11.06.2020

Aktakuzë (IV)

ja, dole nga kisha ku iu lute perëndisë
i mbushur guxim, për t’ia nisur gjuetisë

shikove lart, kërkove ndihmë për të vrarë
gjersa tërhiqje pas vetes, fustanin e zi zvarrë

me ujë të shenjtë, edhe tanket spërkate
dhuratë Krishtit serb, i cili nuk njeh mëkate

u dha guxim ushtarëve, u vrapove pas duke i bekuar 
me kryqin simbolik, si ai ku i vërteti vdiq gozhduar

nga pat falur vrasësit e vet, me qëndrim hyjnor
ti me zotin n’gojë, për masakrimin sa më mizor

Krishti yt nuk njihte mëshirën, si urdhëronte hebreu
i yti nga plehu, jo si i ndrituri prej dheu

Krishti yt i pashpirt, është thjesht hekur 
të cilit i lutesh, me të cilin të dobëtit ke përndjekur

Krishti yt serb, i çmendur e shpirtzi si Kaini
egërsirë si Hitleri dhe bastard si Musolini

i etur për gjak, shihte e gjente kudo armiq
ai quhej Arkan, Sheshel e Millosheviq

këta vetëm të fundit në Serbinë naziste
para tyre qenë sajuar, projektet shkencore fashiste 

ti s’adhuroje Krishtin e vërtetë, por atë të Shumadisë
një Krisht serb, si kryeperëndi e barbarisë

pervers dhe narcis, një Krisht i tmerrit
bashkëpunoi me mbretër e fashistë,  për përgatitjen e ferrit

kërbaç liria rrethuar me tanke e hekur
ende mallkon, akuzon në ndërgjegje i paprekur 

kush dreqi të mësoi se Krishti bekon vrasjen
në cilën bibël mësove epshin dhe ngasjen

ku dreqin lexove se duhet dhunuar gratë  
vallë i bëtë fli për Krishtin serb si dhuratë

si nuk pa Krishtin e vërtetë në sytë e fëmijëve
kur gjaku u rridhte fytyrave dhe ndërmjet gishtërinjve

me cilin u shkërdhye nëna jote, që bëri djallin fetar
që gjersa vriste përndizej dhe ndihej krenar

ti nuk ke fe, ti s’predikon dashuri në këtë botë
je njëri prej tyre, që gozhdoi Krishtin e vërtetë në Golgotë

Krishtin e vërtetë, që u flijua për paqen dhe njerëzimin
kurse i yti predikoi dhe përligji vetëm mjerimin

Krishti i parë fali edhe vrasësit e tij
Krishti juaj nxiti e cyti, të vriten gra e fëmijë

një herë s’u pendove, oh maskara i Sremit
pse me bibël në dorë, gozhdove Krishtin e Jerusalemit

një herë s’u pendove kopil rruspije
një herë s’kërkove ndjesë, si i ka njeriut hije

ti kërkon ende, shpall tokat e huaja të shenjta
shan e mallkon, t’u paska marrë më e shtrenjta

eu, bir kurve sikur të besoje Krishtin e vërtetë
do të qaje me kujë, s’do ngrije kokën kurrë përpjetë

ke vjedhur edhe kufoma, i ke fshehur nëpër Serbi
shpirtin e ke si fustani, si fustanin e zi

ktheje fustanin dhe kryqin, vari në një kishë
bëj vetëvrasje ose arratisu në mal si një bishë

ti je i pari që nuk beson, shpërfill dhembjen dhe lotin
ti mallkove të Birin e gozhduar gjersa luaje Zotin

Nga përmbledhja me poezi "Shtatë parimet e dashurisë." 140 faqe dashuri, por në jetë është e pranishme edhe urrejtja, edhe xhelozia, edhe përbuzja, madje edhe prindër që lëshojnë bashkëshorten e djalit: njëri ndahet, tjetri nënshtron, tjetri tradhton, i katërti vret: shumë njerëz, shumë fytyra të dashurisë dhe nga fundi, edhe shtatë parimet e dashurisë, që  rrjedh si sintezë e përsiatjeve mbi dashurinë dhe që duhet të mundësojnë një jetë të lumtur bashkëshortore. 
 "Shtatë parimet e dashurisë"  te amazon. 

2 Kommentare:

Astriti hat gesagt…

Shume I sakte konstatim real nen petkun e fese po behen masakra edhe ne ditet e sotme

Lis Bukuroca hat gesagt…

Falemnderit Astrit për leximin dhe mendimin.