“Jemi turrur pa menduar sa duhet e si duhet
për turret! Jemi vonuar shumë, pamatshëm shumë në histori. Jemi vonuar në të
gjitha fushat e jetës shoqërore e të krijimtarisë shpirtërore. Nuk i kemi
përjetuar kur duhet, si duhet dhe sa
duhet as Rilindjen e Humanizmin Evropian, as Racionalizmin, as Iluminizmin,
as Romantizmin, as Realizmin e as prirjet Moderne. Jemi vonuar të bëjmë shtetin
kombëtar dhe jemi vonuar të bëjnë gjuhën e njësuar letrare kombëtare, gjuhën
standarde. Jemi vonuar të urbanizohemi dhe jemi vonuar të emancipohemi.
Prej feudalizmit oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin.“
Prej feudalizmit oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin.“
Pra jemi turrur pa menduar mirë si duhet të turremi dhe pse të
turremi. A je turrur Ti që po lexon këtë
reagim? Sigurisht jo! As unë jo! A janë turrur 1.4 milion votues? Jo! E pse thotë
jemi turrur të gjithë? Për ta shpërndarë fajin te të gjithë dhe për të shëlbuar
ata që mendojnë vetëm për karrierën. Sikur t’i sulmonte ata që ka ngritur vet
në piedestal, mund të fitojnë në zgjedhje ata që urren akademiku. Kjo mund të
jetë arsyeja.
Pse kjo gjendje? Sepse qenkemi vonuar shumë, pamatshëm shumë
në histori. E pse qenkemi vonuar ne, ose pse neve na paska ikur autobusi? Sepse
nuk paskemi përjetuar disa periudha letrare, filozofike dhe iluminizmin. A kanë
përjetuar këtë fqinjët tanë? Jo! A janë në derexhenë tonë? Jo! Pse? Sepse ata
nuk kanë akademik që mbështet obskurantizmi!
Pse? Sepse ata luftonin pabarazinë gjinore qysh herët. Sepse
një komb i ekuilibruar nuk bëhemi kurrë, derisa kemi pabarazi brenda familjes! Sepse
familjet e shëndosha prodhojnë komb të urbanizuar! Po autori i atij fjalimi, a ka
vënë në spikamë atë primitivizëm barbar familjar? Jo! Në mijëra faqe, nuk ka
trajtuar kurrë si anomali sociale. Ai madje
rekomandon të gjitha besimet fetare dhe thotë: „Të gjitha fetë janë të mira!“ Çfarë domethënë kjo? Ai mendim tregon
katërçipërisht se Kantin nuk ka lexuar kurrë, ose nuk ka kuptuar kurrë dhe nuk
ka mësuar kurrë parimin kryesor, që është themeli moral i koncepteve të një
shoqërie të ngritur: Imperativin Kategorik! Mos rekomando kurrë një parim, një
lajtfjali, të cilën nuk do të kishe dashur të bëhet ligj për të gjithë! “vepro
vetëm sipas atij parimi që në të njëjtën kohë, do ta dëshiroje të bëhet një
ligj universal. Ose, “puno në atë mënyrë që parimi i punës tënde të bëhet parim
i punës i të gjithë njerëzve. Ose, “ vepro në atë mënyrë që të trajtosh njerëzit
si edhe veten, gjithmonë si qëllim, kurrë jo si mjet!”
Ai
është ateist, por rekomandon nënshtrimin dogmës, në kundërshtim me Racionalizmin
e Descartit dhe Spinozës, në kundërshtim me Empirizmin e John Lockeut, në
kundërshtim me Gottfried Wilhelm Leibniz në kundërshtim me Realizmin, në
kundërshtim të plotë me Iluminizmin, në kundërshtim të plotë me Pierre Bayle, Voltaire,
Rousseau, Danone, David Hume dhe Immanuel Kantin.
Ai nuk akuzon kriminelët, por popullin, jo individët, për
vonesat gjersa predikon vonesën! Popujt që nuk turren, mbeten prapa. Njeriut,
jo kafshës, nga evolucioni i është imponuar turrja.
Rousseua nuk thoshte të gjitha religjionet janë të mira, por
ishte kundër edukatës autoritare, kundër klasave në shoqëri, kundër monarkisë,
kundër autoritetit të kishës, kundër bashkëshortësisë, thjesht, kundër çdo riti
në epokën e vet sepse nuk ishte në shërbim të kohës, por mendonte për të
ardhmen dhe si pasojë, vazhdimisht lëshoheshin fletëarreste nga disa shtete, si
dhe nga kisha.
Ai që thotë se popullit është turrur, se është vonuar, është konformist
vetëqeverisës, konformist stalinist dhe pastaj konformist i anarkisë. E pastaj
nuk lexohet në Perëndim, natyrisht se nuk lexohet, sepse shkrimi tij prej tetë
faqeve, ka mundur të shkruhet në një apo dy faqe. Përsëritjet dhe sinonimet e
shndërrojnë në fjalim politik, ku plotëson të gjitha kushtet, teknikat, që
përkufizojnë psikologët për bisedën, ose mënyrën si flitet nga një tribunë.
Ku qenkemi vonuar akoma? Qenkemi vonuar me gjuhën standarde! A
kanë kurdët gjuhë standarde? Jo, nuk kanë! E pse? Arsyen dinë edhe analfabetët!
Në Turqi kurdët përdorin alfabetin latin. Në Iran dhe Irak kurdët përdorin një
alfabet arab, të cilit i janë shtuar zanoret. Në Bashkim Sovjetik kurdët
përdornin alfabetin cirilik. Para pak viteve është ndërtuar një alfabet i njësuar
kurd. Dini arsyen pse akademik? Pushtimi, akademik, pushtimi, të cilin nuk e
përmend nga dashuria kronike për osmanizmin e Erdoganit! Me këtë të fundit i rekomandon
edhe vëllazëri, duke thënë se e dëshiron edhe Perëndimi. Nuk ka kuptuar një
fakt: Perëndimi nuk e donë Turqinë, por e shfrytëzon, sepse ka 60 vite që nuk i
anulohen vizat. Për interesa të vetat Perëndimi do të pranonte që ne të bëhemi
të gjithë turq! Kjo u pa me hapësirën që i lejuan Erdoganit në shtetet
shqiptare! Heshtën ashtu në mënyrë kompakte për të mos cenuar interesat e veta,
për një grusht popull, i cili nuk din as çfarë i duhet, as si duhet ta arrijë,
as nga doli, as për ku është nisur dhe kësaj hutie, këtë turr në mjegullnajë,
ka ndihmuar njeriu që mendon se është
alfa dhe omega e mendimit shqiptar!
Ai në fakt përmend në kontekst negativ një herë Perandorinë,
kur thotë se “Jemi
vonuar të urbanizohemi dhe jemi vonuar të emancipohemi. Prej feudalizmit
oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin.“
E lexuat? Jemi vonuar të urbanizohemi
dhe jemi vonuar të emancipohemi.
Prej feudalizmit oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin.“
Prej feudalizmit oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin.“
E kuptuat? Qenkemi vonuar në urbanizim pse paskemi kaluar, si
edhe të gjithë fqinjët, që nuk mbetën parak si ne, “prej feudalizmit osman në
komunizëm...” Në fakt jo nga feudalizmi
osman, por nga ruralizmi, rustikalizmi osman, kaluam në feudalizëm të Zogut.
Pas 33 viteve na pushtoi dogma ruse!
Cila
është pasoja më e rëndë? Akademiku ka fjalën: “Pasoja më e rëndë, më
tragjike e këtyre vonesave në histori është pushtimi i rreth së gjysmës së
trojeve etnike shqiptare dhe i gjysmës së popullit shqiptar prej fqinjëve
ballkanikë – Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.”
Por
jo pushtimi turk, ai nuk ishte tragjik, ai ishte plot lezet dhe plot vezirë
shqiptarë që shërbenin perandorinë gjersa shkollat dhe gjuha e atyre mercenarëve
ishte e ndaluar! Për të kuptuar përparimin e popujve, mjafton të shikohet kur
është hapur shkolla e parë dhe kur ka nisur arsimimi i grave, domethënë i
nënave, domethënë i gjysmës së kombit. Kur kemi gjysmën e popullit të
paarsimuar, urbanizimi është i pamundur. Fqinjët tanë kanë përjetuar po ato
mungesa si edhe ne, por gjendja e tyre nacionale është shumë më e mirë, më e kristalizuar
dhe me vetëdije shumë më të lartë shtetërore...
Nuk do të vazhdoj tutje sepse shkrimi është rekapitullim i
qindra artikujve që janë shkruar në kohën kur duhej. Ai vetëm ka bërë një rekapitullim,
të cilin në Gjermani nuk do ta kishte botuar as një gazetë me reklama, që
shpërndahet falas. Mungon çdo parim shkencor, sociologjik, sociopsikologjik,
çdo teknikë e ndërtimit dhe shkrimit që e shndërron në sprovë, ose thjesht në
artikull gazetaresk. Artikulli të nervozon me përgjithësime dhe përsiatje
komuniste sepse shumica e mendimeve i ngjajnë postulateve staliniste, ku
sulmohej armiku i brendshëm për të ngritur panik, por nuk përmendej askush me
emër e mbiemër. Ai akuzon popullin, akuzon të gjithë dhe thotë se jemi turrur
të gjithë. Shkrimin gjeni te faqja e Rexhep Qosjes me titull Vonesa dhe turret. Ja këtu të renditur
turret tona, ku të gjithë jemi turrur, por vetëm akademiku po na grah si
kopesë:
Jemi turrur pa menduar sa duhet e si duhet
për turret!
jemi turrur të gjithë: jemi turrur t’i kompensojmë ato vonesa
jemi turrur të gjithë: jemi turrur t’i kompensojmë ato vonesa
Jemi turrur të futemi në politikë, të
kurorëzohemi politikisht i madh e i vogël, axhami e i mplakur jo vetëm me vjet,
por edhe me dije, me mend e me përvojë!
…jemi turrur të shquhemi edhe me dëshmi të
shkruara, me diploma, me magjistratura e me doktorata.
Jemi turrur
të zhvasim e të plaçkisim sa më shumë!
Jemi turrur, shumë jemi turrur, që arsimin, që përkushtimin ndaj arsimit, ta dëshmojmë jo me…
Jemi turrur të pasurohemi, të pasurohemi sa më shpejt dhe sa më lehtë.
Jemi turrur, shumë jemi turrur, që arsimin, që përkushtimin ndaj arsimit, ta dëshmojmë jo me…
Jemi turrur të pasurohemi, të pasurohemi sa më shpejt dhe sa më lehtë.
Jemi turrur të pasurohemi duke zhvatur,
duke plaçkitur, duke u korrupsionuar, duke vjedhur, duke shfrytëzuar, duke
shkelur, duke sakatuar, kur e kur dhe duke vrarë, duke gënjyer dhe duke
mashtruar!
Jemi turrur të akuzojmë të madh e të vogël!
Jemi turrur të tërhiqemi për hunde!
Jemi turrur të rrënojmë vlerat!
Jemi turrur të masakrojmë historinë!
Jemi turrur të bëjmë prijës, madje të bëjmë prijës edhe nga ata që s’kanë treguar dhe s’tregojnë as mendje as karakter.
Jemi turrur të bëjmë fushatë zgjedhore duke folur siç s’duhet dhe duke gënjyer siç s’merret me
Jemi turrur të akuzojmë të madh e të vogël!
Jemi turrur të tërhiqemi për hunde!
Jemi turrur të rrënojmë vlerat!
Jemi turrur të masakrojmë historinë!
Jemi turrur të bëjmë prijës, madje të bëjmë prijës edhe nga ata që s’kanë treguar dhe s’tregojnë as mendje as karakter.
Jemi turrur të bëjmë fushatë zgjedhore duke folur siç s’duhet dhe duke gënjyer siç s’merret me
Jemi turrur
që qeverisjen ta bëjnë sundim sulltanor!
Jemi turrur të bëjmë çka s’duhet të jenë as Kuvendi as shteti!
Jemi turrur të shpërfillim përbashkësinë tonë!
Jemi turrur të bëjmë çka s’duhet të jenë as Kuvendi as shteti!
Jemi turrur të shpërfillim përbashkësinë tonë!
Për gjithë ato turre që akademiku jonë i
zbulon tani, janë shkruar mijëra faqe, sprova, kritika, në kohën kur
shfaqeshin, tani ai na del vetëm si përsëritës i ideve tashmë të përtypura dhe
të njohura nga çdo njeri. E liga luftohet qysh në lindje, dëmi do t’ ishte më i
vogël, por jo pasi ta kesh ndihmuar ngjitjen e saj në pushtet dhe tani të bësh rekapitullimin e aberracioneve sociale me një fjalim fund e
krye politik.
Po pse jemi në një gjendje tragjike morale?
Përveç pushtimeve
mund të jetë edhe hapësira e vogël gjeografike, ku është ushtruar një ndikim eksperimental
social nga Roma, Bizanti, Serbia, Osmanët, Kanuni, katolicizmi, ortodoksizmi,
islami, bektashizmi, stalinizmi, modernia, tani edhe vahabizmi, për të cilin
foli edhe zonja Merkel!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen