Popullit të Kosovës nuk i intereson,
kush rrënon shtetin!
Populli i Kosovës pret nga shteti,
nuk dëshiron t‘i japë shtetit!
Populli i Kosovës nuk është subjekt,
nuk është autor i jetës dhe ndërtimit të shtetit, por objekt pa ndjeshmëri ndaj
tij (përjashtim bën VV):
Kur them atë mendim të ashpër për
popullin, kam parasysh këto fakte:
Mosreagimi e tij ndaj arsimit të
mjerë, ku arsimtarët paguhen, për të fituar nxënësit vendin e fundit. Pra, vend
arsimi, ku prodhohen breza të rrezikshme pa ardhmëri
Mosreagimin për doktorata të
vjedhura dhe të blera
Mosreagimit ndaj Akademisë dhe
akademikëve pa vepra shkencore
Mosreagimi ndaj Gjykatave dhe
Prokurorive
Mosreagimi ndaj spitaleve si para
Luftës së Parë Botërore
Mosreagimi ndaj vjedhjes së madhe
nga autostrada
Mosreagimi ndaj vjedhjeve dhe
shitjeve të ndërmarrjeve publike
Mosreagimi ndaj Qeverisë me 100
ministra e zëvendës
Mosreagimi ndaj privatizimit të
shtetit
Mosreagimi ndaj kriminelëve dhe të
akuzuarve në politikë
Mosreagimi ndaj papunësisë
Mosreagimin ndaj punësimeve fisnore
Mosreagimi kundër krimit shtetëror
dhe privat
Populli i Kosovës është edhe i
papunë, por nuk ka kohë të bëhet autor i shtetit. Ai dëshiron të braktisë atë
dhe të shkojë diku, ku ka moral në politikë dhe ku ai duhet të punojë, jo të
protestoj, sepse nuk ka kohë. E pret facebooku, ku pezmatohet dhe tallet. Ku
kërcënohet dhe ku shan, por në qendër të Prishtinës nuk del!
Një popull që nuk tmerrohet kur i cenohet
ardhmëria e vendit, por acarohet dhe vret njeri nga xhelozia, nuk ndërton kurrë
shtet të së drejtës!
Për fat të keq, ky popull dëshmon se
shteti nuk i intereson aspak! E as fëmijët e tij, që nesër duhet të ikin për të
vdekur në ndonjë cepë të botës! Sepse babai dhe nëna e tij, nuk kanë luftuar për shtet dhe
mirëqenie, por kanë duartrokitur dhe pranuar vjedhjen e tij duke prodhuar disa
milionerë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen