25.05.2020

Letër burrave (I)

Tani e tutje libri Letër burrave (I) mund të porositet edhe online si libër elektronik, që mund të lexohet në celular, apo pajisje tjera. Në atë faqe gjenden edhe romani "Ngjyrat e dashurisë"(vetëm për lexues të moshës madhore) dhe libri me poezi "Hijedritat e jetës".
Faqja mundëson edhe disa mënyra të pagesës, por për fat të keq mungon ajo që është shumë e njohur  "paypal""Visa", "American Express", "Mastercard" etj, (shiko fotografinë e dytë) me "SOFORT ÜBERWEISUNG"
(pagesë e menjëhershme) mund të paguhet me kartelë të çdo banke.
Nëse bëni porosinë, atëherë ju shfaqet një faqe si ajo majtas për të zgjedhur mënyrën e pagesës. Brenda një minute librin e keni në pajisjen tuaj.

Fragment nga libri:
"Këto dëshmi, të cilat do të lexosh në fillim të librit, janë përkufizime, që kanë dalë në dritë si premisa nga shkrimet mbi diskriminimin në familje. Është pasqyrim i pabarazisë gjinore, i çrregullimeve, që janë shkaktarët kryesor për shpërbërjen sociale, nacionale dhe zhgradimin institucional. 


Shekullin e kaluar kombi shqiptar ishte i fundit në Europë, në të gjitha fushat, por lakmon dhe synon të mbetet në fund të pusit, edhe në këtë shekull.  Tregues për dremitje të pareshtur në bisht, është pranimi dhe ruajtja e mizogjinisë si normalitet social, sipas të cilës është zakon, ose traditë, gratë të trajtohen si të mitura deri në mplakje, e pastaj, në fund të jetës, kur të bëhen gjyshe, të fitojnë lirinë, që nuk u duhet kurrë më:
  • Barazia e gruas arrihet me çlirimin e burrit nga paragjykimet fikse dhe primitive mbi gruan.
  • Kur ai fiton lirinë e vet dhe shërohet nga shtrëngesat, nga mania për të dominuar, gruaja fiton dinjitetin e anuluar.
  • Për ta bërë të shtypshme, asaj i hiqen tiparet njerëzore, që i ruan me krenari dhe krekosje për vetveten burri.
  • Me shfuqizimin e atyre tipareve, ajo mund të përbuzet, keqtrajtohet dhe mbikëqyret nga tutori!
  • Gruaja përjetohet si rrezik i mundshëm për nderin e tij!
  • Nderin përpiqet ai ta ruajë me dominimin e gruas. Jo pse gruaja apriori është e përdalë, por sepse pabesia dhe imagjinata e burrit primitiv, është e përdalë.
  • Shpërfillja dhe mospranimi i realitetit, është garantues i prapambetjes nacionale.
  • Prapambetja sigurohet dhe ngurtësohet me mosluftimin e diskriminimit të gruas.
  • Me kultivimin e diskriminimit, shoqëria mbahet me mendësi mesjetare.
  • Familja me mendësi mesjetare ka brenda tiranin, i cili përgjon, mbikëqyrë dhe cakton kufijtë e lirisë dhe shkallët e nderit..."
  • ...
Te amazon mund të porositen edhe si libra fizikë duke klikuar në lidhjet e mëposhtme. Aty ka edhe mënyra tjera të pagesës dhe zakonisht, në vendet perëndimore, brenda 2-3 ditëve, libri arrin te lexuesi.

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de.

Gjendet edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Libri mund të porositen edhe te thalia onlineose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.



Keine Kommentare: