- Libra nga Lis Bukuroca
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
"Pushtuesi merr çdo gjë me vlerë nga vendi i pushtuar. Ai grabit çdo gjë të çmueshme dhe popullit të shtypur, i ndalon çdo veprimtari, që do të ndikonte në vetëdijesimin e tij, madje edhe arsimimin dhe gjuhën. Një mësim mirëpo ia jep falas. Nëse nuk e dëshiron, e detyron me dhunë për ta marrë, ose me pozita e peshqeshe. Ai mësim është religjioni." Lis Bukuroca
16.10.2018
Triada e errët në punë, rrjet dhe dashuri (2)
Triada e errët në rrjet në vendin e punës
Hulumtimet tregojnë se tipare e triadës së errët, janë të ndërlidhura me
marrjen e rolit të lidershipit dhe pushtetit brenda organizatave dhe bëhet
fjalë për individë me aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, pajisur me inteligjencë,
karizëm dhe aftësi ndikimi ndërnjerëzor (Furnham & Adrian, 2010, James
O., 2013).
Në të vërtetë triada e errët është shumë e pranishme në klasën udhëheqëse
dhe menaxheriale (Amernic, J., 2010). Këta individë kanë prirje të përdorin
lehtësisht kërcënimin fizik, manipulimin, shndërrimin e njerëzve në vegla, ose
joshjen, vetëm për të arritur qëllimin e tyre.
Respekti i pakët për tjetrin, ndërlidhur me aftësinë e mangët empatike,
vetëdija e mangët morale, mungesa e ankthit dhe frikës, manipulimi dhe
shndërrimi i njerëzve në vegla, si dhe mungesa e brerjes së ndërgjegjes, bën
këta individë të paskrupullt, veçanërisht të aftë për të bërë karrierë dhe ia
dalin, të zënë pozita me pushtet dhe me sukses.
Triada e errët në rrjet
Termi "trolls" në gjuhën e internetit tregon
përdoruesit e një komuniteti virtual - zakonisht anonim - që pengojnë sjelljen
normale të një diskutimi duke dërguar mesazhe provokuese, pezmatuese, ose
jashtë temës. Shumë studime tregojnë, se këta individë, posedojnë tiparet e
personalitetit të triadës së errët, me shenja sadizmi, sjellje antisociale,
psikopatie dhe makiavelizmi (Buckels, EE, Trapnell, PD, Paulhus, DL, 2013; Nate
Anderson , 2014).
Triada e errët dhe qëndrimi ndaj gjinisë tjetër
Tani arrijmë te një aspekt shumë interesant, madje shumë delikat: efekti
që këta individët, bartës të tipareve të errëta, kanë në gjininë tjetër.
Studimet tregojnë se individët, që karakterizohen me triadën e errët të
personalitet, shfaqin triadë strategjike më të shpejtë të shoqërimit
dhe më sipërfaqësorë, sesa të tjerët dhe kanë të sukses për një periudhë të
shkurtër: ata mbledhin në fakt shumë partnerë seksualë, kanë një prirje të
shquar për seks rastësor dhe për të zëvendësuar një partner me
një tjetër ( Jonason PKet al., 2009), ata nuk kanë kërkesa të mëdha në
zgjedhjen e partnerit (Jonason PK et al., 2011), tregojnë një prirje për të
"vjedhur" partnerët e tjerëve (Jonason PK et al., 2010), dhe kanë një
qasje pragmatike, sipërfaqësore "përdor e hedh" për
lidhjet e dashurisë (Jonason, PK dhe Kavanagh, P., 2010).
Këto aspekte janë të lidhur edhe me karakteristikat e tjera, që shpesh
bëjnë këta partnerë tundues dhe të dëshirueshëm, sidomos nga ana e partnerëve
të brishtë, të mërzitur, të zhgënjyer me jetën sentimentale, profesionale, ose
me jetën në përgjithësi, ose që gjenden në kërkim të emocioneve, të
ndryshimeve dhe që ndjejnë nevojë për të qenë të dashur prej dikujt dhe të
rëndësishëm.
Individët me "triadë të errët" në fakt shpesh tregojnë kujdes të
madh për pamjen e tyre fizike dhe veshje, inteligjencë dhe joshje (ata dinë
të jenë të shkëlqyeshëm dhe argëtues), manipulim (janë në gjendje të kuptojnë
saktësisht se çfarë dëshiron dhe pret partneri prej tyre dhe ata dinë si të
marrin atë që duan), impulsiviteti dhe dashuri të rrezikshme (trullos partnerin
në një vorbull të emocioneve dhe e bëjnë të ndjehet i veçantë dhe i dëshiruar),
dhe kanë tendencë për abuzim të substancave (Jonason PK et al., 2010), si dhe
vetë-kontroll i dobët ( Jonason, PK Et al., 2010).
Mbeten, megjithatë, individë të ftohtë, oportunistë, shfrytëzues dhe pa
respekt për tjetrin (PKE Jonaszon Webster GD, 2012;. Jonason PK et al, 2012),
dhe është më mirë t’i njohim dhe të mos hyhet me ta në një marrëdhënie, nëse
jo, në një dashuri kalimtare, aventurë argëtuese erotike, e cila së shpejti,
rrezikon të shndërrohet në një përvojë të dhimbshme, abuzive dhe dezorientuese.
Dr. Annalisa Barbier, hulumtuese e
neuropsikologjisë, docente universiteti, Romë
Nga italishtja Lis Bukuroca
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen