Burrat homofobikë kanë një sekret. Një sekret, kaq të errët
dhe të ngarkuar me turp, që ata deri tani e kanë ruajtur si një thesar të
humbur. Mirëpo, më në fund, shkenca ka arritur ta zbulojë: njerëzit që
urrejnë homoseksualët, ndihen të tërhequr prej tyre.
Një studim i ri, i botuar në “Journal of Medicine Seksual”, thotë
se meshkujt homofobikë, mund të jenë të interesuar në dashuri me gjininë e njëjtë.
Studiuesit në Universitetin e Gjenevës testuan një grup
njerëzish, që në testet e mëparshme, ishin dëshmuar si homofobë, si dhe burrat,
që nuk kishin asnjë qëndrim negativ ndaj homoseksualëve. Studiuesit dëshironin të
kuptojnë, a ishte e vërtetë se meshkujt, që konsideronin veten homofobikë, reagojnë
me refuzim ndaj stimulimit, eksitimit homoseksualë.
Shkencëtarët matën lëvizjet e syve
Në eksperimentin e tyre, shkencëtarët u treguan personave që
testoheshin fotografi të natyrës homoseksuale dhe heteroseksuale. Në mes shihej
një çift heteroseksual dhe një çift homoseksual. Pastaj lëvizej një figurë
njerëzore, që largohej nga mazhi.
Gjersa pjesëmarrësit vështronin fotografitë, mateshin lëvizjet
e syve të tyre. Shkencëtarët dëshironin të kuptojnë, se sa gjatë vështronin personat
që testoheshin në mes të fotografisë.
Në një test të dytë, pjesëmarrësit duhej të vlerësonin
fotografitë e çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale. Përsëri shkencëtarët
matën sytë se në cilën imazhi ata vështronin më gjatë.
Rezultati ishte i qartë: "Burrat me një qëndrim të
lartë negativ ndaj homoseksualëve, vështronin çiftin homoseksual shumë më gjatë,
se sa çiftin heteroseksual", raportojnë studiuesit.
Njerëzit homofobikë shpesh janë homoseksualë!
Me zbulimin e vet, Universiteti i Gjenevës nuk është i vetmi.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Rochester në Nju Jork, Universiteti i
Kalifornisë dhe Universiteti of Essex, kanë konstatuar qysh në vitin 2012, se
njerëzit homofobikë, janë më shpesh vet homoseksualë.
Netta Weinstein, një profesoreshë në Universitetin of Essex
dhe autore kryesore e studimit, tha se këta individë, "mund të ndihen të
kërcënuar nga shkolla dhe lezbiket, sepse homoseksualët, u sjellin atyre ndërmend, prirjet e tyre të ngjashme."
Shqipëroi nga Huffingtonpost LB
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen