Mos votoni asnjë burrë, që
me ekonominë fisnore, me punësime fisnore, pamundësoi të rinjve qëndrimin në
atdhe. Ata shpërbënë familjet shqiptare, dobësuan Kosovën dhe me injorancën e
tyre kolosale, rehabilituan Serbinë.
Votoni vetëm gra, nëse nuk
ka mjaftë, atëherë votoni Jahja Kokën, Albin Kurtin dhe njerëz tjerë, që nuk ju
kanë vjedhur, që nuk ju kanë mashtruar dhe që nuk janë pasuruar me varfërimin
tuaj.
Nëse votoni ata që ju
gënjyen tash e dhjetë vite, do të dëshmoni se shtetin nuk e doni, se e përbuzni
atë dhe do të detyroheni ta braktisni vendin, sepse në shtetin e stabilizuar
fisnor, nuk ka asnjë vlerë profesionalizmi,
por vetëm afria fisnore!
Zonja, largoni me votë
injorancën dhe ktheni njerëzit e aftë në vendet udhëheqëse, sepse ka ndodhur një
zhvendosje tektonike e shtresave sociale: Padija ka nënshtruar dijen, gjysmanalfabeti,
intelektualin, mediokriteti, shkencëtarin dhe hajni njeriun e ndershëm.
Zonja, tregoni se jeni
emancipuar dhe mos votoni çfarë kërkojnë burrat prej jush, por për çfarë ju
jeni të bindura. Mos votoni ata që po ju dëbojnë fëmijët jashtë vendit!
Mos votoni ata burra që
tash e njëzet vjet, nuk kthyen mbetjet e tre mijë të vrarëve nga Serbia. Mos
votoni ata burra që shpërfillën me ftohtësi psikopati dhunimin e 20. 000 grave
dhe prodhuan diku 50.000 veteranë të rrejshëm. Burra, natyrisht!
Zonja, mos votoni ata,
sepse ata kanë dëshmuar me qindra vepra se teorikisht duan vendin, por praktikisht
adhurojnë vetëm veten. Ata nuk kanë ftyrë dhe rrejnë përsëri, prandaj votoni
gra, ose njerëz të padamkosur sepse nëse votoni ata, mjerimin juaj do vazhdojë, e vizat as pas katër viteve nuk do
të hiqen. Vizat nuk kanë mbetur pse jemi popull i keq, por pse politikanët tu
kanë ndërtuar shtet të ligë. Ata nuk kanë ngritur shtet të së drejtës, por
kleptokraci të pastër dhe shtet fisnor të kulluar!
Dëshmoni me votë se keni
kuptuar demokracinë dhe se nuk shpërbleni keqbërësit! Hiqni ata nga puna! Së paku
ditën e votimit tregoni pushtetin tuaj!
Ju zonja, jeni gjysma e
votuesve! Ju keni pushtet të madh! Ndryshoni liderët e shtetit! Ju adhuroni
familjen dhe tok me të, edhe kombin! Ju kudo na e zbardhni fytyrën! Shpëtojeni
Kosovën nga krimi!
Këta politikanë që i kem, nuk i fton askush jashtë, pos kur bëhet fjalë
për dialog me Serbinë! Ata ia dëmtuan integritetin vendit dhe i rrënuan imazhin
popullit! Më keq nuk mund të bëhet, pos nëse i votoni përsëri!
Bota perëndimore duke
izoluar ata, ju ka burgosur edhe juve! Hidhni prangat jashtë dhe shkaktoni një
revolucion paqësor! Tregoni pjekuri politike. Ju jeni nëna e gjyshe të
mrekullueshme! Ju mund ta shpëtoni vendin! Bëjeni! Ju keni në duar ardhmërinë e
vendit, sepse burrat dëshmuan vetëm dashurinë ndaj vetes dhe fisit Mos i votoni
hajnat! Votoni gra, ose votoni Vetëvendosjen. Nëse edhe kjo bëhet si ata,
atëherë nuk do të keni alternativë, pos mërgimit, ku do të asimilohemi të
gjithë, siç janë asimiluar dhjetëra milion gjermanë dhe pjesëtarë të kombeve
tjera në SHBA...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen