04.05.2019

Nuk kam pasur dëshirë të lindem


Unë nuk kam pasur dëshirë të lindem,
as kam dëshirë të vdes,
por meqenëse jam këtu,
atëherë do të përpiqem të jem si jam unë,
jo si do të dëshironte dikush të jem!

Meqenëse dikush është si dikush tjetër,
atëherë ai nuk është,
por është vetëm ai tjetri!

Dhe, nëse ti je ai tjetri,
atëherë do të jesh si ai
dhe jo si ti
dhe jo ti!

Ti ke ekzekutuar veten!
Ti nuk je më!

Poezi nga Lis Bukuroca

Keine Kommentare: