„Është një përvojë e përjetshme se çdo njeri që ka pushtet, është i prirë ta keqpërdorë atë. Ai vazhdon tutje, derisa të hasë në pengesë.“
„Në mënyrë që të mos abuzohet me pushtetin, është e nevojshme që me sistemimin e gjërave të ndikohet që pushteti të frenojë pushtetin.“
„Një gjë nuk është e drejtë sepse është ligj; por duhet të jetë ligj sepse është e drejtë.“
„Shpërblimet e mëdha në një monarki dhe në një republikë janë një shenjë e dekadencës së tyre, sepse ato dëshmojnë se parimet e tyre janë të korruptuara.“
„Nuk ka tirani më mizore se ajo që ushtrohet nën hijen e ligjeve dhe me ngjyrat e drejtësisë.“
„Kur njerëzit e egër në Luiziana duan fruta, ata presin pemën në rrënjë dhe mbledhin frutat. Kjo është qeveria despotike.“
"Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton absolutisht.“
„Dashuria e demokracisë është ajo e barazisë.“
„Liria është e drejta për të bërë atë që lejojnë ligjet.“
„Monarkia në përgjithësi degjeneron në despotizmin e njëshit; aristokracia në despotizmin e shumë njerëzve; demokracia në despotizmin e popullit.“
"Nëse thjesht do të donim të jemi të lumtur, do të ishte e lehtë. Por ne duam të jemi më të lumtur se të tjerët, dhe kjo është pothuajse gjithmonë e vështirë, sepse gjithmonë mendojmë se të tjerët janë më të lumtur sesa janë.“
"Për të pasur sukses në këtë botë, duhet të dukesh budalla dhe të jesh i mençur."
"Derisa të mos kemi lexuar të gjithë librat antikë, nuk ka asnjë arsye të parapëlqejmë librat e kohës tonë."
"I lumtur është populli historia e të cilit lexohet me mërzi."
"Një njeri që jep mësime lehtë mund të bëhet kokëfortë, sepse ai bën punën e dikujt që nuk e ka kurrë gabim."
"Nuk është çudi kur ndjehet antipati për njerëzit që kanë shumë vetëvlerësim: nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis vlerësimit të tepruar të vetes dhe përçmimit të tepruar të të tjerëve."
"Shumicës së njerëzve parapëlqej t’u japë të drejtë sa më shpejt, para se t'i dëgjojnë ata."
"Pikëllimi vjen nga vetmia e zemrës."
„Lumturia është nëna jonë, fatkeqësia edukatori jonë.“
„Klerikët janë të interesuar t'i mbajnë popujt në injorancë; përndryshe, meqenëse,- ungjilli është i thjeshtë,- dikush do t'u thoshte atyre: "Ne i dimë të gjitha, si dhe ju.“
„E vërtetë në një kohë, gabimi në një tjetër.“
„Europa është një shtet i përbërë nga disa provinca.“
„Për të bërë gjëra të mëdha, nuk duhet të jesh një gjeni aq i madh; nuk duhet të jesh mbi njerëzit, duhet të jesh me ta.
„Unë nuk e dua zotin sepse nuk e njoh atë, e as të afërmin sepse e njoh.“
Charles-Louis de Secondat, baron de La Brède de Montesquieu
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Te lulu:
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen