"Unë nuk kam frikë
nga një ushtri e luanëve kur ajo udhëhiqet nga një dele. Unë kam frikë nga një
ushtri e deleve, kur ajo udhëhiqet nga një luan." Leka i Madh
"Është i mençur vetëm ai që e di se nuk di, e jo ai që e mashtron veten madje duke shpërfillur edhe injorancën
vetjake." Sokrati
"Në fakt, qytetarë, frika nga
vdekja nuk është asgjë tjetër pos dëshirës për t‘u dukur i mençur pa qenë i
tillë, domethënë të besojmë se ne e dimë atë që nuk e dimë. Sepse askush nuk e
di nëse vdekja është rastësisht një nga të mirat më të mëdha të njeriut, e
megjithatë, ata kanë frikë, thua se e dinë mirë se kjo është e keqja ndër më të
mëdhat. Dhe, të besuarit se dimë atë që nuk dimë, është me të vërtetë forma më
e turpshme e injorancës." Sokrati
"Ekziston vetëm një e mirë,
dituria, dhe vetëm një e keqe, injoranca." Sokrati
"Duke
shkuar mendova vet me vete: "Unë jam më i mençur se ky njeri: ndoshta
asnjëri prej të dyve nuk di asgjë të mirë, por ai mendon se di diçka pa ditur
asgjë, ndërkaq unë, nuk besoj se di edhe kur nuk di. Së paku për këtë
përjashtim, të vogël, sido që të jetë ai, dukem më i mençur se ai. Unë nuk
mendoj se e di atë që nuk e di." Sokrati
"Të akuzuarit e
tjerëve për fatkeqësitë tona personale është pasojë e injorancës sonë; të
fajësuarit e vetvetes domethënë fillimi i të kuptuarit." Epikteti
"Të
diturit se nuk dimë, është gjëja më e mirë. Shtirja se dimë kur nuk dimë, është
një sëmundje." Lao Ce
"Në
të vërtetë nuk dimë asgjë, sepse e vërteta gjendet në thellësi." Demokriti
"Injoranca
është nëna e ndjenjave të bekuara." Girodano Bruno
"Asgjë në botë nuk është më e
rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe budallallëku ndërgjegjshme." Martin
Luther King
"Injorantët
nuk mund të mos urrejnë dhe të mos frikësohen nga ata që merren me gjërat, të
cilat ata nuk i kuptojnë." Joe Strummer
"Konsideratën e pakët që ka klasa
jonë politike dhe sidomos kjo e fundit për arsimin, universitetin dhe
hulumtimet, është pasojë e nivelit të ulët kulturor të pjesës dërmuese të të
zgjedhurve në Kuvend." Margherita Hack
"Nëse dija mund të
krijojë probleme, nuk mund ato t’i zgjidhim nëpërmjet injorancës." Issac
Asimov
"Unë nuk jam kundër
racizmit, por kundër injorancës, sepse racizmi është fryt i injorancës."
Robysjack
"Të gjitha që ju
nevojiten në këtë jetë janë, injoranca dhe besimi, atëherë suksesi është i
sigurt." Mark Twain
"Në kohët e lashta,
mosnjohja e fenomeneve të natyrës ndikoi te popujt që të shpiknin perëndi që
dominonin çdo aspekt të jetës njerëzore." Stephen Hawking
"Mençuria e vërtetë
është më pak mendjemadhe se budallallëku. Njeriu i mençur shpesh dyshon dhe
ndryshon mendimin e tij; budallai është kokëfortë dhe nuk ka dyshime; ai i di
të gjitha gjërat, por jo injorancën e tij." Faroni Akhenaton
"Është
një besëtytni fëmijnore e shpirtit njerëzor që virgjëria të konsiderohet virtyt
dhe jo barriera, që ndan injorancën nga dija." Voltaire
"Injoranca
është nëna e traditave." Montesquieu
"Sa
më shumë që studiojmë, aq më shumë zbulojmë injorancën tonë." Percy Bysshe
Shelley
"Aty
ku i injoranca është padroni i jonë, nuk ka mundësi për paqe të vërtetë."
Dalai Lama
"Njerëzit
që dinë shumë pak, janë zakonisht oratorë të mëdhenj, ndërsa njerëzit që dinë
shumë, flasin shumë pak." Jean-Jacques Rousseau
"Padituria
e priftërinjve është kamxhiku më i madh i botës." Napoleon Bonaparta
"Religjionet
janë bijat e injorancës dhe nuk do të mbijetojnë gjatë nënat e tyre."
Athur Schopenhauer
"Elementi
më i dhunshëm në shoqërinë tonë është injoranca." Emma Goldman
"Nëse
mosnjohja e natyrës u dha jetë perëndive, njohja e natyrës u krijua për t‘i
shkatërruar ato." Percy Bysshe Shelley
"Injoranca
është gjëja më komode që unë njoh; pas divanit në dhomën e ndenjes në shtëpinë
time." Alessandor d’Avenia
"Injoranca
është nëna e frikës." Herman Melville
"Qëllimi
i shkencës nuk është aq shumë hapja e dyerve për njohurive të pafundme, por
vendosja e një pengese injorancës së pafundme.“ Bertol Brecht
"Injorantët
gjithmonë do të jenë injorantë, sepse forca është në duart e atyre dhe ata kanë
interes që njerëzit të mos kuptojnë." Cesare Pavese
"Injoranca
është një barishte e keqe, të cilën diktatorët mund ta kultivojnë në mesin e
kolegëve të tyre, por që asnjë demokraci, nuk mund ta lejojë mes qytetarëve të
vet." William Henry Beverigde
"Fetë
janë krijuar nga entuziastë injorantë ose egoistë ambiciozë." Denis
Diderot
"Perëndia
është emri që njerëzit i kanë dhënë injorancës së tyre që nga fillimi deri në
ditët tona." Max Nordau
"Injoranti nuk njihet nga puna që bën, por nga mënyra se si ai e bën atë." Cesare Pavese
"Injoranti nuk njihet nga puna që bën, por nga mënyra se si ai e bën atë." Cesare Pavese
"Është
injoranca e thellë, që sugjeron tonin dogmatik." Jean de la Bruyere
"Fashizmi
privilegjonte gomarët me uniformë. Demokracia privilegjon ata me tuta. Në Itali
kalojnë regjimet politike, gomarët mbeten. Ngadhnjimtarë." Somari. Indro
Montanelli
"Injoranca
nuk vret, por torturon." Wesley D’Amico
"Kleri
e di, se unë e di, se ata e dinë, se nuk dinë." Robert Green
Ingersoli
“Nuk
ka asgjë më të tmerrshme se sa një injorancë vepruese.” J. W. von Goethe
“Sa më pak të dinë njerëzit se si bëhen salsiçet dhe ligjet, aq më mirë ata flenë.” Otto von Bismarck
„Injoranti ka guximin, i dijshmi ka frikë.“ Alberto Moravia
“Budalla nuk bëhet njeriu, ai mbetet.” Esther Vilar
"Një kokë e zbrazët, përkulet më lehtë.“ Zarko Petan
“Kush ka kashtë në kokë, ka frikë nga shkëndija e së vërtetës.” Jupp Müller
“Unë nuk e di gjithmonë se për çfarë flas, por unë e di se kam të drejtë.” Mohammed Ali
“Sa më pak të dinë njerëzit se si bëhen salsiçet dhe ligjet, aq më mirë ata flenë.” Otto von Bismarck
„Injoranti ka guximin, i dijshmi ka frikë.“ Alberto Moravia
“Budalla nuk bëhet njeriu, ai mbetet.” Esther Vilar
"Një kokë e zbrazët, përkulet më lehtë.“ Zarko Petan
“Kush ka kashtë në kokë, ka frikë nga shkëndija e së vërtetës.” Jupp Müller
“Unë nuk e di gjithmonë se për çfarë flas, por unë e di se kam të drejtë.” Mohammed Ali
Nga
italishtja Lis Bukuroca
...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen