Leter burrave II
“Letër
burrave”, si volum i dytë i përsiatjeve mbi gjendjen në familjen shqiptare, u
kushtohet atyre grave të pafatë, të cilat nuk patën burra, por pronarë të
trupit dhe jetës. Ata i vranë ato nëna
me thikë, me revole, me çekiç, me kazmë, apo me gjësende tjera të forta, ose i
ngulfatën. Të rrënuar shpirtërisht, ngelën fëmijët e traumatizuar, edhe atë,
nga burri i nënës. Fatkeqësisht, baba nuk kishin ata vogëlushë! Babi nuk vret
nënën e fëmijëve të vet! Ata kriminelë përfunduan në burg, kurse gratë e tyre,
janë varrosur tashmë!
Në
fillim gjendet edhe një sprovë nga perceptimi personal, si fëmijë, i tri
autoriteteve kryesore në jetë, (zotit, shtetit dhe babait) të cilët me
kërcënime, ose dhunë, merren me zhbërjen e individualitetit dhe modelimin e
njeriut sipas përfitimeve: I pari synon rikrijimin e njeriut sipas parimeve
morale të shekujve, kur dija dhe njohuritë, ishin më të pakta, se sot të një
fëmije trevjeçar. Religjioni i dëshiron të padijshëm, të nënshtrueshëm dhe vetëm
të nënshtruar.
I dyti, shteti i padrejtë, jugosllav dhe më vonë serb, dëshironte njerëz të nënshtruar dhe të nënshtrueshëm për ruajtjen e kolonisë. Kishte frikë nga liria, siç ka dhe kleri. I treti (pa lexuar kurrë një libër, ose një artikull mbi edukatën) nuk njihte dashurinë, e refuzonte atë dhe distancën emocionale, që krijonte ndaj fëmijëve, e shfrytëzonte për të krijuar njerëz vetëm sipas dobisë së vet, ose sipas pohimit e miratimit social. I pari, zoti, ekziston vetëm si alibi, e një shtrese tjetër, që jeton nga suksesi i manipulimit dhe rritjes së injorancës. I dyti, vetëm duke shtypur dhe kërcënuar. I treti vetëm duke qortuar dhe kërcënuar, ose duke përbuzur gruan e vet! Sidoqoftë, ato tri autoritete dëmtojnë aq shumë dhe pos dominimit dhe shtypjes, nuk njohin gjë tjetër! Domethënë, shteti i padrejtë dhe religjioni, dëmtojnë vetëdijen dhe shtrembërojnë realitetin në emër të një morali të rrejshëm, kurse babai despot, është ekzekutues, i cili zhbën dinjitetin gruas në shtëpi, tok me të, edhe të fëmijëve! Ky libër, si edhe i pari, është pasqyrë dhe pasojë e barbarisë mashkullore. Me këtë përmbyllet tërësia e këtyre temave sociale, që po shpërbëjnë kombin dhe u dedikohet nënave, që u varrosën pa rritur fëmijët e vet:

Zejnepes,
Dianës, Donjetës, Antigonës, Fildezes, Natashas, Manjolës, Afizes, Eltelvës,
Zhazivares, Liljanës, Lules,Shpresës, Dijes, Alketës, Lumturisë, Ildës,
Arielës, Adrianës, Vergjinushës, Elenës, Megit, Naimes, Arzes, Leonorës,
Irenës, Lahes, Shqiponjës, Rajmondës, Thëllënzës, Maries, Danes, Pranverës,
Marjanës, Fatbardhës, Fatjonës, Mirandës, Elivertës, Rolandës, Ajshes, Limes,
Azbies, Manushaqes, Ahsinjës, Nertilës, Vasililës, Valentinës, Sonilës,
Meremes,Gjystes, Mimozës, Anxhelës,Ferides, Soses, Miradies, Xhulietës, Suelës,
Elsinës, Migenës, Arianitës, Shkurtes, Almës, Fjoralbës, Fatimes, Seneadës,
Erjetës, Irenës, Fatmirës, Resmijes, Martës,
Dallëndryshes, Nurijes, Aldës, Mbarimes, Denisës, Gretës, Jonidës,
Yllkës, Zyrasë, Elidës, Brunildës,
Lidisë, Ermirës, Sevdijes, Valbonës, Elidonës, Marianës, Mariolës...
Ato nëna janë vrarë nga burra me komplekse
të tmerrshme, që refuzojnë epokën dhe të arriturat e qytetërimit dhe pikërisht
për këta parakë, është fjala edhe në këtë libër.
...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen