"Njerëzit kurrë nuk e bëjnë të keqen aq të plotë dhe me aq entuziazëm, sa kur e bëjnë atë nga bindja fetare."
“E mira e një libri qëndron në leximin e tij. Një libër është i krijuar nga shenja që flasin për shenja tjera, të cilat nga ana e tyre, flasin për gjëra. Pa një sy që e lexon, është memec.”
“Edhe një luftë e shenjtë është një luftë. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk duhet të ketë luftëra të shenjta.“
"Rrobat janë sajime semiotike, domethënë makina të komunikimit.“
„Me çfarëdo që të merret media sot, universiteti është marrë me të njëzet vjet më parë dhe atë që bën universiteti sot, do të raportohet nga mjetet e informimit pas njëzet vjetëve. Të ndjekësh mirë universitetin, do të thotë të kesh njëzet vjet avantazh. Është i njëjti motiv për të cilin aftësia për të lexuar zgjat jetën. Kush nuk lexon ka vetëm jetën e tij, e cila, ju siguroj, është shumë pak. Ndërkaq ne kur do të vdesim, do të rikujtojmë se kemi kapërcyer Rubikonin me Cezarin, se kemi luftuar në Waterloo me Napoleonin, se kemi udhëtuar me Gulliverin dhe se kemi takuar xhuxhët dhe gjigantët. Një kompensim i vogël për mungesën e pavdekësisë .”
"Urtësia nuk ka të bëjë me shkatërrimin e idhujve, por me moskrijimin e asnjëhershëm të tyre.“
"Kompjuteri nuk është një aparat inteligjent që ndihmon njerëzit budallenj, përkundrazi është një makinë budallallaqe, që funksionon vetëm në duart e njerëzve inteligjentë."
"Lëre të flasë zemra jote, merri në pyetje çehret, mos dëgjo gjuhët..."
"Për mua njeriu i arsimuar është ai që di ku të kërkojë informacione në momentin e vetëm të jetës së tij, kur ai ka nevojë për të."
"Ajri i freskët i mbrëmjes është fryma e erës, që bie në gjumë paqësisht në krahët e natës.“
"Kur shumica pretendon se ka gjithmonë të drejtë dhe pakica nuk guxon të reagojë, atëherë demokracia është në rrezik.“
“Kur një njeri duhej të bënte një hulumtim, shkonte në bibliotekë, gjente dhjetë tituj mbi atë temë dhe i lexonte ato; sot ai shtyp një buton në kompjuter, merr një bibliografi me dhjetë mijë tituj dhe heq dorë."
"Asgjë nuk i jep më shumë guxim frikacakut sesa frika e të tjerëve".
"Sot për të kundërshtuar një akuzë nuk është e nevojshme të vërtetohet e kundërta, është e mjaftueshme që të delegjitimohet akuzuesi.“
"Për mua njeriu i shkolluar nuk është ai që e di kur lindi Napoleoni, por ai që di ku të shkojë të kërkojë informacione në momentin e vetëm të jetës së tij, kur ai ka nevojë për të, dhe, për dy minuta.“
"Identiteti evropian është një problem antik. Por dialogu midis letërsive, filozofive, veprave muzikore dhe teatrale ka ekzistuar tash e shumë kohë. Dhe mbi të themelohet një bashkësi, që i reziston pengesës më të madhe: asaj gjuhësore.
"Bukuria e kozmosit është dhënë jo vetëm nga uniteti në larmi, por edhe nga shumëllojshmëria në unitet.“
"Përkundër shumë legjendave, të cilat ende qarkullojnë në internet, të gjithë studiuesit e Mesjetës e dinin se toka ishte një sferë."
"Sikur të kishim qenë të gjithë ateistë, do të kishim jetuar në një shoqëri më paqësore.“
„Prandaj mendoja se (është apo ishte religjioni ndonjëherë opiumi i popujve) ai më shpesh kishte qenë kokaina. Ndoshta njeriu është një kafshë psikoedelike.“
Nga italishtja Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen