“Dashuria nuk vdes kurrë nga një vdekje natyrale. Ajo vdes sepse ne nuk dimë si ta rimbushim burimin e saj. Ajo vdes nga verbëria dhe gabimet dhe tradhtitë. Ajo vdes nga sëmundja dhe lëndimet, vdes nga lodhja ose patejdukshmëria.” Anais Nin
"Nuk jam i shqetësuar pse më tradhtove, por sepse nuk mund më të besoj ty!" Jim Morrison
"Kush të ka tradhtuar njëherë, do ta bëjë përsëri; jo pse ai e shijon atë, por sepse kjo është pjesë e natyrës së tij." Michele Scirpoli
"Mos e tradhto atë që të buzëqesh: mund ta ketë vdekjen në zemër dhe prapë të të dhurojë një jetë të vogël." Jim Morrison
"Nëse dikush të tradhton një herë, është gabimi i tij, nëse dikush të tradhton dy herë, është gabimi yt." Eleanora Anna Roosevelt
"Grua, ji e lumtur në jetën tënde si çift, ti e meritoni atë. Jetoje e qetë dhe e kënaqur çdo ditë të jetës tënde. Gjeje një burrë që di të gatuajë. Gjeje një burrë që fiton shumë. Gjeje një burrë që të kënaqë plotësisht. Dhe mbi të gjitha, grua, përpiqu që këta tre burra, të mos takohen kurrë në mes vete.“ Flavio Oreglio
"Një burrë që dashuron, e bën atë edhe kur e dashura e tij ... është duke ikur me një tjetër! Ajo do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Kjo është dashuria e vërtetë ”. Luciano Sante Menara
"Pas çdo burri të suksesshëm gjendet një grua, dhe pas saj bashkëshortja e tij." Groucho Marks
"Një tradhëti vret vetëm dashuritë tashmë të vdekura. Ato që nuk i vrasin ndonjëherë bëhen të pavdekshëm."
"Ka gra që mohojnë pabesitë e tyre aq mirë, sa meritojnë t’u besohet." Roberto Gervaso
"Pasiviteti seksual është i rrezikshëm, ai prodhon brirë." Allen Woody
“Mbrëmë gruaja ime dhe unë u takuam në derën e shtëpisë. Ajo kishte veshur një kombinezon shumë seksi. Problemi i vetëm ishte se ajo po kthehej.” Rodney Dangerfield
"Bashkëshortja ideale është ajo që e përshëndet burrin me përulësi... burrin i cili është duke u nisur për te gruaja tjetër." Helen Rowland
"Kush është xheloz jo vetëm që heq dorë nga eleganca, por edhe nga krenaria; në këtë mënyrë ai e vë veten në një gjendje vogëlsie që jep guxim dhe, në një farë mënyre, e meriton tradhtinë.“ Mario Andrea Rigon
"Unë u ktheva në shtëpi dhe gjeta Frankun, mikun tim më të mirë, në shtrat me bashkëshorten time. Unë i thashë: 'Frank, unë duhet patjetër! Por ti o burrë i dheut pse?” Billy Crystal
„Për një burrë ideja e besnikërisë së përsosur ndaj një gruaje është që- „ai të ketë mendjen gjithmonë tek ajo„ - edhe kur është duke puthur një tjetër grua." Helen Rowland
"Nëse dikush të merr bashkëshorten, nuk ka hakmarrje më të ligë sesa t’ia lini atë!" Sacha Guitry
„Unë e dua tradhtinë, por i urrej tradhtarët." Jul Qesari
"Atë që armiku yt nuk duhet ta dijë, mos ia trego mikut tënd." Arthur Schopenhauer
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen