Isa Mustafa e nënshkroi Asociacionin për Katundet Serbe, pa e kërkuar të njëjtën autonomi me të drejta ekzekutive edhe për Luginën! Jahjaga ia dërgoi marrëveshjen Gjykatës. Kushtetuesja pat konstatuar 23 shkelje. Jo një, dy e tri, por 23! Domethënë akademiku nuk kishte një këshilltar jurist me vete, ose e kishte ndonjë të afërm të një profesioni tjetër! Ndoshta nënshkruante sipas urdhrit, ose firmoste dokumente pa i lexuar fare! (Fundi i fundit pse, nuk do të humbte ai, por Kosova)
Në vend se Isa Mustafa të jepte përgjegjësi për ato telashe, që ia shkaktoi Kosovës, në vend se të rrëzohej, në vend se të arrestohej, ai u shpërblye me pozita dhe sot është personazhi kryesor i fraksionit jugosllav në Kosovë! Urime ose ngushëllime. Ngushëllim për ata që nuk e dëshironin Serbinë brenda, urime atyre që e financuan Serbinë duke blerë mallra të saja dhe atyre që luftuan për të dhe që do ta risjellin!
Kështu ka qenë politika dhe kështu do të mbetet. Gjithmonë fitojnë ata që kanë Shërbime të mira të Inteligjencës. Arma më e fortë e një shteti të huaj është zogoria, që i shërben brenda atij populli. Serbia mund të blejë çdo lopë te ne dhe, i ka blerë shumë prej tyre.
Tani mund t’i lutemi zotit të mos bëhet ajo që mund të bëhet. Mirëpo siç dihet, zoti nuk merret me politikë, por vendimet merren nga shtetet e fuqishme. Për fat të keq i kemi matrapazët në krye, jo politikanët! Dhe, në zvarritje e sipër, u pasuruan të gjithë, nga Mustafa, deri te komandantët!
2.
Amerika po investuaka 4 miliardë dollarë në Serbi? Çlirimi i Kosovës i ka kushtuar mbi 6o miliardë. Nuk mund të krahasojnë investimet amerikane në Serbi me ato turke! Nëse me ato katër miliarda ShBA e largon Rusinë nga Serbia, do t'i bënte Kosovës një dhuratë shumë të madhe, por edhe Europës. Ekzistencën e shtetit të Kosovës e garanton SHBA!
3.
Një komb vërtetë i çliruar nga robëria është vetëm ai komb, që barazinë e gruas e konsideron çështje krejtësisht normale. Sepse burrat nuk duan të nënshtrojnë, siç u nënshtruan dje ata! Aty ku burrat janë të lirë, por gratë e shtypura, nuk ka liri të vërtetë, por vetëm liri imagjinare. Këto kombe mund të pushtohen shumë lehtë, sepse më shumë se gjysma e popullsisë, është stërvitur mirë me diskriminim dhe nënshtrim. Shkurt, aty ku shtypet gruaja, shtypet bija, motra, nëna dhe gjyshja. Ai njeri, që mburret me ashpërsinë në shtëpi, ai dëshiron të fshehë frikën e madhe, që ndien jashtë shtëpisë!
4.
Ai tha mos vrit! Ata përhapën religjionin me pushtime, duke vrarë njeriun, sipas tyre, frytin e gabueshëm të zotit! Shkatërruan tradita dhe zhdukën popuj. Monoteizmi që nga lindja e tij ka shërbyer si filozofi nënshtruese, hegjemoniste dhe ka përgatitur njeriun për të vrarë njeriun tjetër më lehtë dhe pa keqardhje.
Pra, për të vrarë diversitetet që kishte krijuar natyra ose zoti; për të zhdukur kulturat, që kishte lejuar natyra ose zoti dhe për t’i ardhur njeriut marre nga vetvetja, sa asimilimin, ta konsiderojë krenari! Edhe atë, me një arsyetim: "Ti lumturohesh vetëm pas vdekjes dhe jeton pa tru, pa kokë, pa trup, por vetëm si shpirt dhe lumturi më të madhe, nuk do të ketë për ty! Mjafton të heqësh dorë nga vetvetja! Mjafton të dorëzohesh si i gjallë dhe të mos kesh as pyetje, as dëshira, as synime. Ne mendojmë për ty. Ne jemi në koalicion me zotin!
Edhe pse e kanë punësuar veten në ndërmarrjen e zotit pa pyetur atë! Pa u zgjedhur prej tij, por marrin guximin të flasin në emër të tij! Kjo është sikur një jurist të merrte kushtetutën në dorë dhe thoshte: unë mund të flasë në emër të shtetit! Ai zot që ka nevojë të flasë njeriu në emër të tij, nuk është zot, por është përrallë!
5.
Sidoqoftë urime! E deshët, e firmosët! Urime! Kosova në Shengenin e Ballkanit, gjersa Serbia e konsideron autonomi. 21 vjet pas luftës ende me pretendime territoriale: pa i kthyer mbetjet e të vrarëve, të cilëve u janë shitur organet; pa kërkuar ndjesë për 110.000 shtëpi të shkatërruara; pa kërkuar ndjesë për dhunimin e 20.000 grave; pa kërkuar ndjesë për dëbimin e diku 65 % të popullsisë…
Pas heqjes së kufirit, Kosova do të besojë se është shtet, Serbia do të besojë se ajo është ende autonomi dhe, nëpërmjet saj, do të arrijë në Durrës! Më shumë nuk deshëm, më shumë nuk do të kemi! Me blerjen e mallrave serbe, qytetari ka dëshmuar se pa Serbinë nuk mundet!
Është keq, por me këtë elitë politike, mund të bëhet edhe më keq!
Serbia dëshiron Serbi të fuqishme, ne dëshironim klane të fuqishme!
Ne ia dolëm me klane, ia dolën edhe serbet me shtet!
Urime, më shumë nuk dëshiruam, më shumë nuk do të fitojmë! Kosovën e do Serbia më shumë se ne!
Do ta marrë, ne do të ikim!| Sidoqoftë, ai që nuk di, humb! Kështu ka qenë, kështu mbetet! Me mediokritete dhe hajna, nuk ndërtohet shtet askund, as me kuadrot e pushtuesve, jo!
6.
“Lexova diku për protestën e dhjetëra shqiptarëve kundër ndërtimi të xhamisë në Prishtinë! Kjo është edhe një dëshmi se nuk ka më të neveritshëm se ‘properëndimorët’ që turpërohen nga vetvetja, se myslimanët që e urrejnë fenë e vet.” Kim Mehmeti
Po i përmendi vetëm tre: Voltaire, Immanuel Kant dhe David Hume. Ata luftuan obskurantizmin në vendet e tyre dhe njihen si iluministët më të mëdhenj në botë, edhe pse nga kleri i atëhershme, konsideroheshin njerëz të neveritshëm dhe të poseduar nga djalli!
Ata dhe një armatë e tërë dijetarësh, luftuan mashtrimin religjioz në vendet e tyre dhe e quajtën herë opium, herë helm, herë ideologji për shpëlarje truri.
Të gjithë dijetarët e mëdhenj që e luftuan krishterimin në Perëndim, ishin nga familje të krishtera! Zakonisht prapambetja luftohet nga njerëzit ku ajo predikohet si shpëtim. Prapambetjen fetare nuk ta lufton askush nga jashtë, madje ata ta financojnë atë!
Mendimi i cituar më lart dëshmon se nuk ka gjë më të neveritshme sesa kur shkrimtari merret me religjion, dhe kleriku me shkencë! Detyrë e intelektualit është të demaskojë nënshtrimin e njeriut nga kleri, jo të mbështesë dogmën!
Dhe, askund në botë fetari nuk lufton fenë e vet, por vetëm njeriu i lirë lufton mashtrimin! Çfarë besojnë prindërit, nuk beson brezi i ri, sepse dija e tyre kur pranuan besime fetare, ishte më e vogël se e një filloristi sot!
Ata nuk meritojnë të kopjohen, sepse do të jetohej me mençurinë e tyre në shekullin XXI. Kjo është aq e rekomandueshme, sa ngrënia e ushqimit të para disa shekujve!“
Inteligjenca mesatare, e mediokriteteve, shkatërron një komb!
Ose, çobani i keq të sjellë ujkun në stallë!
Libra nga Lis Bukuroca
- ----------------------------Libra nga Lis Bukuroca:Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen