28.09.2019

Urtësi nga tradita kineze (3)

"Një ditë pa ushqim është e mjaftueshme për të prishur unitetin e një familjeje."
"Shkatërro dhembjen e të tjerëve sepse dhemb si e jotja."
"Ai që njeh të tjerët është dijetar; ai që e njeh veten është i mençur.“
"Këtu janë tre thesaret që duhet të posedohen: e para është dashuria, e dyta është vetëpërmbajtja nga teprica, e treta mos u bëj kurrë i pari në botë.“
"Kur bëni diçka, gjithmonë veproni në mënyrë që të mos i jepni armiqve motive  gëzimi."
"Shtëpia dhe trashëgimia na janë dhënë nga prindërit, por gruan e mirë duhet ta zgjedhim vetë."

"Një qen mirënjohës vlen më shumë sesa një njeri mosmirënjohës.“
"Gjykatësi që fal fajtorin dënon vetveten.“
"Sa më pak inteligjent njeriu, aq më i lumtur është.“
"Dashuria sjell vigjilje të ashpër, ashpërsi dhe dhimbje. Por kur të kesh shijuar dashurinë, gjithçka është e jotja.”
"Shtype kokën e gjarprit me dorën e armikut tënd: pa marrë parasysh si përfundon, do të kesh një më pak."

"Lëvdatat që dëgjon le të vijnë nga një gojë tjetër dhe kurrë nga e jotja.“
"Nga dy frutat e së njëjtës degë njëra mund të jetë e ëmbël dhe tjetra e thartë; nga dy fëmijë të së njëjtës nënë, njëri mund të lindë inteligjent dhe tjetri budalla.”
"Pi verën tënde me gëzim sepse ky qiell i lashtë dhe i egër do të bëjë befasisht zemrën tënde të dobët, pluhur dhe dhé."

"Armiku është i dobishëm dhe sjell avantazhe të vërteta. Ai është si helmi që ndonjëherë shëron sëmundje të pashërueshme."
"Një puthje është si kur pihet ujë i kripur: pi dhe etja jote do të rritet.“
"Dëmi ka flatra të shpejtë."

"Edhe e shpëlarë me ujin e trëndafilit të përzier me temjan, hudhra nuk humb erën e saj."
"Gjatë një negociate, nëse humb një avantazh, ti fiton një avantazh."
"Askush në botë nuk këputi kurrë një trëndafil pa u therur nga një gjemb."
"Njohja e shpirtit dhe cilësisë së tij janë çelësi për të arritur perënditë; prandaj përpiqu të njohësh zemrën tënde. Është një substancë fisnike, origjina e së cilës është hyjnore.“
"Mos i tërhiq bishtin maces, mund të gjesh dhëmbët e një tigri."

"Harrimi i një ndihme të marrë është sjellje e keqe; të harrosh një dëm të pësuar është sjellje e mirë."
"Nëse doni të jetoni njëqind vjet, kurrë mos e  teproni me veshje dhe ushqim."
"Në mënyrë që pasioni të mos na dëmtojë, ne duhet të shtiremi se kemi vetëm tetë ditë për të jetuar.“

"Dashuria nuk tregohet dhe për këtë arsye është e ndritshme; dashuria nuk krekoset dhe prandaj njerëzit i besojnë; dashuria nuk është krenare për veten e saj dhe për këtë arsye është guvernatore në mesin e njerëzve; meqenëse dashuria nuk lufton, askush në botë nuk mund të luftojë kundër saj.„

"Jeto në fshat për të kënaqësinë tënde dhe pasurinë tënde në vend që të jetosh në qytet për kënaqësinë e të tjerëve dhe pasurinë e të tjerëve."
"Falja armikut nuk është çështje e shpirtrave të dobët.“
"Një shtëpi pa dashuri është si një oxhak pa zjarr; një shtëpi pa të folurit e një një fëmije, është si një kopsht pa lule; goja e gruas së dashur pa buzëqeshje është si një llambë pa dritë .“

"Nuk është e mundur të duartrokitet vetëm me një dorë."
"Edhe forca e dobët e një milingone mund të lëvizë fuqinë e madhe të një mali."
"Tri gjëra veprojnë fshehtas mbi burrat: gratë, formula magjike dhe doktrina të rreme.“
"Gjithmonë tregoje të vërtetën, kurrë mos u zemëro. Kur të luten për diçka, jep atë pak që ke. Me këto tri virtyte mund të afrohesh te perënditë.“

"Kur të gjeni një njeri të mirë, përpiquni të imitoni shembullin e tij, kur njihni një njeri të lig, kërkoni të metat e tij në veten tuaj."
"E tharbët, e ëmbël, e hidhur,e athët, djegës, të gjitha duhet të shijohen".
"Rrënimi i një njeriu qëndron në gjuhën e tij; kujdesu të mos dëmtosh veten."
"Gruaja që tregon moshën e saj, ose është shumë e re për të pasur diçka për të humbur, ose shumë e plak për të pasur diçka për të fituar."

"Është një mëkat shumë serioz të jesh pa verë (pije) dhe pa dashnore."
"Është zogu më i bukur të cilin e mbyllin në kafaz.“
"Dijetari që synon të ndjekë të vërtetën, por i do të mirat materiale dhe ndjen turp për rrobat e tij të vjetra, për ushqimin e tij të pakët, nuk është i denjë të quhet dijetar."
"Në shtëpinë e milingonave, vesa është një vërshim."
"Vdekja nuk është shkaku i dhimbjes: dhimbje është për ata që vdesin pa  përfituar nga bota."

"As nga një i vdekur duhet të pritur një fjalim, e as një mirësi nga një koprrac."
"Ndjeshmëria quhet dashuri, por midis të dyve ekziston largësi e madhe."
"Nëse në mëngjes i dërgoni fqinjit vuajtje, ato do të kthehen në shtëpinë tënde në mbrëmje."
"Një gëzim mbulon njëqind dhimbje.“

"Njeriu që duket dinjitoz dhe i rreptë, por brenda është bosh dhe i korruptuar, është i ngjashëm me hajdutin e vogël, i cili fshehurazi hyn në një shtëpi gjatë natës përmes një shtegu  të ngushtë.“

"Dashuria fillon me sy dhe mbaron me shprehi."
"Një shok fjalëshumë gjatë rrugës shërben si automjet."
"Dashuria është çelësi që hap të gjitha dyert e të pamundurës.“

"Një hero mund të jetë i gatshëm të humbasë botën, por ai kurrë nuk do të jetë i gatshëm të humbasë gruan dhe kalin e tij.“
"Pak erë mbetet gjithmonë e ngjitur në dorën, që ka dhuruar trëndafilin."
"Ji i drejtë dhe pranoje se dashuria është e bukur.“
"Asnjë njeri nuk mund të jetë i lumtur nëse nuk vlerëson vetveten.“


Nga italishtja L.B