12.09.2020

Nëse je si ky, je baba dhe burrë i mirë, nëse jo...

Pas një dite të gjatë dhe të vështirë në punë, nëna lëshoi para babait një pjatë me salsiçe dhe bukë të rreshkur, por shumë të djegur. Mbaj mend se isha duke pritur që ai ta vërente. Ai edhe pse e pa, mori një rriskë, i buzëqeshi nënës sime dhe më pyeti se si kisha kaluar në shkollë. Nuk më kujtohet më se çfarë i kisha thënë, por mbaj mend që e vështroja gjersa ai lyente rriskat e bukës me gjalpë  e reçel dhe, i hëngri të gjitha!

Më vonë, po atë mbrëmje, shkova ta puth babin tim dhe t’i them natën e mirë dhe e pyeta nëse i pëlqente vërtet buka e djegur.

Ai më përqafoi dhe e shpjegoi qëndrimin e tij me këtë përsiatje:

"Nëna jote pati një ditë shumë të vështirë në punë. Ajo  ishte shumë e lodhur dhe, përveç kësaj, një rriskë pak e djegur nuk dëmton askënd! Jeta është plot me gjëra të papërsosura!Të mësosh të pranosh të metat te të tjerët dhe të vlerësosh çdo diferencë te tjetri, është një nga gjërat më të rëndësishme për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.


Mirëkuptimi dhe toleranca janë themeli i çdo marrëdhënieje të mirë. Ji më i ndershëm se sa mendon se duhet të jesh, sepse të gjithë njerëzit në kë çast janë duke luftuar ndonjë lloj beteje.


Të gjithë kemi probleme dhe të gjithë jemi duke mësuar të jetojmë dhe ka shumë të ngjarë që një jetë e tërë, të mos jetë e mjaftueshme për të mësuar të nevojshmet.


Rruga drejt lumturisë nuk është e drejtë. Ka kthesa të quajtura KEQKUPTIM,

ekzistojnë semaforë të quajtur MIQ, dritat e pozicionit të quajtura FAMILJE dhe gjithçka arrihet nëse ke një gomë rezervë të quajtur VENDIM, një motor të fuqishëm i quajtur MIRËKUPTIM dhe një sigurim i mirë i quajtur BESIM.


Titulli në italisht, "Rriskat e djegura", shqipëroi Lis Bukuroca


Lin Yutang 

Lin Yutang është lindur në vitin 1895 Zhangzhou dhe ka vdekur në vitin 1976 në Hong Kong. Ai ishte shkrimtar kinez shumë i popullarizuara në Europë dhe Amerikë.


E morali?

Gjersa gabimet e të tjerëve t’i marrim dhe shfrytëzojmë si e drejtë absolute për t’i ndëshkuar, nuk janë të dënuarit që gabojnë, por i sëmurë dhe për mjekim është ai, që ushtron dhunën psikologjike, apo fizike. Gabimet nuk janë asgjë tjetër, pos një mundësi e mirë për të përmirësuar veten dhe në familje, nuk duhet të ketë njeri, që konsideron dhunën fizike, apo psikologjike të drejtë, sepse familja  rritet me dashuri, por shpërbëhet nga dhuna dhe padrejtësia, mu edhe si kombet.


Madhështia jonë tregohet në sjelljen tonë kur dikush nuk sillet si e presim. Nuk janë fajet e tij, por të pritshmërisë sonë. Ne jemi programuar keq. Ne i japim vetes të drejtë të shkatërrojmë më të dobëtin. Ne nuk jemi jashtë trima, por tiranë jmei vetëm në shtëpi. Përjashta kemi frikë si lepuri! 


Jo pak prej nesh njohim skena dramatike ku i ati e konsideron legjitime poshtërimin, zvogëlimin dhe nënshtrimin e një njeriu në familje për shkak të një gabimi, thua se ajo bishë nuk kishte gabuar vetë kurrë.


Me interpretimin e këtij tregimi nuk do të vazhdoj, sepse mund të përsëris ato që i kam shkruar më herët dhe që janë publikuar në dy libra. Shkurt pa emancipimin e burrit, e burrit që pranon barazinë gjinore dhe dinjitetin e njeriut në përgjithësi, jo të burrit,  nuk mund të kemi komb të lumtur, as shtet juridik, sepse shkelja e ligjeve mësohet në shtëpi: nga tirani, mus i fëmija që mëson në këtë tregim se si duhet të reagojë kur gabohet dhe si duhet të pranojë diferencat dhe arsyen, prandja fëmija thotë: „Nuk do ta harroj kurrë atë që ai i tha: E dashur, mos u shqetëso, ndonjëherë më pëlqen një rriskë buke pak e djegur!“ 


Nëse dënojmë anëtarët e familjes për gabime, atëherë dënojmë edhe veten. 

Është çështje kohe kur të dhunuarit të na e kthejnë atë që e meritojmë sipas tyre: me shpërfillje, me largim, apo me mosfalje të dashurisë, mu siç i kemi mësuar!


Titulli i plotë: Nëse je si ky, je baba dhe burrë i mirë, urime, nëse jo, ndrysho, kërko ndjesë përndryshe mjerë ata që jetojnë me ty sot dhe vaj për ty nesër...


Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë


Keine Kommentare: