Letër burrave është një libër me tregime
dhe sprova i botuar së fundmi nga Lis Bukuroca, shkrimtar nga me të
angazhuarit në letërsi. Ndryshe nga herë të tjera, Bukuroca i cili shpesh prek
temën e grave dhe pandjeshmërinë ndaj tyre, në këtë libër, autori nga me të
lexuarit shqiptarë, ka zgjedhur t’i drejtohet gjinisë mashkullore.
Ky libër në rend të parë u
rekomandohet për lexim djemve, që nuk janë të martuar, pastaj atyre që janë të
martuar dhe kanë akoma fëmijë nën kujdestari, por edhe pleqve. Këtyre të fundit
jo pse duhet të mësojnë si duhet trajtuar me dashni familja, por sëpaku të
kërkojnë ndjesë për gabimet e tyre, para se të varrosen. Natyrisht se nuk janë
të gjithë, por kemi mjaftë që duhet të pendohen.
Ata pikësëpari t’ u kërkojnë
të falur grave të tyre, që gjalluan, por nuk jetuan kurrë jetën e vet, pastaj
edhe bijave, por edhe djemve, që i shndërruan në burra, që nuk mund të kuptojnë
gruan”Libri sapo është publikuar
dhe e gjeni në Amazon./ E B -dritare.net
Burimi, dritare
----------------------------------------
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te lulu
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen