Në
vendet ku kriminaliteti udhëheq shtetin, kushtet për vend të punës janë:
Lidhja
fisnore
Nënshtrimi
Inteligjenca
kriminale
Inteligjenca
për të vjedhur dhe për të fshehur provat
Inteligjenca
për të korruptuar dhe për t‘ u korruptuar
Inteligjenca
nepotike
Të
të qenit anëtar në një klan politik
Inteligjenca
makiaveliste, (premtim publik, pa u skuqur, se do të luftojë krimin, nepotizmin
dhe korrupsionin, pra pikërisht atë çfarë është vetë)
Dhe
një diplomë (por jo kusht i domosdoshëm)
Nëse
nuk plotësohen ato kushte, atëherë konkurruesi konsiderohet iluzionist i
çmendur, naiv, i pamoralshëm, tradhtar, udbash, i cili dëshiron të futet në
rrjetë për të dëmtuar e penguar mirëqenien e shtresës kriminale.
Ashtu
si një nëpunës i thjeshtë që nuk mund të bëhet profesor i fakultetit të
mjekësisë, edhe një njeri i drejtë, i moralshëm, i ndërgjegjshëm, nuk mund të marrë
pozitë me përgjegjësi të lartë pa plotësuar kushtet e sipërpërmendura dhe pa
poseduar ato zotësi të veçanta. Së paku të parën dhe të dytën.
Zakonisht
atë që luftojnë ambasadorët me fjalë, do të duhej ta bënte opozita me vepra. Jo
me deklarata si të parët, por me revoltë! Mosveprimi mund të shpjegohet si
pajtim. Me fjalë krimi nuk mund të luftohet askund në botë.
Fjala
ka peshë dhe pushtet te njeriu që ka Ftyrë, jo te i pafytyri! Ai banalizon
denoncimin publik në liri të mendimit, apo edhe në shpifje!
Kosova
nëse rivoton njerëzit, që me vite dëmtojnë mirëqenien e popullit, atëherë ai do
të ketë dy mundësi: ose revolucion me mosbindje qytetare kolektive, ose
arratisje masovike!
Meqenëse
mërgim është më i lehtë se angazhimi për shtet të së drejtës, meqenëse ata janë
kujdesur me pasion të madh çdo lider alternativ ta bëjnë poçavër, atëherë njerëzit do të ikin, por nuk do të
revoltohen. U ka ardhur edhe atyre në majë të hundës shteti i vet! Kjo do të
thotë se në Kosovë do të shohim protagonistët e njëjtë edhe së paku nja njëzet
vite, në mos edhe tridhjetë.
Shteti
është ndërtuar sipas modelit të shteteve komuniste, ku kusht për vende
udhëheqëse ishte jo dija, jo profesioni, por titulli partizan, i cili kishte më
shumë vlerë se sa doktorata! Shteteve të ndërtuar në këtë mënyrë, u doli
shpirti nga varfëria e popullit, megjithatë, ata bënin një dallim cilësor. Ata vdiqën
edhe vetë kryesisht të varfër!
Ne kemi me ata një problem
të madh: Si t’u bëhet e qartë, si t’u bëhet me dije, si t’u mbushet mendja, se
injoranca e tyre proverbiale, por shkatërron shtetin dhe ardhmërinë e fëmijëve
sot? Nëse ata do të pranonin këtë fakt, (tregues është gjendja ekonomike dhe
izolimi) atëherë do të dëshmonin inteligjencë të madhe, por meqenëse nuk e
kanë, do të mbeten tutje dhe populli do të përpiqet tutje të arratiset nga atdheu.
Si dje nga Serbia!
Dje iknim nga frika se do
t’ na mobilizon për të vrarë sllovenë, kroatë e boshnjakë, në fund se do të na
vritnin edhe neve, por sot ikja bëhet nga mjerimi, nga varfëria dhe nga
injoranca e klasës politike: Thjeshtë nga frika se do t’u mungojë buka
fëmijëve!
Sidoqoftë, ikja është sot më
e vështirë se në kohën e Jugosllavisë komuniste dhe izolimi nuk është në fuqi
pse jemi popull i keq, por pse durojmë shkelësit e rrezikshëm të ligjeve në krye.
Se shumë prej tyre do të rivotohen
nuk ka asnjë dyshim. Ata me punësime dhe me paga mujore për veteranët e rrejshëm,
kanë siguruar vetes një bazë solide për pushtet dhe imunitet.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen