Dashuria është e pamundur në mes pronarit dhe pronës! Pronari është subjekt, prona është objekt!
Dashuria është e pamundur në mes rrahësit dhe të rrahurës, sepse rrahësi ndien kënaqësi dhe krenari, e rrahura ndien dhembje dhe poshtërim!
Dashuria, apo dashuritë e kaluara janë përvojë emocionale, që na udhëzojnë për dashurinë e ardhshme.
Dashuria e kaluar është autobiografi ndjenjësore në shumës.
Dashuritë e kaluara nuk janë gabime, ato janë thjeshtë provime të jetës: përvojë dhe pasuri! Pasurohu me përvojë para martesës!
Dashuria nuk lufton barazinë gjinore, ajo e pranon atë aq natyrshëm, mu edhe si motin!
Dashuria nuk hakmerret, sepse ajo është dashuri, jo urrejtje.
Dashuria fal, ajo nuk gjykon!
Vetëm ti je në gjendjen të zgjedhësh personin, që dashuron dhe kërkon shpirti yt!
Dashuria është paqe dhe lumturi.
Vetëm njeriu me komplekse vogëlsie, nënshtron!
Vetëm njeriu i kënaqur me vetveten mund të dashurojë si duhet.
Koha më e bukur dhe më emocionale në jetë është koha kur kërkohet e dashura, apo i dashuri, (por, pa ndikime nga jashtë). Zgjidh vetë!
Urrejtja nuk pranon dashurinë, dashuria refuzon urrejtjen.
Përbuzësi nuk dashuron, i dashuruari nuk përbuz.
Edukata me dhunë është poshtërim dhe zvogëlim: është dhunë shtazarake!
Shumica e telasheve dhe keqkuptimeve lindin nga interpretimi i gabueshëm i sjelljeve dhe qëndrimeve të të tjerëve.
Pritshmëria dëmton apo shkatërron marrëdhëniet në mes njerëzve.
Mos prit asgjë nga askush! Befasohu!
Unë nuk jam ai që ti mendon se unë jam. Unë jam ai që përpiqet me dekada të kuptojë se kush jam dhe pse jam. Meqenëse ti mendon se e di se kush jam unë, atëherë ti nuk ke pasur kohë të kuptosh kush nuk je ti.
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen