25.11.2020

Mendimet më të bukura për gratë nga Osho

Dashuria është e vetmja fe.  Çdo gjë tjetër është bërllok.“

„Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo kurrë nuk ka ekzistuar më parë. Ekzistonte gruaja, por nëna kurrë. Një nënë është diçka absolutisht e re.“

„Çlirimi i grave bëhet automatikisht çlirim i burrave dhe skllavëria e grave, ajo e burrave.“

„Për mua me rëndësi është t’ju jepen grave respekti dhe barazia, të drejtat e njëjta nuk janë kundër burrave; bota u përket të dyve dhe prandaj që të dy duhet të kontribuojnë për ta bërë atë sa më të bukur dhe sa më hyjnore që të jetë e mundur.“

„Burri vuan nga një kompleks i madh inferioriteti, sepse nuk mund të lind fëmijë; ky është njëri nga komplekset më të thellë të inferioritetit në nënvetëdijen e burrit. Ai e di që gruaja është sipërore, sepse nuk ka asgjë më të madhe në botë, sesa të jesh në gjendje të krijosh jetën.“

„Krishterimi ka shkatërruar mijëra gra të mençura duke i djegur ato të gjalla. Edhe fjala "shtrigë", që do të thotë "grua e urtë" dhe asgjë tjetër, u përdor për t’i mallkuar. E njëjta gjë ndodhi edhe në Lindje. Të gjitha religjionet u kanë mohuar grave mundësitë e barabarta dhe i kanë mbyllur. Unë mund ta shoh se është bërë nga një frikë e madhe: sikur të kishin pasur gratë të njëjtat mundësi si burrat, ato do të ishin shumë më sipërore në përvojën me hyjnoren dhe kjo është kundër Egos së burrit."

“Burri e ka rrahur gruan, e ka nënshtruar, e ka përbuzur duke mos ditur se në këtë mënyrë, gjysmës së njerëzimit i kishte grabitur mundësinë për t’u rritur shpirtërisht; kjo gjysmë mund të kishte mësuar artin e ngjitjes drejt hyjnores dhe në këtë mënyrë, edhe burri mund të kishte ecur në të njëjtën rrugë; kjo është arsyeja pse unë them që çlirimi i grave, është gjithashtu i burrave, në të vërtetë më shumë i burrave, sesa i grave."

„Për mijëra vjet, burrat kanë dominuar gratë; atyre iu dha çdo mundësi dhe rast; nga ana tjetër, gruaja ishte shtypur vazhdimisht, e gjymtuar: nuk iu lejua të konkurronte në mënyrë të barabartë me burrat; për këtë arsye, ne nuk e dimë, sa Gautama Buda, nga ana e grave, kanë humbur mundësinë për të lulëzuar dhe as, sa Albert Ajnshtajnave gra, iu është mohuar mundësia e rritjes.“

„Një grua nuk duhet të kuptohet, por të dashurohet: kjo është gjëja e parë që duhet kuptuar.“

„Kur takohesh me një burrë apo me një grua vetëm seksualisht, në të vërtetë nuk takoheni aspak, por përpiqeni të shmangni kontaktin me shpirtin e tjetrit. Ti mjaftohesh me  përdorimin e trupit të tij pastaj ikën, edhe tjetri përdor trupin tënd dhe më pas ikën.“

„Bashkëshortësia është një institucion i shpikur nga burrat me qëllimin e vetëm: për t’i vënë nën zotërimin dhe kontroll gratë.“

„Gruaja mendon me zemër delikate, emocionale, sentimentale.“

„Dashuria është e verbër; meditimi i dhuron sy. Meditimi i jep asaj mirëkuptim. Kur dashuria bashkohet me meditimin, burri dhe gruaja bëhen shokë udhëtimi përgjatë shtigjeve në zbulimin e mistereve të jetës.“

„Dhe nuk duhet të nguteni; në fakt, paraloja ka një rëndësi thelbësore, për arsyen e thjeshtë, sepse i gjithë trupi i një gruaje, është erotik.“

„Nuk është e mundur të bësh dikë skllav pa u bërë edhe vetë skllav. Atë që jep, atë e merr. Jep dashuri dhe ti do të marrësh dashuri. Jep skllavëri dhe do të skllavërohesh nga ana tjetër. Çfarëdo që jep, në një formë ose në një tjetër, kthehet tek ti. Të dy, qoftë burrat dhe qoftë gratë, kanë nevojë për çlirim: çlirimi nga e kaluara, çlirimi nga të gjitha gabimet, nga të gjitha ideologjitë e tmerrshme të së kaluarës. Ata duhet të krijojnë një botë të re, një burrë të ri, një grua të re."

“Pothuajse të gjitha fetë u kanë mohuar grave mundësinë për të hyrë në parajsë me trupin e një gruaje. Ajo duhet të jetë e virtytshme, burri i saj është Zoti i saj. Ajo duhet t'i shërbejë atij me përkushtim dhe vetëdorëzim total. Kjo do të ndikojë që në jetën e ardhshme të rilindet si burrë dhe pastaj, dyert do të hapen.“

 

„Ka religjione që nuk i lejojnë gratë të lexojnë shkrimet e shenjta. Ka religjione, që nuk i lejojnë gratë të hyjnë në tempuj. Gruaja është skllavëruar. Ajo është reduktuar në prodhimin e fëmijëve dhe kujdesin për ta gjatë gjithë jetës. Ajo nuk u pranua si qenie njerëzore. Është thjesht një makinë riprodhuese. Burri ka bërë gjithçka gabimisht, çfarë mund të bëhej gabimisht, gjithçka çnjerëzore që ishte e mundur.“


„Burra, ju keni bërë vetëm luftëra. Pesë mijë luftëra në tre mijë vjet ... A ekziston jeta vetëm për luftime? A është vallë jeta vetëm për vrasje, për mbytje, për përdhunime? E gjithë historia juaj është plot me vrasje dhe ju i quani këta vrasës, burrat tuaj të mëdhenj?"

„Është shumë e çuditshme që edhe fushat si poezia, muzika, vallëzimi, dominohen nga burrat. Valltarët më të mëdhenj në botë ishin burra, jo gra. Në fakt, gratë duhet të ishin sipërore ndaj çdo valltari  burrë… Duhet mësimi profesional, duhet stërvitja. Nëse ti ua mohon arsimimin, trajnimin dhe praktikën të gjitha grave, je duke e bërë tërë shoqërinë dhe tërë botën të varfër, panevojshëm të varfër.“

I lindur si  Chandra Mohan Jain (1931-1990) më vonë shpalli publikisht vendimin e tij se do të quhej Osho Rajneesh, pas pak përdori vetëm Osho.

Osho ishte një profesor i filozofisë deri në 1966, por ai e braktisi karrierën e tij akademike për të udhëtuar në botë si një mësues shpirtëror. Pozicionet e tij jokonformiste shkaktuan një sensacion dhe shumë reagime. Ai filloi të udhëtonte nëpër Indi, duke mbajtur fjalime dhe duke drejtuar kampe meditimi."

Disa nga italishtja disa nga gjermanishtja, Lis Bukuroca

Nëse e çmon punën që bëhet në këtë blog dhe dëshiron të tregosh mirënjohjen, atëherë mund ta bësh edhe duke blerë një, apo disa libra të autorit:

 Libra nga Lis Bukuroca


Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Gati sa nuk e humba dashurinë e jetës sime 💔 I dashuri im më la, më bllokoi kudo dhe u shkatërrova — veçanërisht pasi ndajmë një fëmijë së bashku. Asgjë nuk funksionoi derisa gjeta Dr. Dawn Acuna 🙏 Ajo hodhi një magji dashurie të padëmshme dhe, për habinë time më të madhe, ai u kthye me telefonata dhe mesazhe pafund duke kërkuar falje.

Sot, ai më trajton si mbretëreshë dhe fëmijën tonë si mbret 👑❤️ Jemi më të lumtur se kurrë! Nëse po përballeni me një zemër të thyer ose keni vështirësi në marrëdhënien tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn Acuna. Ajo është vërtet shpëtimtare! 🌹✨

📞 Dërgoji asaj në WhatsApp sot: +2349046229159

Email: dawnacuna314@gmail.com