15.11.2019

Ju flet Konfuci

Studio të kaluarën nëse dëshiron të parashikosh të ardhmen. 
Nëse sheh një të uritur, mos i jep oriz: mësoji ta kultivojë atë. 
Njeriu sipëror është modest në fjalë, por shkëlqen në veprim.
Dashuria e përjetshme zgjat tre muaj.
Para se të ndërmarrësh rrugën e hakmarrjes, hap dy varre!
Nëse ekziston një zgjidhje pse të zemërohesh? E nëse nuk ekziston një zgjidhje pse të zemërohesh?
Është më i parapëlqyeshëm një diamant me një papërsosmëri, sesa një gur pa defekte.
Ekzistojnë tri mënyra për të mësuar njeriu si të bëhet i mençur:
E para, përmes përsiatjes dhe është mënyra më fisnike.
E dyta, përmes imitimit dhe kjo është metoda më e lehtë.
E treta, përmes përvojës, kjo është metoda më e hidhur!
Vetëm dy gabime mund të bëhen duke ndjekur rrugën e së vërtetës: kur nuk shkohet deri  në fund dhe kur nuk nisemi fare.
Lumturi e madhe nuk domethënë të mos rrëzohesh kurrë, por të ngrihesh çdo herë pas rrëzimit.
Një njeri që ka bërë një gabim dhe nuk e ka përmirësuar, ka bërë dy gabime. 
I urti nuk i shtyp të tjerët me epërsinë e tij, ai nuk i poshtëron ata duke theksuar paaftësitë e tyre.
Të qëndruarit larg nga bota, të mbeturit i panjohur dhe të mos pasurit asnjë pendim: këtë mund ta bëjë vetëm njeriu sipëror.
Të mësuarit pa meditim është e kotë. Përsiatja pa studiuar është e rrezikshme.

Respekto veten dhe të tjerët do të respektojnë ty.
Bukuria gjendet në çdo vend, vetëm se jo gjithkush ka aftësinë për ta parë atë
Nëse e sheh të mirën në tjetrin, imitoje; nëse në tjetrin e sheh të ligën, shiko brenda vetes.
Kur mendimet tua janë në rregull për disa vite, mbill një farë; kur mendimet tua janë në rregull për disa dekada, mbill një pemë; kur mendimet tua janë në rregull për disa shekuj, mësojua njerëzve. Nuk ka rëndësi nëse ecën para shumë ngadalë; ajo që ka rëndësi është se ti nuk je ndalur.

Jeta është diçka jashtëzakonisht e thjeshtë, por ne jemi ata që e bëjmë të ndërlikuar.
Njohuria (dija) maksimale që mund të kemi është të njohim kufijtë e paditurisë sonë.
Heshtja është miku i vetëm i vërtetë që nuk na tradhton kurrë.
Mençuria, dhembshuria dhe guximi, janë tri cilësitë morale të pranuara nga të gjithë.
Pa marrë parasysh se ku shkon, shko me gjithë zemër.
Përvetëso njohuri të reja gjersa përsiat për ato tashmë të përvetësuara, dhe mund të jesh në gjendje t'i mësosh të tjerët.

Mënyra më e mirë për të favorizuar armikun është dorëzimi.
Të shohësh të drejtën dhe të mos e bësh do të thotë të jesh i privuar nga guximi
Kush është një zotëri i vërtetë, flet ngadalë dhe vepron shpejt.
Zotëria i vërtetë duket si një shigjetar: kur ai nuk e qëllon cakun, ai është në vetvete duke kërkuar shkakun.
Në një vend të qeverisur nga njerëz me sjellje të mirë, varfëria është diçka për të cilën turpërohen.

Mësuesi i tha njërit prej nxënësve të tij: Yu, a dëshiron që unë të të tregoj se çfarë është   dija (njohuria)? Ajo konsiston në të qenit i vetëdijshëm për atë që di dhe për atë që nuk di. Kjo është dija.
Mos u bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron ta bëjnë ata ty.
Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.
Kur do të takosh ndonjë njeri, që thotë se di të bëjë gjithçka, atëherë do të jetë e lehtë ta vlerësosh: ai është një budalla.
Njeriu sipëror kupton se çfarë është e drejtë, njeriu i ulët kupton atë që shet.
Të shikuarit dhe të dëgjuarit e të ligut është tashmë fillimi i ligësisë.
Njeriu bëhet i lirë në çastin që dëshiron të bëhet i lirë.

Konfuci K'ung-fu-cu, „mësues Kong"; Lu, 551 - 479 para Krishtit) ishte një filozof kinez.
Ai ishte promovues i një mendimi origjinal në panoramën kulturore kineze të shekullit VI-V para Krishtit: mësimi i tij mund të përmblidhet si "përpjekje për të përpunuar një konceptim etik të njeriut në tërësinë dhe universalitetin e tij.

Nga italishtja Lis Bukuroca