"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

30.10.2020

Injoranca pluralistike (Psikologji 11)

Injoranca pluralistike është një term nga psikologjia sociale dhe përshkruan gjendjen në të cilën një grup i njerëzve fshehurazi refuzon një normë, por individualisht besojnë, në kundërshtim me realitetin, se shumica e pranon atë normë. 
(Për shembull: "Çdonjëri beson se të gjithë besojnë një gjë,  në të vërtetë askush nuk beson në të.")
Konkretisht ky fenomen ndodh kur, për shembull, disa veta vështrojnë një situatë emergjente dhe secili vështrues individualisht supozon se nuk ka asnjë problem, pasi që asnjë vështrues tjetër nuk duket i prekur ose nuk i shihen shenja paniku dhe për këtë arsye, nuk reagon. 

Injoranca pluralistike përshkruan gjithashtu fenomenin se gati  të gjithë njerëzit mendojnë se ata vet gjithmonë veprojnë me qëllimet më të mira, por për njerëzit tjerë mendojnë se ata kanë kryesisht qëllime të liga. 


Termi injorancë pluralistike ka të bëjë me efektin e spektatorit, i cili shpjegon shkallën e ndihmës ose mosofrimin e ndihmës në situata emergjente nga një turmë e cila qëndron dhe vështron përreth. (Stangl, 2020)


Burimi

Stangl, W. (2020) Fjala kyçe: 'injorancë pluralistike'. Enciklopedia në internet për psikologjinë dhe pedagogji.

WWW: https://lexikon.stangl.eu/14897/pluralistische-ignoranz/ (2020-10-27)


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Këtu një shpjegim i thjeshtësuar nga italishtja: Në injorancë pluralistike, njerëzit privatisht nënçmojnë një normë, apo besim, por publikisht e mbështesin atë.  Efekti i pëlqimit të rremë është se njerëzit gabimisht besojnë se shumica e njerëzve mendojnë si ata, por në realitet, shumica e njerëzve kanë një mendim tjetër. 




Keine Kommentare: