Shtypi gjerman njofton gjerë e gjatë
për librin e fundit të Stephen Hawking, që sapo doli në shitje. Dijetari madh ka vdekur në mars dhe nga arkivi i tij,
publikohet libri: “Përgjigje
të shkurtra për pyetjet e mëdha!”
Në atë libër, ai u ishte përgjigjur
pyetjeve fondamentale të njerëzimit: për jetën në planetë tjera dhe
rekomandimin e tij për të mos dërguar sinjale drejt tyre, sepse mund të
kalojmë, si indianët e Amerikës me ne, pastaj për rrezikun nga inteligjenca artificiale,
për parashikimin e ardhmërisë, për udhëtimet kohore me përkuljen, lakimin e universit,
parashikimin e ardhmërisë dhe çështje tjera. Nga mungesa e kohës, përktheva nga
Revista
Focus vetëm fragmentin për ekzistencën e perëndisë, dhe pse ai është i
bindur, se zoti, nuk mund të ekzistojë:
Jo, thotë Hawking – dhe ofron një
bazë shkencore fondamentale për qëndrimin e tij ndaj religjionit. Vendimtar për
atë bindje është zbulimi i ligjeve të natyrës. Sepse ato ligje tregojnë, a kemi ne nevojë për
një zot për të shpjeguar universin. Nëse pranojmë se ato ligje janë të
pandryshueshme, menjëherë do të shtrohej pyetja vijuese: çfarë roli i mbetet atëherë
perëndisë?
Fusha e vetme që i ka mbetur dhe
që mund ta pretendojë akoma religjioni,
është origjina, krijimi i universit. Për të, është e qartë se ai u krijua
vetvetiu në mënyrë spontane: Ai thjesht u shfaq në Big Bang (shpërthimin
e madh ) nga asgjëja, pa shkelur ligjet e
njohura të natyrës. Pyetjen se ka krijuar zoti universin, ai e konsideron të
pakuptimtë. Sepse para big bangut nuk
ekzistonte koha, kështu që nuk gjendje koha në të cilën perëndia do të kishte
mundur të krijojë universin.
Kjo shpien te pyetja: A ka
krijuar perëndia ligjet kuantike, që e bënë të mundur big bangun? Ai është "i
bindur se shkencat natyrore japin një shpjegim më logjik dhe bindës sesa një
krijues hyjnor", - përgjigjet Hawking. Nga të gjitha ato, ai arrin në
përfundimin se nuk ka zot, prandaj me gjasë nuk ka parajsë dhe nuk ka jetë pas
vdekjes. "Por ekziston një mënyrë në të cilën jetojmë: në ndikimin tonë
dhe në gjenet tona, që kalojmë tek fëmijët tanë", është kredo e tij.
"Kemi vetëm këtë jetë për të denjuar planin e madh të universit dhe unë
jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë."
***
Libra nga Lis Bukuroca
Te lulu:
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen