20.11.2020

Aforizma mbi politikanët (I)

"Nëse, sipas Gëtes, politika është "kurvë", atëherë çfarë është një kuvend i tërë?" 

Hans-Horst Skupy

„Dikur përrallat fillonin me „Na ishte një herë ..."

Sot e dimë se të gjitha nisin me „Nëse unë zgjidhem …" (Carlyn Warner)

„Politika është arti i parandalimit të kundërshtarëve për të bërë atë që dëshirojnë!“

(Roberto Gervaso)

„Politikanët janë të njëjtë kudo. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe atje ku nuk ka lumë.“ (Nikita Hrushovi)

„Kur ke një problem dhe për ta zgjidhur mbështetesh te klasa politike, ke dy probleme.

Sepse një problem nuk mund të zgjidhet me të njëjtën mendësi, që e krijoi atë.“ (Albert Einstein)

„Mendimtarët politikë përgjithësisht ndahen në dy kategori: utopistët me kokën ndërmjet reve dhe realistët me këmbët në baltë.“ (George Orwell)

„Politika nuk është profesion, është shërbim. Por në kuptimin e shërbimit, jo për të qenë i shërbyer ose i rrethuar me shërbëtorë.“ (Marco Travaglio)

„Njeriu nga natyra është një kafshë politike.“ (Aristoteli)

„Nuk ka moral publik dhe moral privat. Morali është një dhe vlen për të gjitha manifestimet e jetës. Dhe kush e shfrytëzon politikën për të fituar poltrona apo shpërblime nuk është politikan. Ai është një biznesmen, një i pandershëm. (Sandro Pertini)

„Ndershmëria është politika më e mirë.“ (Miguel de Cervantes)

„Ka shumë burra parimor në të dy partitë në Amerikë, por nuk ka asnjë parti parimore.“  (Alexis de Tocqueville)

„Politikanët tanë janë amatorë me paga profesionale.“(Zarko Petan)

„Sa gjëra ka bërë njeriu në mijëra vjet civilizim. Ai ndërtoi piramidat, shpiku vaksinat, shkoi në hënë. Vetëm politikanët vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënë mijëra vjet më parë. Fjalime dhe premtime boshe që nuk i mbajnë.“ (Fabrizio Caramagna)

„Ndryshimet politike: çobanë tjerë, qenë tjerë, delet e njëjta.“ (Valeriu Butulescu)

„Politika  është kurvë, sepse shumë politikanë janë rrospija!“ Lis Bukuroca


Nga italishtja Lis Bukuroca

----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: