22.09.2018

Sa ushtarë kishte UÇK


Thaçi: UÇK s’ka pasur më shumë se 13-15 mijë ushtarë, të shikohen listat e IOM-it.

“Nëse m’pyet mu sinqerisht, edhe sinqerisht po ta them, nifar mesatarje ku çdo vendbanim në zonën ku kam luftu është mobilizu e kanë marrë armë. Lirisht shifra del mbi 30 mijë veç në Dukagjin nën armë. Nën armë, tu bo roje, tu bo aktivitet, tu punu...” R. Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi: “UÇK-ja kishte 12 mijë e 700 ushtarë ...”
Kadri Veseli i beson Selimit se UÇK-ja kishte vetëm 12.700 ushtarë.

Jakup Krasniqi: UÇK s’mund të ketë pasur më shumë se 13 mijë ushtarë.

Njëri prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Arif Muçolli: “...në asnjërin rast shifrat nuk kishin shkuar më shumë se 20 mijë ushtarë të UÇK’së.”

Sipas komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), i kishte rreth 20 mijë ushtarë.

Mars 2015: njëri nga komandantët e UÇK-së, Sadik Halitjaha ka theksuar se numri i atyre që do t’ju njihet statusi i veteranit do të jetë rreth 30 mijë ndërkaq 38 mijë të tjerë do të mbesin pa status.

Qershor 2016: “Sipas njoftimi të djeshëm të Qeverisë, në Kosovë dolën të jenë 46,230 veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fakt, shifra 25,723 është më e sakta!”

Ambasadori amerikan Delawie: “I kemi hulumtuar arkivat në Uashington dhe Kosova kurrë nuk ka pohuar që ka pasur me shumë se 15 mijë luftëtarë të UÇK-së.”

KFOR-i vlerëson se në vitin 1998 kishte rreth 15,000 anëtarë të UÇK-së dhe se do të kishin qenë rreth 20,000 në fund të luftës. Në demobilizimin e UÇK-së në fund të vitit 1999, fillim të vitit 2000, që lidhej me mundësinë e marrjes së ish pjesëtarëve të UÇK-së në TMK, 25,000 shqiptarë të Kosovës u lajmëruan si ish-anëtarë të UÇK-së.