„Funksionarët e këqij zgjidhen nga qytetarë e mirë që nuk votojnë.“ (George Jean Nathan)
"Një burrë shteti është një politikan, që ofron vetveten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që e vendos kombin në shërbim të tij. (Georges Pompidou)
„Politika është quajtur profesioni i dytë më i vjetër në botë. Ndonjëherë më duket se i ngjan shumë të parit.“ (Ronald Reagan)
„Situata politike në Itali është e rëndë, por jo serioze.“ (Ennio Flaiano)
„Ka dy mënyra për të qenë politikan: mund të jetohet "për" politikë ose mund të jetohet "nga" politika.“ (Max Weber)
„Mënyra më e mirë për të qenë i suksesshëm në politikë është të gjesh një turmë që po shkon diku dhe t’i vihesh në krye.“ (Arthur Bloch, Rregulli i Fuqisë së Brown)
„Në politikë mençuri është mospërgjigjja në pyetje. Art, moslejimi të shtrohet ato.“ (André Suarès)
„Po mendoja t’i bëja një propozim miqve të mi Republikanë… nëse ata pushojnë së gënjyeri për Demokratët, ne do të pushojmë së thëni të vërtetën për ta. (Adlai Ewing Stevenson)
„Ne nuk kemi nevojë për kush e di se çfarë gjëra të mëdha apo kush e di se çfarë njerëz të mëdhenj. Ne thjesht kemi nevojë për njerëz më të ndershëm.“ (Benedetto Croce)
„Një trik i vjetër politik: “Nëse nuk ia del t’i bindësh, ngatërroji!“ (Harry S. Truman)
„Nëse politikanët do të merreshin pak më shumë me poezi dhe poetët pak më shumë me politikën, mbase ne do të jetonim në një botë më të mirë.“ (John Fitzgerald Kennedy)
„Gabimi i shumë politikanëve është se ata harrojnë se janë zgjedhur dhe mendojnë se janë shenjtëruar.“ (Milfred Webster Pepper)
„Politikanët janë kamerierë të bankierëve.“ (Ezra Paund)
„Politika është luftë pa gjakderdhje, lufta politike është me gjakderdhje.“ (Mao Tse-Tung)
Nga italishtja Lis Bukuroca
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen