Ne nuk jetojmë për të besuar, por për të mësuar.
Të dish dhe të mos bësh asgjë, është e
barabartë si kur nuk di asgjë!
Gjatë zemërimit të papërmbajtur, njeriu
humb inteligjencën.
Ki kujdes me veten dhe me të tjerët! Merr
përsipër përgjegjësinë për veprimet Tua!
Ji i vetëdijshëm se një dëshirë e paplotësuar
ndonjëherë mund të jetë një rastësi e mrekullueshme, edhe nëse nuk duket kështu
në fillim.
Mëso rregullat më mënyrë që të dish,
kur mund t'i thyesh ato sa dhe si duhet!
Mos lejo që një grindje të shkatërrojë
një miqësi!!
Nëse ke bërë një gabim, pranoje dhe
menjëherë ndërmerr gjithçka për të kompensuar atë.
Kalo me veten çdo ditë ca kohë!
Prano të rejat, por gjatë asaj ecurie,
mos harro vlerat Tua!
Mos harro se nganjëherë heshtja është
përgjigja më e mirë!
Jeto një jetë të ndershme dhe të mirë. Kur
shikon prapa në pleqëri, do të ndihesh i lumtur.
Kujdesu për një atmosferë plot dashuri
në shtëpi! Ajo krijon themelin për jetën Tënde.
Gjatë një konflikti me të dashurit Tu,
lëre të kaluarën anash dhe qasju vetëm situatës aktuale!
Lejo të marrin pjesë edhe të tjerët në dijen
Tënde, sepse kështu do të fitosh pavdekësinë.
Ushtro maturinë kur është në pyetje
Toka!
Një herë në vit vizito një vend, ku nuk
ke qenë kurrë!
Ki mendjen, marrëdhënia më e mirë është
ajo në të cilën dashuria Jote, është më e madhe se sa ajo që Ti kërkon për
vete.
Mat projektet e realizuara me atë se
nga çfarë duhej të hiqje dorë për t’i arritur ato.
Kur humb në jetë, gjithmonë pyete veten
se çfarë mund të mësosh prej asaj humbje.
Përkushtoju dashurisë dhe gatimit me pasion
të plotë dhe përpjekje të pandërprerë.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen