E para: "I heqim
taksat për mallrat serbe kur të kthehen mbetjet e 3.000 të varrosur nëpër
Serbi!"
Theksimi i atij barbarizmi, ku armata serbe pas ekzekutimeve ka grabitur, fshehur apo zhdukur kufomat, do të ndikonte në opinionin publik perëndimor për të dalluar edhe një herë viktimën dhe kriminelin, sepse disa vende kanë prirje të shohin Serbinë si viktimë. (Serbia ia ka dalë të dëmtojë imazhin e UÇK-së, madje edhe të punësojë agjent pranë kryetarit Thaçi, sigurisht edhe në qeveri, por edhe në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.)
Moskëmbëngulja për
kthimin e atyre mbetjeve flet për një shoqëri pa dhembshuri, për një shoqëri jo
humane, për një shoqëri pa sedër, shkurt e shqip, për një shoqëri që përfaqësohet
nga një klasë politike poçavër, zvarranikësh, që lufton për bajraktarizëm dhe
për pasurim. (Në biseda duhej vënë gishtin mbi tragjeditë e
shkaktuara nga Serbia e Millosheviqit, jo të sillemi si fajtorë, kur jemi
viktima. Vuçiqi shfaqet në takime me një dosje, Hashimi nxjerr nga xhepi një letër.)
E dyta: “Jemi të
gatshëm të nisim negociatat, kur shteti serb të kërkojë ndjesë për dhunimin e
20.000 grave nga ushtria serbe, për deportime, për tragjeditë e shkaktuar në
Kosovë dhe për vrasjen e mijëra vetave, në mesin e tyre edhe të fëmijëve. “
Cili shtet perëndimor
do të kërkonte shpërfilljen e dhunimit të grave dhe cili do të kundërshtonte
ndjesëkërkesën, kur dihet se ata pikërisht për ato tragjedi, kanë bombarduar
Serbinë?!
E treta: “Jemi të
gatshëm të pajtohemi dhe të njohim njëri-tjetrin kur Serbia të zhdëmtojë
për 100.000 shtëpi të djegura, të shkatërruara dhe për vjedhjen e pasurisë së
tundshme.”
Arsyetim
Pajtim të qëndrueshëm
nuk mund të ketë duke shpërfillur një mizori fashiste dhe duke i falur Serbisë
pa kërkuar ndjesë! Heshtja e tragjedisë së shkaktuar ka rehabilituar Serbinë në
një farë mënyre dhe pas humbjes së luftës, nxënësit e Millosheviqit, kërkojnë
shpërblim, sepse ata qenkan viktima dhe paskan humbur, kurse ne vetëm paskemi
fituar, edhe pas gjithë atyre tragjedive dhe dëbimit të gati 50% të popullsisë.
(Edhe një: politikanët shqiptar nuk duhet të përmendin
numrin e deportimeve gjatë spastrimit etnik, por përqindjen! Kështu një
gjerman, italian, francez e anglez, me 50% do të kuptonte gjysmën e popullsisë
së vet!)
Sqarim
Pas kërkesës serbe, gjykatë
më e lartë e Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22
korrik 2010 ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka
shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ky mendim do të kishte bindur çdo shoqëri
moderne, por jo nxënësit e Millosheviqit dhe mediat fashiste serbe, që përhapin
ide raciste antishqiptare tok me kryeministren dhe disa ministra serb.
Edhe nëse ato kërkesa
nuk do të gjejnë mbështetje në Perëndim, nuk janë pretendime që aq lehtë mund të
hidhen poshtë. Vështirë të gjendet një jofashist, që do të kundërshtonte kthimin
e mbetjeve të 3.000 vetave dhe rivarrosjen e tyre në atdhe. Vështirë se mund të
gjendet një jofashist, që do të kundërshtonte ndjesëkërkesën për 20.000 gra të
dhunuara dhe mbi 13.000 veta të ekzekutuar.
Rikthimi i atyre
fakteve në kushte bisedimi, do të dobësonte pozicionin e Serbisë. Do të
dëmtonte imazhin e nxënësve të Millosheviqit. Nëse jo, do të ndikonte në
opinion ndërkombëtar. Nëse ato kërkesa kundërshtohen nga Perëndimi, atëherë së
paku do të tregonin se jemi popull me dinjitet, se pranojmë diktatet e tyre pse
jemi të pafuqishëm, por sikur të kishim forcë, së paku, nuk do të kishim lejuar
të sekuestronin kufomat e njerëzve tanë që ka pushkatuar shteti serb!
Nëse ajo kërkon ndryshimin
e kufijve, atëherë të kërkohet nga Serbia llogari për copëtimin e tokave
shqiptare që ajo ka pushtuar dhe që sot kanë ngelur në Maqedoni, Mal të Zi dhe
në Serbi. Maqedonia nuk ka pushtuar troje shqiptare, por e ka bërë Serbia! Asaj
mund t’i premtohet sovraniteti mbi katër komunat në Veri, kur të zhdëmtojë
Kosovën për gati gjysmën e Maqedonisë, për trojet shqiptare në Mali të Zi dhe pasi
të kthehet Lugina. Tragjedia shqiptare në Ballkan, copëtimi dhe fragmentarizmi
i kombit shqiptar mban vulën e fashizmit serb, që bazohet në idetë fashiste të
Çubrilloviqit, Garashaninit dhe Invo Andriqit, por edhe të disa projekteve
tjera serbe, deri te Dobrica Qosiqi! Kombi shqiptar nuk ka asnjë platformë për
dëbimin apo zhdukjen e kombit serb.
E katërta: Të kërkohet
distancim i qeverisë serbe nga nacionalizmi ekstrem në mes shumë platformave, nga
programi fashist kundër kombit shqiptar “Naçertanja” e Ilija Garashaninit, nga platforma
fashiste e akademikut Vaso Çubrilloviq “Shpërngulja e Arnautëve”, të cilën u
përpoq ta zbatojë Millosheviqi dhe nga projekti fashist i nobelistit Ivo Andriq.
Sepse pajtim në mes dy
kombeve nuk mund të ketë kurrë duke anashkaluar tragjeditë e shkaktuara. Sepse Serbia
duhet të sillet ndaj kombi shqiptar me respekt. Sepse nuk kemi sulmuar kurrë
Serbinë! Sepse ne nuk kemi pushtuar kurrë regjione serbe!
Për ta fituar
ardhmërinë, duhet të gjykohet e kaluara fashiste serbe nga qeveria serbe, nga
elita kulturore serbe! Kjo do të ndikonte në europianizimin e Ballkanit. Me nxënësit
e Millosheviqit, që përpiqen të ftojnë në paqe nga ajo që ai ka humbur në
luftë, nuk mund të gjendet zgjidhje dhe nuk mund të paqësohet Ballkani. Ata, si
edhe Millosheviqi, tragjeditë që u kanë shkaktuar fqinjëve për rreth, i
konsiderojnë moralisht të drejta! Kjo është arsyeja pse ata nuk pendohen dhe
pse ata nuk kërkojnë ndjesë. Shteti serb i ka falur vetes licencë për të vrarë sllovenë,
kroatë, boshnjakë, shqiptarë, maqedonas, gjermanë e hungarez tash e një
shekull! Shteti serb masakrat për koloni, i kanë konsideruar vepra humane! Kur
të ndriçohet Serbia, fillon paqja dhe mirëqenia në Ballkanin Perëndimor! Qysh
nga fundi i shekullit XIX e këtej, Serbia është shteti që traumatizon, që
terrorizon dhe që prodhon tragjedi te fqinjët e vet!
Gati asnjë komb për rreth,
nuk e konsideron veten me fat pse ka Serbinë në kufi! Historia e të gjithëve është
e përgjakur nga hegjemonia, megalomania dhe paranoja e shteti serb!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen