Pas vdekjes së trurit gjithçka përfundon.
Vetëdija është zhdukur dhe njeriu nuk ndjen asgjë. Por a është kjo e vërtetë?
FOCUS Online paraqet katër fakte që shtangin në lidhje me temën e përvojës afër
vdekjes*.
1. Vetëdije më e gjatë
Studiuesit mendonin se 30 sekonda
pas pushimit të rrahjes së zemrës dhe qarkullimit të gjakut, njeriu nuk është
në gjendje të përkapë asgjë. Megjithatë, shkencëtarët ishin në gjendje të tregojnë se kjo nuk është
gjithmonë e vërtetë. Te një punonjës social 57-vjeçar nga Southampton, u dëshmua
një distancë më e gjatë e vetëdijes, sepse ai kishte dëgjuar dy herë pip-sinjalet e aparatit, i cili tingëllon në një
interval prej tre minutave.
2. Testi me minjtë
Pasi të ndalet zemra, funksioni i
trurit për një kohë të shkurtër rritet shumë. Këtë gjetën hulumtuesit e
Universitetit Miçigan në një studim mbi minjtë. Funksioni i trurit i të gjithë
minjve të shqyrtuar, ishte rritur ndjeshëm për një kohë të shkurtër pas pushimit
të zemrës.
3. Dallimet kulturore
Kur përjetohet përvoja afër vdekjes,
ka dallime kulturore. Kjo është të paktën teza e profesorit të sociologjisë
Hubert Knoblauch. Ai është i mendimit se të gjitha përvojat lidhen me proceset
autobiografike dhe kulturore të trurit. Në studimet nga kulturat tjera, ai
zbuloi se një grua në Indi kishte hipur mbi një lopë dhe me të udhëtonte drejt parajsës, ndërsa një amerikan kishte
shkuar në parajsë me një taksi të verdhë.
4. Kujtimet e harruar
Kardiologu britanik Sam Parnia vë
në dukje se shumë njerëz gjatë përjetimit të përvojës afër vdekjes, tregojnë
aktivitete shpirtërore, por humbasin kujtesën e tyre gjatë fazës së
rimëkëmbjes. Arsyet për këtë mund të jenë lëndimet e trurit ose narkotikët
qetësues që i bëjnë kujtimet të zbehen. Kjo u dëshmua me rezultatet e studimit që
quhej "Studimi -Avare."
Revista gjermane Focus, 06.05.19,
nga gjermanishtja, Lis Bukuroca
https://www.focus.de/gesundheit/videos/studien-zu-nahtoderfahrungen-verblueffende-fakten-ja-es-gibt-ein-leben-nach-dem-tod-es-dauert-nur-wenige-minuten_id_6571708.html
Me “përvojën afër vdekjes”, mendohet në raportimin që bëjnë njerëzit
pasi që janë shpallur të vdekur, por që rikthehen dhe tregojnë për përjetimet e
tyre.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen