16.09.2018

Vdesim si frikac


Ne kemi guxim, por nuk kemi guxim për të guxuar!
Ne kemi dije, por jo dije me vetëdije!
Ne jemi ata që nuk jemi dhe nuk jemi ata që duhet të jemi, por dëshirojmë të bëhemi, ata që nuk jemi, sepse nuk jemi!

Ne kemi ëndrra, por ëndrrat i ëndërrojmë vetëm!
Ne kemi dëshira, por dëshirat i dëshirojmë vetëm!
Ne kemi synime, për të synuar vetëm!
Sepse kemi frikë dhe ne kemi frikë nga frika, prandaj jemi aty, ku nuk dëshirojmë të jemi dhe ashtu, si nuk dëshirojmë të jemi, meqë kemi frikë të jemi!

Kështu një ditë vdesim tutarak;
pa qenë Guximi,
pa qenë Dija,
pa qenë Vetëdija
dhe,
pa qenë Liria për të jetuar jetën sipas dëshirës vetjake!

Nga përmbledhja : Shtatë parimet e dashurisë, poezi

  






Keine Kommentare: