Ju provokoheni nga flamuri shqiptar dhe kërkuat masa kundër Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës. E dini si kuptojmë ne revoltën tuaj? Njëjtë si kur një fashist gjerman thotë, se ndihet i provokuar nga ylli i Davidit të hebrenjve! Pezmatimi juaj ndaj një simbolike nacionale dhe shtetërore, zyrtare, flet për një urrejtje dhe mosdurim kronik! Për fat të keq! FIFA e paska penalizuar flamurin shqiptar!
Ishte një lojë, si edhe shumë lojëra tjera në jetë. Në gara të tilla, dikush humbë, siç nuk i pëlqen dhe tjetri fiton, sepse e meriton. Ndonjëherë nuk humb askush dhe nuk fiton askush. Ju dështuat në atë ndeshje dhe humbja është pjesë e jetës, siç është edhe fitorja. Nuk ishte çudi dështimi, as habi jo, por i pakuptueshme ishte përjetimi i tij dhe ligjërimi i padenjë për sportin. Me ato reagime, ju humbët dy herë!
Trajneri juaj, Mladen Krstajic, në pyetjen a meriton arbitri kartë të verdhë apo të kuqe, deklaroi: "Nuk do t’i jepja as kartë të verdhë, as të kuqe, por do ta kisha dërguar në Hagë. Në mënyrë që t’i bëhet procesi, siç na e kanë bërë edhe neve."
Gazeta zvicerane “blick.ch” thotë se Aleksandar Mitrovic, e tha të drejtën: «Nëse ata janë patriotë aq të mëdhenj, pse nuk luajnë për atë vend? Ata përpiqen të na provokojnë në të gjitha mënyrat e mundshme. Por ne, nuk do të zbresim në këtë nivel. Ne do të ishim shumë naivë, nëse do t'i lejonim të na shqetësojnë."
Ky ishte mendimi i dytë, i pari i trajnerit serb, i dyti i lojtarit. I aritkuluar pikërisht në atë mënyrë siç do ta kishte shprehur viktimizimin edhe Millosheviqi.
Kur lexohet mendimi i Mladen Krstajic, atëherë kuptohet, pse ata u tronditën aq shumë dhe pse një gjest të lojtarëve shqiptarë, nënshtetas të Zvicrës, e përjetuan si rrënim, si zhbërje të sedrës dhe dinjitetit serb. Madje, trajneri krijoi paralele me gjykimin e disa politikanëve të Serbisë, që kanë urdhëruar vrasjen e dhjetëra mijëra qytetarëve të ish-Jugosllavisë, që nga Sllovenia, nëpër Bosnjë dhe Kroaci dhe për të marrë dënimin në Kosovë, ku Serbia nuk e kishte pritur kurrë, sepse shqiptarët, nuk i konsideronte të denjë për të ekzistuar të lirë, dhe ishte munduar me mish e shpirt, me krejt aparatin e vet shtetëror, t’i paraqesë edhe në botë si jonjerëz, të mirë për nënshtrim ose eliminim!
Krahasimi i një gjenocidi dhe i spastrimi etnik, me një lojë futbolli, është qëndrim i guximshëm fashist. E para, në atë lojë, nuk është vrarë asnjë serb! E dyta, ai mendim flet për aftësitë kognitive të reduktuara. E treta, flet për intelektin e dëmtuar në Serbi dhe helmimin. E katërta, trajneri i Serbisë identifikohet me Millosheviqin dhe kriminelët tjerë të dënuar në Hagë dhe nuk thotë, i bënë proces kriminelëve tanë, por arbitri merituaka proces, “siç na është bërë edhe neve!” Ai, pra, konsideron veten pjesë të një identiteti të penalizuar, por sipas tij, kriminel janë vetëm ata, që janë mbrojtur nga pushtimi serb, siç besonte edhe fyryeri i Serbisë.
Trajneri ndjen veten të dënuar dhe nuk ka arritur akoma të kuptojë, se disa politikanë serbë, mund të dënohen edhe për vrasjen e sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, prandaj, ai tani, ka vetëm një dëshirë të madhe: Arbitri të dënohet për krime kundër njerëzimit! Edhe atë, për një lojë futbolli. Ata dhjetëra mijëra të vrarë, dhjetëra mijëra të dhunuara nga soldateska serbe, kanë po aq vlerë, sa edhe gjykimi i një arbitri gjatë 90 minutave të lojës së futbollit në “dëm” të Serbisë. Ai mendim tregon mungesën absolute të ndenjjes së realiteti dhe tragjedia e shkaktuar nga shteti serb banalizohet në mënyrë çnjerëzore!
Mendimi i dytë, i lojtarit serb, pse nuk luajnë për vendin e vet, (nuk përmend as emrin e Kosovës) por për Zvicrën, len të kuptohet, se ata ishin të sigurt, se pa shqiptarët, do të fitonin dhe tani pyesin, pse shqiptarët përfaqësojnë Zvicrën, jo Kosovën. E para, sporti nuk është luftë, nuk është mobilizim, ose rekrutim për të mbrojtur atdheun, por është një garë dhe njeriu luan, aty ku i konvenon më shumë dhe ku i pëlqen më shumë. E dyta, shqiptari mbetet po aq atdhedashës, edhe kur luan për Francën, për Gjermaninë, për Anglinë dhe për Amerikën. A dëshiron të dish arsyen?
Dëgjo Mitroviç, në Zvicër qenë strehuar dhe kanë jetuar edhe udhëheqësit e UÇK-ës. Ka jetuar dhe vepruar Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, tani në koalicion me serbet, sepse nuk i urrejmë. Në Zvicër qe strehuar edhe Hashim Thaçi, sot Kryetar i Republikës së Kosovës, por edhe shumë të tjerë me pozita të rëndësishme në administratën e shtetit të Republikës së Kosovës. Në Zvicër, Mitroviç, ka qenë edhe fondi “Vendlindja thërret”, edhe gazeta “Zëri i Kosovës” dhe atje, janë grumbulluar paratë për ta luftuar apartheidin e shetit serb. Ata patën ikur nga terrori i Millosheviqit. Nga kërcënimet e Milosheviqit, nga dhuna e shteti serb. Nga puna në Zvicër, Mitrovic, ka jetuar dhe jeton një pjesë bukur e mirë e popullit shqiptar! Do të kishte mjaftuar vetëm kjo, për të hyrë në skuadrën e Zvicrës!
Pra, Mitrovic, të luhet për Zvicrën, për ne, nuk është tradhti, por edhe akt patriotik, edhe shprehej e mirënjohjes për ndihmën nga qytetarët dhe shteti helvetik. Ne mbetemi atdhedashës shqiptarë edhe kur luajmë për Zvicrën, sepse moralisht ndjehemi borxh, edhe patriotë zviceranë. Jemi atdhedashës, jo sipas normave serbe, por sipas zakoneve shqiptare! Për mikun, duhet edhe të vdiset, e jo vetëm të luhet futboll!
Shqiptari, pra, edhe sikur të përfaqësonte ato shtete, që na kanë ndihmuar dhe që ndihmuan UÇK-në për t’ ju kthyer aty ku keni vendin, në Serbi, e bën me krenari të theksuar. Shkurt, një shqiptar që luan për Amerikën, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, Anglinë, Italinë, nuk e shohim si tradhti, por si atdhedashuri, si integrim kulturor dhe social në vendet mike, ku jetojnë ata. Ato vende, nuk na kanë ndihmuar me lojëra sportive, por në mënyrë konkrete, në kthimin e dinjitetit dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Gjenden edhe tani në Kosovë me ushtarë dhe nëpunës dhe na mbrojnë nga ripushtimi eventual serb. Zvicra me Swisscoy ka dërguar qindra ushtarë në Kosovë, e ne i kemi dhuruar vetëm katër lojtarë! Ja, pse ne e vështrojmë si akt patriotik të luajturi për Zvicrën! Është një mundësi modeste për t’i thënë: Danke, Merci, Grazie Svizzera!
Pse nuk ju urrejmë? Ne në vitin 2000, 100.000 shtëpitë e djegura dhe rrënuara nga armata juaj, i kemi rindërtuar me material, që vinte nga Serbia! Konsumojmë produkte serbe dhe ju sigurojmë dhjetëra mijëra vende të punës atje. Ata që i keni dëbuar dje, sot kthehen në atdhe nëpër vendin tuaj dhe nuk do ta bënin, sikur të urrenin Serbinë.
Ju provokoheni nga flamuri shqiptar dhe kërkuat masa kundër Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës. E dini si kuptojmë ne revoltën tuaj? Njëjtë si kur një fashist gjerman acarohet se ndjehet i provokuar nga prania e yllit të Davidit të hebrenjve! Pezmatimi juaj ndaj një simbolike nacionale dhe shtetërore, zyrtare, flet për një urrejtje dhe mosdurim kronik! Për fat të keq!
Zbritni poshtë se ata që ju thonë se jeni popull qiellor, ju kanë shpëlarë trurin dhe keni probleme në Tokë! Kthejuni realitetit dhe fqinjësisë së mirë, sepse Kosova nuk bëhet kurrë më Serbi! Mund të ndikoni edhe në çnjohjen e Kosovës edhe nga 100 shtete, por neve na mjafton njohja e Amerikës, Gjermanisë, Zvicrës, Anglisë dhe Italisë. Në Kosovë nuk do të ndryshonte asgjë, edhe sikur të mbetej vetëm SHBA! Aq sa më shpejtë që kuptoni peshën e tragjedisë shkaktuar popujve për rreth, aq më mirë për ju dhe për Ballkanin!
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen