(Shkërbim i poezisë së N. Frashërit "Krujë, qytet i bekuar")
Dardani, o vend i bekuar,
priti Vjosën dhe Albinin,
po të kthehen si pëllumb të shkruar,
për të zhdukur aty krimin!
Shqiptarët për t’i shpëtuar,
nga kriminelët në politikë,
atdheun për ta rindërtuar,
ku do jetohet pa pasur frikë.
Do të kthehen ata dy,
burgjet mbushur me cubana,
do bërtasim „bac u kry“,
dy shqiptarë i ka lindur nana.
Mirë se do të vish oj pranverë,
që të sjellësh ti drejtësinë,
i pavotuari shporret i pavlerë,
për të rikthyer mirësinë!
O moj çikë’ e Dardanisë,
që pret drejtësi e përdhunuar,
po i vjen fundi krejt mafisë,
po vjen ditë e uruar!
Rrangalla që urrente rininë,
i trishtuar nga fajësia,
urrente dhe mençurinë,
kishte frikë nga drejtësia.
Zbardhi fusha, ndritet Dardania,
nga vota e popullit të rizgjuar,
po pëllet, „do rifitojmë“ kryetari,
Mu si dje i Krahinës sekretari!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen