25.09.2019

Montesquieu, mendime...(1)

"Demokracia duhet të mbrohet nga dy ekstreme: nga fryma e pabarazisë, e cila e çon atë në aristokraci, dhe fryma e barazisë ekstreme, e cila e çon atë në despotizëm."
"Meqenëse të gjitha gjërat njerëzore kanë një fund, shteti për të cilin ne flasim do të humbë lirinë e tij, do të zhduket. Roma, Sparta dhe Kartagjena gjithashtu janë zhdukur. Do të zhduket kur pushteti legjislativ është më i korruptuar se ai ekzekutiv." (libri XI Fryma e ligjeve, Montesquieu)
"Tirania e një princi në një oligarki nuk është aq e rrezikshme për të mirën e publike, sa apatia e qytetarit në një demokraci."

"Çdo gjë do të humbej nëse i njëjti burrë, ose e njëjta trupë e parisë, ose e fisnikëve, ose e popullit, do të ushtronin këto tre pushtete: atë të bërjes së ligjeve, të marrjes së vendimeve publike, dhe atë të gjykimit të krimeve, ose të mosmarrëveshjeve private.“
"Ne duhet të qajmë për njerëzit kur ata linden, jo kur ata vdesin."
"Injoranca është nëna e traditave."
"Nëse do të dija diçka të dobishme për kombin tim, por që do të ishte shkatërruese për një tjetër, unë nuk do t'i propozoja atë princit, pasi që unë jam një njeri para se të jem francez, ose sepse  unë jam domosdoshmërisht njeri dhe francez vetëm rastësisht." 
Është befasuese që pasuritë   të kishës kanë origjinën nga parimet e varfërisë."
"Një padrejtësi e bërë ndaj individit është një kërcënim për të gjithë shoqërinë."
"Ne kurrë nuk duhet të shterojmë një argument deri në atë pikë sa lexuesit të mos i mbetet asgjë për të bërë: sepse nuk është qëllimi të motivohen për lexim, por të motivohen për të menduar."
"Ekziston një thënie shumë e bukur, sipas së cilës, nëse trekëndëshat do të shpiknin një zot, ata do ta bënin atë me tre kënde."
"Unë vuaj nga sëmundja e shkrimit të librave dhe e turpërimit për to kur i përfundoj."
"Një komb mund të humbasë liritë e tij brenda një dite dhe të mos ndiejë mungesën e saj për një shekull."
"Shpikja e artit tipografik ishte një gjetje shumë e keqe! Natyra e kishte rregulluar me mençuri që marrëzia e njerëzve të ishte e përkohshme, dhe ja që librat i bëjnë ato të pavdekshëm.”
"Dashuria dëshiron të marrë aq sa jep: është më personalja nga të gjitha interesat."
"Për punën e tij, njeriu duhet të kërkojë miratimin, por kurrë jo duartrokitjen."
"Miqësia është një marrëveshje me të cilën ne detyrojmë veten për të bërë mirësi (favore) të vogla për të tjerët, në mënyrë që të tjerët të mund të na bëjnë të mëdha."
"Liria është e drejta për të bërë atë që ligjet lejojnë. Nëse një qytetar do të kishte të drejtë për të bërë atë që është e ndaluar, nuk do të ishte liri, sepse dikush tjetër do të dëshironte të kishte të njëjtën të drejtë."
"Sa më pak njerëzit të mendojnë, aq më shumë flasin".
"Në gjendjen natyrore ... të gjithë njerëzit linden të barabartë, por nuk mund të vazhdojnë në këtë barazi. Shoqëria e bën të humbasë atë dhe ata e rifitojnë atë vetëm me mbrojtjen e ligjit.“
"Të gjithë njerëzit e ndruajtur kërcënojnë lehtësisht: ata mendojnë se kërcënimet do të kishin një efekt të madh mbi ta."
"Ne i lavdërojmë të tjerët në përpjesëtim me vlerësimin që ata kanë për ne."
"Nëse një qeveri ka zgjatur shumë kohë, ajo gradualisht shpërbëhet pa u vërejtur."
Shënime biografike
Charles-Louis de Secondat, baron de La Brède de Montesquieu, i njohur më mirë vetëm si Montesquieu, lindi në krahinën e Aquitaine të Francës më 18 janar 1689, gjatë "shekullit të dritave", iluminizmit. Përmes edukimit dhe udhëtimeve të tij të shumta, ai u bë një gjykues i mprehtë i shoqërisë së kohës, si dhe një mendimtar i shquar politik. Ia doli të shquhej midis shokëve të tij filozofë me kryeveprën "De l'esprit des loix" (Fryma e ligjeve, 1748); vepra e tij pati ndikim të madh, si në qeveritë britanike, ashtu edhe në ato amerikane, në vitet në vazhdim.  Ai konsiderohet pararendës i sociologjisë, një filozof i rëndësishëm politik dhe bashkëthemelues i shkencës moderne historike.
Letrat persiane, romani epistolar i shkruar në 1721, paraqet personazhet e zakonshëm, që i përkasin Iluminizmit fillestar. Romani është një satirë e ashpër kundër zakoneve franceze, e analizuar nga këndvështrimi i dy udhëtarëve persianë, Usbek dhe Rica; dy të rinj të pasur dhe të arsimuar, që i përkasin shoqërisë së lartë. Sarkazmit të  letrave nuk i shpëtojnë as institucionet dhe personalitetet e kohës.
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca

Libra nga LB


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Keine Kommentare: