Sipas
medieve gjermane, kushtetuta turke ndalon fushata elektorale jashtë
territorit turk. Neni 94 i aprovuar nga qeveria e Erdoganit në
vitin 2008, ndalon në mënyrë eksplicite fushata jashtë vendit dhe
nëpër ambasada.
Fitorja
mirëpo i duhet Erdoganit dhe atij tani i nevojitet vetëm aprovimi
formal i popullit. Meqenëse Erdogani drejton shtetin sipas dëshirave
të veta, është e vështirë të besohet se në referendum nuk do
të fitojë. Pas atij referendumi, atij i garantohet pozita e
kryetarit deri në vitin 2029, pra kryeministër nuk do të ketë,
por detyrat e tij, i kalojnë kryetarit. Revista gjermane Focus citon
Erdogani nga një fjalim, ku thotë se “kishim 400 shkolla
kuranore, tani kemi 1300 dhe kemi arsye të mburremi.”
Toni
kërcënues vazhdoi edhe sot nga Turqia. Pjesërisht paska pezulluar
marrëveshjen mbi refugjatët dhe nuk pranon refugjatë nga Greqia,
siç parashihej me kontratën e nënshkruar me Davutoglun. Me
largimin e këtij të fundit, Erdogani u shndërrua në despot të
vërtetë dhe tani i kërcënohet BE-së, madje parashikojnë
edhe luftëra fetare në Europë. Sipas qeverisë turke Europa nuk
është demokratike, por Turqia. Davutoglu depërtonte në mënyrë
më suberzive dhe diplomatike, Erdogani e bën me agresivitet.
Sipas
agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, Cavusoglu duke iu
drejtuar BE-së paska thënë: "Ju po çoni Europën drejt
greminës", dhe vazhdon tutje se "së shpejti mund të
fillojnë luftëra fetare në Europe dhe ato do të fillojnë."
Focus
citon edhe këto mendime të ministrit turk: "Ju do të
tërhiqeni nga diskursi juaj komandues. Turqia urdhëron. Turqia
është "Umeti", komuniteti botëror i “dy miliardë”
myslimanëve. "Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të flisni
me Turqinë me ton komandues. Ju duhet të flisni me sjellje të
mirë, ju mund të luteni për diçka."
Ne nuk
mund të merremi me ta, thua se jemi parazitë. Turku nuk është
askund parazit."
Në
anën tjetër Gregor Gisy, kryetar i së majtës europiane deklaroi
se ai mund të imagjinojë NATO-n pa Truqinë. Në Hollandë iu
ndaluan fushatat. Tani edhe në Hannover të Gjermanisë, por në
disa vende i është lejuar, me kusht që Qeveria turke të mos
krahasojë Gjermaninë e sotshme me atë të nazizmit. Nervoza e
qeverisë turke dhe sharjet që po artikulojnë, flasin edhe për
mundësi të mosvotimit të propozimeve për ndryshime kushtetuese.
Hollanda sot ishte më konkrete me turqit e atjeshëm duke kërkuar
prej tyre të zgjedhin se ku dëshirojnë të jetojnë.
Si
do të përfundojnë raportet me BE-në nuk dihet, por se demokracia
turke nuk do të jetë ajo që ishte dhe se do të zhduket kemalizmi,
tani më shihet. Diku para tri javë ishte në Gjermani kryeministri
turk dhe pat kërkuar ndihmë për ndalimin e rënies së ekonomisë
si dhe kthimin e turistëve gjerman, që pushtojnë tani kryesisht në
Spanjë.
Europa
ka tre kundërshtarë të mëdhenj dhe nëse mbijeton sulmet, atëherë
do të dalë me e fortë. Putini, Erdogani dhe Trump, sa i përket
Europës, janë në një linjë. Ata nuk duan një Europë të
fuqishme, por të fragmentarizuar, sepse ashtu mund ta sundojnë më
lehtë.
Me
këta tre despot, politika është shndërruar në një cirk
planetar!
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Shtatë parimet e dashurisë
Hijedritat e jetës
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen