1.
Delegacioni kosovarë
shkoi në SHBA, bëri sfilatë, gazoi dhe ku mundi, fotografoi veten duke
përforcuar marrëdhëniet private! Këto fotografi, bëheshin për të mrekulluar
tregun e brendshëm.
Për atë rrospillëk,
Kosova pagoi çdo natë 41 dhoma hoteli! Dhe, të gjithë ata atdhetarë, që u
shkarravitën atje, dëmtimin e buxhetit, konsiderojnë sakrificë për Kosovën!
Kryetari ishte me
shoqen dhe dy bartës të xhaketave. Ramushi vet i 37! Tridhjetë e gjashtë i mori
me vete për të bartur valixhet me kravata dhe me çanta të grave Gucci!
Kosova duhet ta falënderoj,
se nuk mori krejt qeverinë dhe 300 këshilltarët. Ramushi din ta bëjë edhe këtë.
Ai me luftë para vitit 2000, ka fituar licencën për t'ia bërë Kosovës atë punë
si i pëlqen atij!
Morali i politikanëve kosovarë sot është nën atë të moralit në grave në
Shtëpitë Publike në Gjermani, që paguajnë rregullisht tatime dhe kontrollohen
rregullisht nga mjeku! Politikanët shqiptarë nuk kontrollohen nga askush dhe
populli u kënaq me këtë pornografi institucionale!!!
2. Prindi si
shkatërrues i së tashmes dhe rrënues i ardhmërisë!
Studimi për Shqipëri
"7 në 10 fëmijë
të moshave 8 deri në 18 vjeç pohojnë se kanë përjetuar të paktën një formë
dhune, ndërsa 8 në 10 prindër pohojnë se kanë përdorur dhunën si mjet
disiplinimi!"
Studimi kanadez: Te
fëmijët e rrahur truri zhvillohet më ngadalë dhe janë më të dobët në shkollë!
Të rrahurit ndikon në rënien e inteligjencës!
Ja pse kemi elitë
politike pa dinjitet, pa vetëbesim, vasale dhe kryesisht maskarenj! Vetëm në 30
vende të botës është e ndaluar dhuna ndaj fëmijëve. Ato vende prodhojnë sot çdo
gjë me vlerë, që blejnë popujt e rrahur!
“Ne e urrejmë të ligët
jo vetëm sepse na lëndojnë, por sepse janë të ligë.” Jean-Jacques Rousseau
(1712 - 1778)
Rrihni çdo ditë! I
keni zënë ngushtë dhe nuk kanë ku të shtojnë, e as nuk do të jenë në gjendje të
mbrohen!
3.
Është më mirë të jesh i varfër, se sa të të jesh pjesë e një elite politike të varfër nga mendja! Kombi shqiptar ka sot më shumë politikanë, që meritojnë burgun, se sa pozitën!
4.
Njëqind ministra dhe zëvendës, me mbi 300 këshilltarë, nuk është qeveri, por kriminalitet i organizuar !
3.
Është më mirë të jesh i varfër, se sa të të jesh pjesë e një elite politike të varfër nga mendja! Kombi shqiptar ka sot më shumë politikanë, që meritojnë burgun, se sa pozitën!
4.
Njëqind ministra dhe zëvendës, me mbi 300 këshilltarë, nuk është qeveri, por kriminalitet i organizuar !
Letër burrave (I)
Ngjyrat e dashurisë, (roman me Kanunin erotik, vetëm për të rritur)
Hijedritat e jetës, përmbledhjen me poezi
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen