuk është as luftimi i kurdëve, që Perëndimi
armatosë. Në anën tjetër Europa ka krizën e vet për shkak të
refugjatëve dhe politikave nacionaliste nëpër shumë shtete europiane.
Stabiliteti
europian dhe ai turk ka qenë më i madh në kohën e luftës së
ftohtë se sa sot. Duket se në Siri, do të shpërbëhet Europa për
shkak të refugjatëve, por do të ndahet edhe Turqia.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen