30.10.2020

Charles Bukowski e ka fjalën (II)

“Duket se gratë më të bukura gjithmonë zgjedhin shkërdhatat më të tmerrshme, mashtrues që shihen qartë se janë të tillë. A beson se jam xheloz, apo kam një mendim paksa të shtrembëruar të gjërave? Ke absolutisht të drejtë, mik, gruaja shkon me shtinjakun sepse ai di të gënjejë mirë.“

„Një nga q*rjet më të mira të jetës sime: ndieja ujin, ndieja dallgët duke ardhur e duke shkuar. Dukej sikur se po ndieja me krejt oqeanin. Dhe unë ndieja, ndieja, nuk mbaronte kurrë. Në fund u përplasa në shtrat. "Oh Jezu Krisht", thashë "Oh Jezu Krisht.“ Nuk e di pse Jezu Krishti gjithmonë përzihej në çështje të tilla.“

"Paratë janë si seksi: ato duken shumë më të rëndësishme kur nuk i ke më."

“Gratë janë të gjitha ndryshme nga njëra-tjetra. Në thelb ato janë një kombinim i më të këqijave dhe më të mirave në botë ... magjike dhe të tmerrshme .“

"Nuk ka grua më të bukur se ajo që kalon nën dritaren tënde dhe një çast më vonë, ajo nuk është më."

“Spitalet dhe burgjet dhe kurvat: ja fakultetet e jetës. Unë jam laureuar disa herë. Më quani doktor. 

"Një nga veprat më të mëdha të artit në botë: një grua me këmbë të bukura, që zbret nga makina."

"Dashuria është një formë paragjykimi."

"Njerëzim, ti gjithmonë më shurdhon k*rin". Kjo është motoja ime.

"E vetmja kohë që mund të dhurohet është koha për dashuri".

“Të gjithë shkrimtarët janë idiotë të varfër. Prandaj shkruajnë.“

"Muzika është pothuajse si një q*rje, por disa kompozitorë nuk arrijnë të mbërrijnë te orgazma dhe të tjerët e arrijnë orgazmën shumë shpesh, duke lënë veten dhe dëgjuesin të rraskapitur dhe pa pikë force."

“Kur një grua kthehet kundër teje, atëherë merr fund. Së pari ajo të do, pastaj diçka fillon të shkojë keq. Ajo mund të të shoh duke vdekur në një hendek, i goditur nga një makinë dhe do të të pështynte në fytyrë."

“Gratë ishin të destinuara të vuanin; nuk është çudi që ato gjithmonë donin deklarata të mëdha dashurie .“

„Nëse nuk ju mbetet shumë shpirt dhe e dini, ju mbetet akoma shpirti.“

„Kalova pranë dyqind vetave dhe nuk ia dola të shoh një qenie të vetme njerëzore.“

„Politika është si kur përpiqesh t’ia ngulësh një mace prapa.“

„Martesa, lufta, transporti publik, thertorja, bletaria, kirurgjia, të gjitha këto; gjithçka mund t'i çmendë njerëzit pasi shoqëria është themeluar mbi baza të rrejshme.

„Dy shpikjet më të mëdha të njeriut janë shtrati dhe bomba atomike: e para të mban larg mërzisë, e dyta i eliminon ato.“

„Poezia thotë shumë në një kohë shumë të shkurtër, proza ​​thotë pak dhe merr mjaftë kohë.“

„Ajo hodhi këmbën mbi këmbë dhe tërhoqi përpjetë fundin. Mund të shkohet në parajsë edhe para vdekjes.“

„Vetëm të varfrit e dinë kuptimin e jetës; kush ka para dhe siguri mund vetëm t’a marrë me mend.“

"A është e mundur të duash një qenie njerëzore?"

"Sigurisht, veçanërisht nëse nuk e njeh shumë mirë.“


 „Ambicia ime e vetme është të jem askush; më duket zgjidhja më e arsyeshme.

„Unë nuk jam i madh, unë jam ndryshe.“

„Nëse një njeri ka katër mure për të qëndruar, nuk është e humbur gjithçka. Vetëm atij që gjendet në rrugë, i ishte ngulur.“  

„Njeriu është kanalizimi i universit.“

“Kini kujdes nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmën, kur janë vetëm, nuk janë askush. "

"Aq shumë herë njeriu duhet të luftojë aq shumë për jetën, sa nuk ka kohë ta jetojë atë."

“Unë e putha atë. Puthja është më intime sesa qi*ja. Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqente kurrë që gratë e mia të putheshin me burra të tjerë. Do të kisha preferuar t’i q*nin ato."


“Ka njerëz që gjithmonë duhet të shkojnë diku; le të shkojmë me barkë! Shkojmë në kinema! Le të shkojmë për të q*rë! Qërohuni u them gjithmonë, më lini rehat këtu!“


"Unë vazhdoja ta përsëris se nuk ishin të gjitha gratë kurva, vetëm të miat."


“Mos prisni gruan e vërtetë. Nuk ekziston. Ka gra që arrijnë të të bëjnë të ndiesh diçka më shumë me trupin ose me shpirtin e tyre, por janë saktësisht të njëjtat që do të të godisnin me thikë para turmës.“


“Gratë pëlqejnë hedhjen e rrobave të ndyra, britmat, tragjeditë. Pastaj shkëmbimet e premtimeve. Nuk kam qenë shumë i mirë me premtime.”


"Gratë në thelb janë kafshë budallaqe, por ato përqendrohen tek mashkulli me një angazhim kaq total saqë shpesh mund ta mposhtin kur ai mendon për diçka tjetër."



Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Keine Kommentare: