“Njëherë vizitova një mik, një drejtor, në zyrën e tij.
Përmes dritares pa ai një fëmijë më të madh, që goditi një më të vogël.
"Më vjen keq," tha ai ndërsa kërceu nga karrigia
dhe shkoi në sheshin e lojrave. Ai kapi fëmijën më të madh, e qëlloi me
një shuplakë dhe e qortoi:
"Unë dua të të jap mësime se më të vegjlit nuk
guxohet të rrihen!", i bërtiti ai.
Kur ai u kthye, i thashë përafërsisht këtë: "Nuk
besoj se fëmijës i mësove atë çfarë ti dëshiroje. Unë dyshoj se në vend të
kësaj, i mësove të mos rrah më të vegjlit, kur një më i fortë mund të të shoh,
si për shembull drejtori i shkollës!”
Përveç kësaj, ndoshta edhe ke vërtetuar mendimin e tij,
se të vegjlit duhet të rrihen, nëse prej tyre dëshirojmë diçka!”
Në situata të tilla, unë rekomandoj që fëmijës, që i ishte
i dhunshëm, t’i dhuroj empati. Kur unë shoh
një fëmijë duke rrahur dikë, pse ai e paska sharë për shembull, do t’i thosha
këtë:
"Kam përshtypjen se je i zemëruar, sepse dëshiron të
trajtohesh me më shumë respekt."
Nëse me hamendjen time kisha të drejtë dhe fëmija
vërteton atë, atëherë do të shprehja ndjenjat, nevojat dhe kërkesat e mia në
këtë situatë, por pa e paragjykuar atë:
"Unë jam i pikëlluar, sepse dua që ne të gjejmë rrugë
tjera për të fituar resepket pa i bërë armiq njerëzit tjerë. Të lutem, më
thuaj, nëse mund të bashkëpunosh me mua për të gjetur mënyra të tjera si të
fitohet respekti që ti dëshiron.
Marshall Rosenberg, "Komunikimi i padhunshëm"
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Çfarë mësojmë nga kjo ngjarje?
Duke menduar
se po edukojmë të voglin, në fakt atij i mësohet se rrahja është e mirë, por
duhet të jesh më i fort apo të kesh kujdes se ku e bënë, siç thotë autori.
Meqenëse
fëmija më i madh rrah më të voglin, disi mund të arsyetohet, janë fëmijë, por
kur i rrituri rrah, në këtë rast pedagogu, drejtori i shkollës, ose prindi,
atëherë aty mësimi merret përgjithmonë se qëllimi në jetë arrihet me dhunë.
Shkollat e tilla, ose familjet,
prodhojnë njerëz asocialë, vulgarë, agresivë, jotolerantë, kriminelë dhe rrugaçë!
Sikur ai
drejtor të kishte menduar vetëm pak si duhet, atëherë do të kishte kuptuar se
pikërisht atë që bëri ai vet, e bëri edhe fëmija i pezmatuar apo i paedukuar!
Sipas logjikës së tij, një më i fortë se drejtori, do të kishte të drejtë ta
rrihte atë, duke i thënë: “Nuk rrihet më i dobëti!”
Përdorimi i
dhunës nuk është asgjë tjetër, por kapitullim i mendjes së shëndosh! Ai që
përdor dhunë, ai nuk edukon, ai shkatërron!
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë këtu mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë ose përmbledhjen me poezi: Hiedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen