ZDF,
Spiegel dhe disa gazeta tjera, shenjën e shqiponjës nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës,
e cilësuan si provokim! Merreni me mend, hiç më pak se provokim. Njeriu mund të
irritojë kundërshtarin në fushë, pse treguaka identitetin e vet, edhe pse ata
lojtarë shqiptarë, në gjoksin serbe, shohin provokimin antishqiptarë dhe anti i
të gjitha kombeve, që nuk deshën, që nuk pranuan kurrsesi të jetojnë me Serbinë
dhe që me gazepe e luftëra, u shkëputën nga nacional-fashizmi serb.
Ata
që pezmatohen pse është bërë shenja e shqiponjës, ata janë pro serb, ose
urrejnë shqiptarët, ose, janë idiotë naivë. Mundësi tjetër nuk ka, ku mund të
klasifikohen! Njeriu duhet të jetë vërtetë i sëmurë për të perceptuar simbolin
e një flamuri si provokim! Ai që është ndjerë i cytur, i zemëruar, vërtetë ka
një problem të madh psikik dhe nevojë për një terapi!


Edhe
neve nuk na pëlqejnë katër “SSSS” e Serbisë, jo pse janë dy “Së” më shumë se të
Hitlerit, por se për shqiptarët, ato ishin edhe më kobzeza, më tmerruese dhe
kanë shkaktuar një traumë kolektive me dëbimin e gjysmës së popullsisë. Dy “SS-të” e Hitlerit ishin disa vite te ne,
kurse katër “Sëtë” e Serbisë, disa dekada.

Ne
kemi një problem të madh tani. Si të ndalojmë atë krenari shqiptare, vetëm për
të ndikuar në shërimin e atyre, që e konsiderojnë provokim, ose ishte ndoshta mënyra
më e butë për të fshehur një mosdurim, ose një problem që kanë ata me
ekzistencën tonë, me suksesin e shqiptarëve!


Sidoqoftë faleminderit
Granitit, Xherdanit, Valonit dhe Xhemalit, që më detyruan diku pas 30 viteve të
shikoj një ndeshje futbolli! Adhurojeni dhe nderojini vendin, që ju rriti dhe shqiponjën
që ju ngriti! Shqiponja vështron nga lartë, jo nga poshtë, prandaj, mos u
brengosni kurrë pse ju ofendojnë edhe shqiptarët. Jetoni jetën tuaj! Ajo është
vetëm e juaja dhe nuk duhet t’i jepni askujt llogari! Njerëzit shajnë, sepse
nuk dinë se çfarë të bëjnë me jetën e tyre!
------------------------

Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni: Letër burrave, tregime dhe sprova, romanin, Ngjyrat e dashurisë me Kanunin erotik, (vetëm për të rritur) ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
------------------------

Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni: Letër burrave, tregime dhe sprova, romanin, Ngjyrat e dashurisë me Kanunin erotik, (vetëm për të rritur) ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen