Ne nuk je urrejmë!
Gabim e keni! Jemi të lumtur,
shumë të lumtur pa
shtetin serb. Tani kemi edhe ëndrra,
kur ishim me ju,
kishim vetëm makthe! Thjesht,
ju që alarmoheni për simbolikën
e flamurit, jeni për keqardhje!
E keqja është shumë
fish më e madhe, kur fqinji gjendet
në atë derexhe. Si
shteti serb! Ja, kjo është arsyeja,
pse ndjejmë keqardhje
për ju!
Për Serbinë ndoshta ishte
„provokimi“ i parë jashtë, por shteti serb duhet të kuptojë, se do t‘i
shërbehen vazhdimisht, jo vetëm me shqiponjën, që e urrente në Kosovë dhe tani
i shfaqet para turinjve në mes të Rusisë, por do të zemërohet edhe në shumë fusha
tjera!
Qindra mijëra shqiptarëve, shteti
serb, u ka shkaktuar tragjedi; i dëboi, i deportoi dhe ata, kanë qindra mijëra
fëmijë, që sot apo nesër, do të bëhen të famshëm dhe, elita nacionaliste serbe,
do të gjejë gjithmonë ndonjë “argument” për të quajtur një gjest shqiptar si
„provokacija!“
Shteti serb do të vetëdijesohet,
kur të turpërohet për projektet e shfarosjes së shqiptarëve që nga Obrenoviqi,
Çubrilloviqi, (nga edhe sot mësoni për shqiptarët), Garashanini, Ivo Andriçit,
Dobrica Çosiqi, Rankoviçi, deri te doktrinat e Akademisë Serbe, Kishës Serbe
dhe të Millosheviqit!
Kur ju këta t‘i mësoni në shkolla
si për Hitlerin gjermanët, atëherë mund të thuhet se shteti serb ka bërë një
hap drejt civilizimit! Ju edhe jashtë përpiqeni të impononi norma tuaja, si në
vitet e 90 Millosheviqi dhe me zagarët tuaj, përpiqeni t’i ndaloni edhe
lëvizjet e duarve, sepse ju, mund të bëheni nervoz! Vuçiq, po imagjinoni edhe
Europën si Jugosllavinë dikur! Nuk bëhet kurrë!
Ne nuk ju urrejmë! Gabim e keni!
Jemi të lumtur, shumë të lumtur pa shtetin serb. Tani kemi edhe ëndrra, kur
ishim me ju, kishim vetëm makthe! Thjesht, ju që alarmoheni për
flamurin, jeni për keqardhje! E keqja është shumë fish më e madhe,
kur fqinji gjendet në atë derexhe. Si shteti serb! Ja, kjo është arsyeja, pse
ndjejmë keqardhje për ju! E pastaj, mund edhe të kuptohej disi, sikur të ishte
flamuri i Kosovës, që akoma shpurdhni për të mos e pranuar. Ne, Vuçiq, nuk jemi
të ndarë pse e deshëm, por pse ju na pushtuat!
Keni halitur veten dhe çdo gjë,
përjetoni si gjykim, si Gjykatë të Hagës, sa trajneri juaj, të pohojë se
arbitri, meriton proces për Krime kundër Njerëzimit. Cilit njerëzim? Kush nuk
iu gëzua fitores zvicerane, pos Serbisë, ndoshta edhe Rusisë?
Për t’ju urryer, ne duhet të
merremi çdo ditë me shtetin serb. Jo, nuk e bëjmë. Përpiqemi të ndërtojmë
armatë, të sjellim investime dhe të jetojmë jetën më në fund pa kontrollin e
paramilitarëve dhe armatës dhe policisë serbe. Vet fakti se ato hordhi, nuk
gjenden më në Kosovë, na ndihmon të mos kultivojmë ndjenja të urrejtjes! As të
hakmarrjes, jo!
Nuk ju urrejmë! Gabim e keni! Ne
duam drejtësi vetëm për mizoritë e shkaktuara, së paku për ata 13.500 të vrarë
dhe 3.000 të varrosur nëpër Serbi. Së
paku për ato 20.000 gra të dhunuara. Shtëpitë i kemi rindërtuar! Meqenëse shteti
juaj publikisht shpreh urrejtjen ndaj nesh, në shumë mënyra, në shumë sfera të
jetës politike dhe sociale, tani ju mendoni se edhe ne duhet të ju
urrejmë. Nuk e bëjmë Vuçiq! Nuk biem në atë gjendje primitive! Ministrat
tanë nuk futen në Serbi, si kontrabandistë në mënyrë ilegale! Nëse sukseset
tona brenda dhe jashtë, i perceptoni si dështime serbe, atëherë do të vuani
edhe këtë shekull, sepse nuk mund të çliroheni nga narcizmi, nga megalomania,
nga hegjemonia, nga ndenjja e vogëlsisë, nga urrejtja dhe përbuzja patologjike
ndaj popujve që ju rrethojnë!
E fundi i fundit, për urrejtje,
as nuk kemi kohë, e nuk kemi as dëshirë të merremi me ju! Ne ju kemi hequr qafe një herë e përgjithmonë! Brenda
kanë ngelur vetëm udbashët tuaj, që një ditë, edhe ata do të kapen! Ne punojmë,
studiojmë, këndojmë, dhe zbulojmë nëpër qendra të ndryshme të Perëndimit! Dhe,
nëse sukseset e atyre që i çrrënjosët ju, ju trishtojnë, atëherë nuk mund të ju
ndihmojë askush, pos riedukimit! Me pedagogjia moderne, me civilizim, jo me “Naçertania.”
Me çlirimi nga nacional-fashizmi, me një lloj auto-ekzorcizmi, mund t’i ktheheni botës reale dhe pastaj të gjunjëzoheni në Prekaz, si Willy Brandt në Varshavë! Deri kur të mburreni me projekte fashiste, të shkruara para Hitlerit e Musolinit, do të
keni probleme për të kuptuar botën dhe do të vuani edhe për lëvizje të duarve!
Ngjyrat e dashurisë roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen